Pushim i merituar për luftëtarët 

Opinione

Pushim i merituar për luftëtarët 

Nga: Milazim Maraj Më: 23 maj 2019 Në ora: 10:49
Milazim Maraj

• Kur qëllon topi i Milaim Mazrekaj pushon edhe ulërima.                                                                                                       

• Ushtria serbe kishte objektiv kriminal.

Nga ora 100 deri në ora 600 të datës 23.5.1999  pati një ndërprerje zjarri nga të dy anët e pozicioneve. Në ora 600 filluan luftimet. Granatimet ishin serike. Gjuajtjet vinin nga dy burimet e zjarrit serb. Kjo ishte një tendencë për hakmarrje për atë që kishte ndodhur gjatë natës i thash komandantit. Po ashtu është për ndryshe iu bije morali i luftës.  Lufta ishte e rreptë, dukej së ndërprerja e zjarrit për disa orë kishte qenë akumulim i energjisë së mbetur për ta zbrazur pikërisht në këto orë. Nuk kishim informacione për ardhjen e forcave të reja të serbëve. Krismat nga shpërthimet e shpeshta të granatave pengonin edhe komandimin dhe marrjen e informatave. Disa herë u detyruam që të ndërpresim komunikimin nga se nuk dëgjohej.  Herifat, dërgoni herifat u dëgjua zëri i komandantit të kompanisë. Uruam të jetë ndonjë plagosje e lehtë.  Ishte plaguar ushtari Rexhë Ademi (1969) nga Kumanova plaga nuk ishte më rrezik, ishte nga një copë e vogël e granatës. Nga ora 1100 lufta po merrte masivitetin e vet, ta luftohej nga të gjitha llojet e armëve. Snajperistat tonë ishin të suksesshëm. Ata deri tani kishin vrarë 8 ushtarë serb. Tregojnë për shumë të vrarë nga artileria jonë por nuk janë të sigurt për numrin e tyre.

Armët e serbëve pushuan, përgjonim thirrjet për traktor dhe për mjek. Nga  komunikimi i  tyre mundë të konstatohej një shpartallim total i njësisë së tyre. Gjatë natës në ora 24 duke u kthye në bazën e tyre një njësi e serbe, që kishte dorëzuar detyrën, pengohen nga të shtënat e ushtarëve tonë, kështu që detyrohen të futën një lugine e cila e  ishim minuar disa ditë parë. Krismat e minave dhe piskama e tyre u ngritën në kupë të qiellit. Fillimisht nuk dinin as çka u bë, më pastaj treguan së kanë rënë në zonë të minuar. Tërheqja e tyre nga zona e minuar ishte po ashtu shumë e rrezikshme, nga se ata nuk dinin deri ku ishte zona e minuar. Pastaj kjo zonë ishte nën shënjestrat tona. Ata sollën një traktor, vëzhguesit  tonë e kishin vërejtur dhe kërkojnë të gjuhën më top. Shtinë më top ushtari i shkëlqyeshëm Milaim Mazrekaj, vetëm një herë. Pas krismës së topit u dëgjua  ulërima e tyre e cila shpejt pushojë. Unë fjeta kisha tre net pa gjumë. Komandanti po fliste më mua duke menduar së jam zgjuar. Pasi e ngriti zërin “Cimë” a po me dëgjon , po i thash, prej kur me ke dëgjuar prej kur ka përfunduar ulërima e serbeve pas topit të Milaim Mazrekaj.  Kuuuu, more burrë që 20 minuta unë po flas me ty e ti fjetur”. S’kam ndonjë kënaqësi të dëgjoj ulërima të tyre dhe qeshëm; kam që tre net  pa fjetur po ,po e di s’ke faj.. Pastaj nga përgjimet dëgjuam që po kërkonin njeri tjetrin nga se kishin humbur kontaktin në mes veti. Komandanti i tyre kërkonte që të gjendeshin sa është natë nga se ditën është e pamundur.

Pyesnin kush ka radiolidhje nga ata që kishin humbur kontaktin më bazën. Njeri nga komandantet e tyre tregonte emrat. Kërkoj së do të lajmërohen urdhëronte komandanti serb. Po nëse janë ende gjallë, por unë dyshoj që ka të gjallë, ndëpreje tha komandanti  serb më nervozizëm,kuptova tha një komandant  që bazuar në komunikim dukej të ishte më i vogël. Pas ndërrimit ushtaret tonë  që dorëzuan detyrën u rreshtuan para  istikamit komandës së batalionit. Ju lumtë për  trimërinë , për luftën dhe disiplinën luftarake ju meritoni dy ditë pushim në Padesh. Tani shkoni bashkë me komandantin tuaj. Në pushim u lëshuan 29 ushtarë. Dy ditë më vonë do të vinin të pushuar dhe të gatshëm për fitore të reja. Në Padesh nuk kishin farë kushtesh të posaçme për pushim, por mjaftonte të jenë pak më larg vijës së zjarrit. Tani a vazhdojmë atë bisedën që na e pat ndërprerë gjumi?  i thash komandantit po , po bisedojmë çka ka rëndësi ajo tash? Mirë de mirë muhabet po bëjmë dhe qeshëm. Në bunkerin e komandës hapem plani e hartuar nga serbet dhe filluam ta studiojmë. Çka kanë pretenduar ata më këtë plan, sulmuan këtu, ky mundë të ishte sulm mashtrues për t’u futur këtu.

Për këtë aksion ata kanë planifikuar  këto armë dhe komandanti po tregonte armët që  i dinte në bazë të formacionit dhe natyrës së sulmit. Kanë planifikuar edhe trupa shtesë. Unë i kisha përgjuar që një njësi nga Deva kishte kundërshtuar të vinin. Tani morali i tyre bije për çdo ditë. Gjenerali “Deda” po i luste, vatrat e zjarrit  të artilerisë për të vepruar por ata nuk i përgjigjeshin. Kishin arsye nga se më koordinimin e mirë të vëzhguesve tonë dhe më llogaritjen profesionale të Breshëritë të Zi një garantë 160mm kishte rënë pikërisht në vatrën e tyre të zjarrit dhe ishin vrarë të gjithë ata që kishin qenë aty. (“Zova, Vullkan hajde molim vas ko boga”)  që në gjuhën shqipe do të thotë (ju lutëm si zotit), ndërsa në fund  fare lajmërohet Vullkan( Nije qist vazduh”) që  në gjuhën shqipe do të thotë: (nuk është ajri i pastër). Aludonte së frikohej nga aviacioni i NATOS. Kjo gjendje tregonte qartë rënien e moralit të tyre për luftë. Ata në fakt nuk kishin arsye për luftë. Nga se lufta e tyre kishte karakter kriminal dhe jo mbrojtës. Kishte objektiv gjenocidin dhe jo mbrojtjen e popullit të vet. Atyre iu ishte premtuar së do të jenë pronarë të tokave në Kosovë pasi që do të behej rikolonizimi i Kosovës. Atyre u ishte lejuar që të plaçkitnin, të vrisnin pa mëshirë dhe të dhunonin femrat shqiptare. Këto nuk ishin arsye për  sakrificë kapitale për të dhënë jetën. Kjo luftë ishte e dënuar më humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat