Stop korrupsionit dhe dështimit të shtetit në Shqipëri e Kosovë! - Bota Sot
Stop korrupsionit dhe dështimit të shtetit në Shqipëri e Kosovë!

Opinione

Stop korrupsionit dhe dështimit të shtetit në Shqipëri e Kosovë!

Nga: Skënder Sadri Kapiti Më: 22 maj 2019 Në ora: 16:38
Skënder Sadri Kapiti

Sot aktualisht korrupsioni, krimi i korrupsionit është armiku më i madh i shqiptarëve.

Korrupsioni është kërcënuesi dhe rreziku kryesor për sovranitetin kombëtar, dhe kryesori prej të cilit Shqipëria e Kosova mbahen jashtë BE-së.

Shqiptarët duhet të ngrihen, të protestojnë kundër korrupsionit, pasi nuk duhet ta lejojnë që prej korrupsionit të dështojë funksionimi i  ligjit, dhe as që të dështojë shteti.

Korrupsioni  ka kapur politikën, shtetin, ekonominë, diplomacinë, mediat, akademinë dhe shoqërinë. Pra korrupsioni ka kapur shtetin dhe është montuar në sistem.

Shoqëria shqiptare ka përballë një problem serioz dhe shumë të madh, i cili është ky: si ta luftojë dhe si ta mposhtë korrupsionin?

Në këtë betejë shqiptarët kanë përballë dhe kundërshtarë numër një: politikën, elitën politike shqiptare, dhe numër dy, kanë përballë dhe kundërshtarë të madh edhe sistemin e drejtësisë.

Kur politika dhe drejtësia bëhen bashkë kundër shtetit atëherë shteti nuk funksionon dhe rrezikohet që të falimentojë.

Shteti dështon kur ai kthehet në vegël e instrument i korrupsionit,krimit dhe i pushtetit; kur pushteti abuzon, korrupton e vjedh në emër të ligjit e të shtetit; dhe kur politika, pushteti e drejtësia e shfrytëzojnë shtetin për avantazhe dhe për përfitime personale.

Korrupsioni në Shqipëri e në Kosovë e kërcënon me falimentim e dështim shtetin, edhe për faktin se korrupsioni është bërë kulturë administrative, politike, qeverisëse madje edhe demokratike, përderisa tolerohet dhe nuk reagohet masivisht kundër tij.

Në Shqipëri dhe në Kosovë nuk ka politikë, por nuk ka as vullnet të duhur publik e as mediatik  antikorrupsion, por ka: politikë, pushtet e drejtësi korruptive, të papërgjegjshme, injorante e të paaftë. Por në Shqipëri e në Kosovë  ka edhe sistem gjyqësor, edhe media, edhe demokraci që edhe ato janë të korruptuara.

Korrupsioni kaq i madh i ngritur lart, dhe i shtrirë sa gjatë e gjërë e ka kapur shtetin, dhe e ka bërë edhe shtetin edhe shoqërinë pronë të tij.

Prandaj shoqëria duhet ta ndalojë e ta ndëshkojë korrupsionin në mënyrë që ta ruajë e ta mbrojë shtetin, ligjin dhe demokracinë.

Shoqëria duhet të reagojë dhe ta mbrojë e ta kërkojë në Kosovë miratimin e VETTING-ut  dhe në Shqipëri zbatimin e VETTING-ut , pasi VETTING-u  është jetik për shqiptarët, për shtetin dhe për drejtësinë, per progresin dhe integrimin në BE.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...