A është Kosova shtet i qytetarëve apo pushtetarëve? - Bota Sot
A është Kosova shtet i qytetarëve apo pushtetarëve?

Opinione

A është Kosova shtet i qytetarëve apo pushtetarëve?

Nga: Bislim Aliu Më: 24 maj 2019 Në ora: 10:32

Qe 20 vjet  populli po jeton në një gjendje me të vërtetë të vështirë dhe nuk po e kuptoj se si ky popull po jeton me këtë situatë të vështirë dhe tejet të padurueshme. Në anën tjetër, si është e mundur që këta pushtetarët tanë, po sillen e po veprojnë, me aq komoditet për vete e për familjen e vet, e për gjendjen e mjerueshme të popullit nuk qajn kokën dhe fare nuk mërzitën.

Dhe mu për këtë situatë aspak të lakmueshme në Kosovë, BE-ja, dhe institucionet tjera të saj, vazhdimisht bëjnë  raporte të herë pashershme lidhur me situatën dhe me besueshmërin në vend. Ndaj lidhur me këto raporte të BE-së, shumë analist e pjesëtar të shoqërisë civile e kanë parë me shumë shqetësim, këtë nivel të rënies së besueshmërisë (deri në 80%) të qytetarëve ndal institucioneve të shtetit. Megjithatë, kjo besueshmëri, edhepse alarmante , ajo nuk është aspak befasuese.

Dhe kjo situatë aspak e volitshme për popullin e Kosovës, përherë është raportuar, në mediumet tona, por më kot, ajo në vend se të përmirësohet, ajo vetë stagnon.

Ndaj ky raport i agjencive ndërkombëtare në Republikën e Kosovës, vetëmsa e vërteton këtë gjendje të pashpresë të qytetarëve të Kosovës. Kjo gjendje në vendin tonë, vijimisht po vazhdon keq e më keq.

Mendoj se këto raporte duhet t’i  lexojnë pushtetarët tanë dhe të binden kjartas për nivelin e ulët të besueshmërisë që ka populli ndaj institucioneve.  Në anën tjetër, ata duhet të binden sheshazi se me këta pushtetar, Kosova nuk mund të përparoj dhe të eci përpara, as sot dhe as kurrë . . .

Andaj, mendoj se është momenti i fundit që pushtetarët tanë, të mendojnë shumë më seriozisht për këtë popull, i cili përherë po vuan për drejtësi, zhvillim ekonomik, papunësi, varfëri të skajshme dhe për një jetë më dinjitoze.

Mesazhi i presidentit Donald Tramp gjatë inaugurimit të tij si presidenti i 45-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, se pushteti do t’i kthehet popullit, më nxiti që të mendoj seriozisht dhe duke klithur besa edhe me të madhe: a thua, pushteti në Kosovën tone të dashur ndonjëherë, a do t’i kthehet popullit?

 Megjithatë, kjo nuk vlenë për pushtetarët tanë  të cilët kanë shkuar aq thellë në korrupsion  dhe të zhytur në shumë skandale korruptive dhe familiarizëm të skajshëm, saqë shtetin e kanë privatizuar për interesa persoale e klanore. Pra shtetin e kanë kapur dhe e kanë bërë shtet të pushtetarëve, e më së paku të qytetarëve!

Mendoj se kjo gjendje alarmante për popullin, duhet patjetër të gjithëve të na shqetësojë, e sidomos shoqërinë, institucionet, partitë politike, organizatat joqeveritare, bisneset, të gjitha pra, duhet të reflektojnë së bashku në përmirësimin e kësaj gjendjeje tejet të vështirë.

Dhe sipas të dhënave të “Pulsit Publik”, rënia e besueshmërisë së popullit, deri në 80%, është një tregues tejet negative dhe, sipas kësaj, patjetër duhet të binden këta “pushtetar lakmitar” se kështu më nuk bën dhe se me këta pushtetar Kosova nuk mund të eci përpara.

Dihet mirëfilli se të korruptuarit, asnjëherë korrupsionin nuk mund ta largojnë, meqë ata janë kapsitë më të mëdhenj të shtetit. Ata pra, po e mbajnë peng shtetin dhe të ardhmën e tij. Ndaj në këtë drejtim “ të korruptuarit dhe të inkriminuarit, duhet gjithsesi të largohen nga institucionet”.

Këta pushtetarë që moti e kanë kapur shtetin, nuk kanë menduar asnjëherë seriozisht për qytetarët, por vetëm për vere dhe për familjen e tyre. Pra menduan më tepër, se si ta zhvatin shtetin dhe fare nuk kanë menduar për përspektivën e vendit dhe për qytetarët. Dhe, mu për këte, gjendja ekonomike e mjerueshme, papunësia e madhe, varfëria e skajshme, e detyruan  popullin e sidomos të rinjët tanë të emigrojnë në vendet perindimore për ndonjë vend pune apo për bukë goje!

Mendoj se pushtetarët tanë që moti e kanë humbur dashurinë për shtet dhe sensin e realitetit për ta quar shtetin përpara. Ata, zatën përveç parave, karrigies dhe shumë benificioneve të tjera; rroga, honorare, mëditje dhe puna e disave në 4-5 vende të punës, e tani, sinqerisht pyetemi; a do të përgjigjen ndonjëherë pushtetarët (disa) për mëkatet e mëdha që ia kanë bërë këtij populli?... Dhe kanë hy në gjunah me këtë popull, të cilit ia mbyllën udhën e punësimit dhe të prosperitetit? Kanë hy shumë në gjunah me këtë rini, të cilëve ua mbyllën udhën e zhvillimit dhe të angazhimit dhe ua qelën udhën e emigrimit. Andaj, mendojmë se gjithsesi, na duhen njerëz intelektual, të edukuar  me mendësi të shëndosh dhe që e duan vendin shpirtërisht. Me këta pushtetarë shteti nuk zhvillohet dhe as që mund të shkojë përpara.

Sigurisht ky raport serioz dhe tejet real që e kanë shprehur qytetarët për besueshmërinë që e kanë ndaj institucioneve tona është një dhembshuri e madhe shpirtërore me të cilën po vuan populli qe sa kohë. Ndaj kjo besueshmëri që e ka shfaqur populli , duhet të jetë sinjal tejet alarmues për pushtetarët tanë.

Ata duhet ta dinë se këto vuajtje që po i përjeton populli, janë mosinteresimi dhe mosangazhimi i pushtetarëve për një jetë më të dinjitetshme që duhet ta kishte ky popull i vuajtur qe sa kohë. Andaj duhet të brengosen nëse kanë ndjeshmëri!

Tani Kosovës i duhet një gjak i ri, një mendësi e re dhe një gjeneratë intelektuale dhe e pakorruptuar. Ndaj vetëm me ta do të përparoj ky vend dhe ky popull. Këta pushtetarë e bllokuan tërësisht përspektivën e këtij vendi. Andaj kemi ardhur në një situate tejet të vështirë , tenebroze dhe fare të patolerueshme.

Andaj, populli i Kosovës do gjithsesi përmirësim të gjendjes ekonomike, punësim, ligjshmëri, drejtësi  dhe përparim në çdo pore të jetës. A thua, pushtetarët tanë a do të jenë në gjendje që ta përmirsojnë jetën e qytetarëve, apo do ta vazhdojnë me avazin e vjetër që  sërish ta zhvatin shtetin dhe popullin?... Dhe, a thua deri kur të pret ky popull që të bëhet më mirë dhe a thua, deri kur pushteti do t’i kthehet popullit dhe ai të vendos për shtetin?! ...

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...