Natja e qetë në Rrasë të Koshares - Bota Sot
Natja e qetë në Rrasë të Koshares

Opinione

Natja e qetë në Rrasë të Koshares

Nga: Milazim Maraj Më: 24 maj 2019 Në ora: 13:11
Milazim Maraj

Së ç’mu kujtua kjo fjalë, që tregon një pa përcaktim logjik.                                                                                                                        

Natje që ka kuptimin as natë dhe as ditë ose natë edhe ditë.                                                                                                       

Apo pak natë dhe pak ditë.                                                                                                                                                                    

Ose ndoshta; më shumë e përcaktuar  për dëshirë, duket edhe pak natë e pastaj ditë.       

Gjithsesi kjo fjalë tregon një mes të pa përcaktuar. Nuk është ag, nuk është agim dhe as nuk është mëngjes. 

Por shqiptaret e Kosovës e përdornin dikur si përshëndetje natja e mirë  o burra, në vend të mirë mëngjes. 

Natja e datës 24. 5.1999, ishte  e qetë në tërë vijën zjarrit. Dy ushtaraket  shembullor po bënin përgatitjet e fundit për detyrë. Ishin Jashar Dobra dhe Dërvish Tahirsylaj.                                                                            

Pushkët e tyre më dylbi qëndronin kërcënueshëm në dorën e tyre. Kurse syri i dylbisë dukej si një sy ciklopi që po priste të depërtoj shikimin  edhe përtej përdesë së sigurisë serbe.                                                                                                 

Natja e mirë o burra, a paskeni pushuar , po ,po mirë, ma kthyen duke buzëqeshur, të dytë i kishin sytë e ënjtur  dhe të skuqur . U përshëndetëm, ata nisën të heshtur sikur çdo ditë tjetër, ju uroj shumë sukses faleminderit , mirë u pafshim me  fitore të reja.                                          

Ka ditë që këta burra nuk kanë pushuar.                                                                                                                                      

Do t’i propozoj komandantit që të i liroj sot për pushim. Nesër kthehen nga pushimi togu  prej 29 ushtaresh. Bashkë me ata ka edhe ka snajperistë të mirë të ushtruar nga  eksperti gjerman Mike Spat, ekspert i nivelit Marins që kishte ardhur vullnetar të shpëtoj popullin e pa fajshëm shqiptarë nga shfarosja e planifikuar dhe që tani po ekzekutohej më ushtri e shtetit  serb. Në zonën “A” shpërtheu një bombë,  në bazë të krismës duhej të ishte  e jona. Nuk kishte komunikim nga kjo zonë, ndoshta kanë dyshuar apo parë diçka dhe e kanë hedhur. Rreth orës 10.00  erdhën radiolidhjet e reja ishin shumë të përshtatshme. Për këto flitej që kishin ardhur shumë më herët nga Gjermani, por kishin mbetur në Tiranë. Kështu na pat treguar Sabahate Tolaj për mes telefonit, pse e qysh, kush i ndali e kush i lëshojë do të bisedojmë një herë tjetër. Komandant të Kompanive që ishin në pushim të ndërrimit ishin Zahadin Krasniqi e ftuam dhe atij iu nda radiolidhja e re më Nr. 017,  e edhe Ramadan Bajra ishte në pushim  u ngarkua me radiolidhjen Nr. 06. Të tjerat do të i shpërndajmë gjatë ditëve kur komandantet të jenë të lirë. Këto ishin prodhim i ri i radiolidhjeve si të tilla ende të pa përgjumshme. Rreth orës 11.00  snajperistet tonë vrasin 3 ushtarë serb, më vonë vritet edhe  1 ushtarë serb, si duket kjo ishte arsyeja për të filluar sot luftime, pas pak, filluan luftimet, fillimisht më artileri  të rëndë në terë vijën e zjarrit në këtë rast  nga një copë e granatës  plagohet rëndë dhe bije në altarin e lirisë heroi i Kosovës Hamdi  Brahim  Sheremeti nga Shipoli i Mitrovicës(1976) ,Ishte një luftëtarë i shkëlqyeshëm, korrigjues i zjarrit dhe snajperit  i stërvitur prestarë në Batalionin-I- grupi i snajperistëve. Ishe i dashur dhe shumë i afërt më bashkëluftëtaret e vet. Ai kaloj në përjetësi për të mbetur gjallë për gjithmonë.  Tani u ndez  luftë e ashpër nga këmbësoria,  luftimet vazhduan deri në ora 24,. Nga përgjimet mësuam për shumë humbje të armikut, për një demoralizim të skajshëm të ushtrisë serbe deri në mos pranim të komandës. Njeri nga ushtaret serb shprehet haptas nuk dua të vdes për grada tuaja, kush e di më fati e tij. Luftimet pushuan më vonë kontrolluam gjendjen në vije të  zjarrit nuk kishim të tjerë të rënë dhe as të plagosur. Nga ora 01, e deri në or 7.00  nuk pati shkëmbime zjarri hiq ndonjë e shtënë herë nga ana jonë herë e atyre. Luftëtaret  Jashari dhe Dervishi u liruan për një ditë pushim në Padesh.                                                                                                     

Sidoqoftë ky term përcakton gjendjen “Natja Shqiptare”

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...