Pa e ngrënë hudhër, nuk të vjen era - Bota Sot
Pa e ngrënë hudhër, nuk të vjen era

Opinione

Pa e ngrënë hudhër, nuk të vjen era

Nga: Islam Fejzullahu Më: 23 maj 2019 Në ora: 15:34
Ilustrim

Se situata e këtillë e brishtë do vijë ne Kosovë plot dy dekada pas luftës, dhe se do vjen dita kur secili shqiptar duhet të ketë kujdes dhe të ruhet pikërisht nga vet shqiptarët, këtë nuk mund ta merr me mend as edhe armiku e as miku ma i madh i Kosovës!

Qe nga marrja e pushteteve të një karvan partish me edhe pa deputet, me sekser e pa parti, situata në Kosovë asnjëherë nuk ka qenë ma e rëndë qe nga pas lufta apo plot dy dekada; si në aspektin politik, ekonomik, të sigurisë dhe të jetës në përgjithësi? Ka ndodhë shumë çka menjëherë pas luftës; vrasje,  plagosje, kërcënime, kidnapime e çka jo, por thonin janë ndërkombëtarët ata të cilët po i bëjnë edhe po merren me këto çështje(ishte UNMIK-u) qe qeveriste me Kosovën dhe organet e përkohshme.

Pas akomodimit ne pushtete të "krahut të luftës", pikërisht pas ndarjes nga jeta e ish presidentit historik Dr.Rugova, filluan shumë të këqija të renditen ngase qeveritaret (krahu i luftës) shpalli pavarësinë e vendit, iu reduktua autoriteti UNMIK-ut, u sistemua EULEX gjoja si ndihmë për sundim ligji edhe kundër korrupsioni me çka u dëshmuan si bashkërenditës me vendoret për shumicën e të kqijave te cilat  po e godasin çdo dit e ma shumë, së paku kështu e arsyetojnë veten apo pushtetet vet pushtetarët? Por fillimisht nga legjislativi; qe nga themelimi i tij nga pas lufta asnjeri nuk ka qenë ma i dobët, ma i pamoralshëm, ma pasiv për shtet dhe popull?

Qeveria; ngjashmëritë thuaja diktojnë vetëm ne atë me shumicën e oponentëve ne kabinetin qeveritar, familjarizmi, nepotizmi, korrupsioni asnjëherë nuk kanë qenë ne rang matë lartë duke dëmtuar vendin dhe popullin? Presidenca; Nuk do koment vetëm të vlerësohet sa i kushtoj një libër autobiografik duke u paguar me parat e taksapaguesve dhe infiltrimin e tjerave ne te dëshmon në çfarë shkalle destruktive rrezikshmërie për territor e vend ekziston? Sigurimi; Me keqardhje duhet ta themi rejtingu i sigurimit çdo ditë e ma shumë po zbehet falë te gjitha institucioneve te si përshënuara? Vallë kush dhe cili nga kush ka dronë apo i kërcënohet rreziku pikërisht vetëm shkas pushteti, asesi shteti e populli?

Gënjeshtrat, mashtrimet abuzimet me viktima dhe me familje të pa gjeturve sikur po  e kthen popullin e Kosovës pikërisht ne kohen kur kanë ndodhë të gjitha nga armikufamëkeq shekullor? Tani kam vetëm një pyetje për të gjithë ne institucione; Vallë a ka ne mes jush njerëz të ndërgjegjshëm, moralshëm, atdhetar, apo keni arrit në kulminacionin e mate keqes qe nuk e duron ma as toka se lere njerizimi? A mendoni se duhet ndërprerë me këto abuzime e keqpërdorime veçanërisht të dinjitetit të popullit, dhe mos të lëndohen apo edhe përsëriten tani nga pushtetet tragjedinë qe iu kanë ndodhur ketij populli dhe po i cenoni ndjenjat e tyre?

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...