Lufta me zjarr e populistëve evropian

Opinione

Lufta me zjarr e populistëve evropian

Nga: Sherif Ramabaja Më: 21 maj 2019 Në ora: 18:56
Sherif Ramabaja

Javën që lam pas, Ministri i Punëve të Brendshme të Italisë Salvini, në vendin e tij, kishte grumbulluar spektrin populist të Evropës. Në pamjet e mitingut që tregoheshin në mediat, vëreheshin populistët, figura të njohura kundër EU. Këto personalitete të njohura siç janë Lë Pen nga Franca, Geert Wilders nga Holanda, Matheu - AFD nga Gjermania, përfaqësuesi ÖFP nga Austria etj, duan që të formojnë koalicion që sa më shumë vende të fitojnë në Parlamentin Evropian. Po të ndodhte ashtu siç ata e parashohin të ardhmen e EU-së dhe Evropës, ne do të duhej, vërtetë të brengoseshim.

Këto ditë Austrinë e tronditën populistët që ishin në koalicion me kancelarin Kurz. Vizekancelari austriak Strache dha dorëheqje pasi iu zbulua skandali, ku ai një “Oligarke” ruse i premtonte favore në kontrata shtetërore, nëse i ndihmon t´i fitoj zdhedhjet. Vetëm ky rast tregon se cilët janë populistët, të cilët veten e paraqesin patriotë dhe mbrojtës të kombit. Kjo tregoi se atyre u intereson vetëm interesi  personal, po kur u zbulohet skandali, së paku në perendim, rregullat zbatohen, ata japin dorëheqje.

Për fat të keq, te ne politikanëve dhe udhëheqësve shtetërorë u prezentohen faktet, kurse ata kalojnë në rolin e viktimës, në vend se të japin përgjegjësi. Në Austri vetëm sa u bë publike videoja, reaksioni ishte me dorëheqje. Në atë moment ishte me rëndësi Austria si shtet, e jo individi. Vicekancelari pas dorëheqjes u mundua të arsyetohej dhe tha se ky ishte një atentat politik, po  ai mund të rrëfente çfar të donte.

Te ne në Kosovë para disa vitesh u bë vjedhje në polici, që smund ta paramendosh dhe askush nuk mori përgjegjësi dhe nuk u denua. Opinioni nuk u unformua mbi hetimin e rastit, po insistohej të lihej në harresë.

Vrasjet politike vazhdojnë akoma të mos zbardhen. Rastet e korrupcionit dhe krimit të organizuar mbeten enigmë. Plaçkitja e pasurisë shtetërore dhe pasuria milionëshe e politikanëve tanë shihet si diçka normale. Për rastin e dëbimit të shtetasëve turq, kryeministri ose kryetari i shtetit duhej të jepnin dorëheqje. Paramendone se çka do të ndodhte në shtetet perendimore, për  një rast të tillë. Ndoshta do të vlerësohej, skandal i shekullit.

Deputetët e parlamentit mund t´i ndash në disa kategori : një grup janë nga ish sistemi jugosllav, grupi tjetër janë të përfshirë me krimin dhe janë bërë milionerë. Grupi tjetër janë vegla të Erdoganit, Kosovën e kanë mbushur xhami dhe nuk din se a je në Lindje të Afërt, Arabi apo Azi. Kosovën e kanë shndërruar në poligon të eksperimentimit, për humbje të identitetit shqiptar. Grupi tjetër kriminal është i seksitëve që vajzat e mitura i përdorin si skllave seksi etj. Grupi më i vogël dhe i magjinalizuar është i atyre që mundohen për të mirën e atdheut, po ata janë të vetmuar dhe ndoshta në gishta i numëron. Këto janë vetëm disa gjëra nga lista e pafund e te këqijave që e kanë mbërthyer Kosovën dhe askush nuk jep përgjegjësi.

T´u kthehemi prap populistëve të evropës, të cilët po përpiqen që ta rrisin ndikimin e tyre dhe pse jo edhe ta marrin rolin udhëheqës, gjë që edhe pretendojnë. Forcat demokratike në Evropë duke nuhatur rrezikun e javës së kaluar, ndërmuarën aksione në Gjermani dhe vende të tjera duke u tubuar në qytetet kryesore të vendit për të protestuar ndaj forcave të errëta që po i kanosen EU-së. Ata apeluan që të gjithë të dalin në zgjedhje në mënyrë që t´i frenojnë forcat populiste. Haptas edhe një herë u vërejt se Rusia qëndron prapa forcave të ekstremit të djatht. Ajo haptas i financon dhe i stimulon që të rriten sa më shumë në mënyrë që EU-në, jo vetëm ta dëmtoi, po edhe ta shkatërroi, po pat mundësi. Ajo dëshiron që me këto shtete të ballafaqohet një nga një, që pastaj t´i vëj në lojë, e jo ta ketë përball një union të fortë siq është EU-ja. Edhe votuesit shqiptar në shtetet e tyre duhet të dalin në zgjedhje masovisht që t´i zgjedhin më të mirët e jo manipuluesit dhe populistët që rrezikojnë qenjen tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat