E keqja, vetëm me t’keqe hiqet! - Bota Sot
E keqja, vetëm me t’keqe hiqet!

Opinione

E keqja, vetëm me t’keqe hiqet!

Fatmir Bajraj Nga Fatmir Bajraj Më 24 maj 2019 Në ora: 23:44
Qeveria PANA-Lista serbe

Unë s'kam asnjë fije dyshimi, se PAN Qeveria nuk do rrëzohet me mocion mosbesimi n'Parlamentin e Kosovës as sot, as pas 6 muajve, kurre! PAN Qeveria s'e rrëzon vetëvetën, ngase është e vetëdijshme për mënyrën e ardhjes n'qeverisje, formën dhe aleatët e koalicionit & koalicionimit.

PAN Qeveria-Haradinaj, është e vetëdijshme se vetëm pushteti dhe "lekura" (imuniteti) e pushtetit i mbanë t'lirë dhe n'liri, pas gjithë krimit të shkaktuar mbi shqiptqrët dhe Atdheun e tyre, Kosovën. PAN Qeveria e Kadrisë, Ramushit, Fatmirit, Veselinoviqit & Radojqiqit, janë t'vetëdijshëm për faktin se po hargjojnë & konsumojnë pushtetin e fundit n'këtë përbërje dhe konstealcion t'panatyrshëm dhe jo-popullor. Lista Srpska sot n'Beograd, pse?

Natyrisht, jo për vendimin e proklamuar të kinse, votën mocionit për rrezimin e Qeverisë Haradinaj, pesha e së cilës (Listës Srpska), ishte jetike për formimin e saj, dhe po aq jetike & vendimtare mbetja n'këmbë e saj, por pikërisht, për efektin e kundërt. Shkuarja e Listës Srpska dhe vendimi për të konsultuar Beogradin zyrtar, nuk është vendim i pavarur dhe me vetëiniciativë i Listës Srpska, por është zbatim urdhëri të Vuçiqit & Thaçit për jetëgjatësinë e kësaj PAN-Porno Qeverie...! Porno-PAN Qeveria Hardinaj, është n'duarë të padronëve; Thaçi & Vuçiq dhe jo në akterët përbërës të saj. Thaçi ka n'dorë PAN-in, AKR-në & PSD-në, derisa Vuçiqi Listën Srpska. As njëra dhe as pala tjetër, nuk mundëm dhe nuk guxojnë t'bëjnë asnjë potez serioz që rrezikon stabilitetin në numra të Qeverisë: Vuçiq & Thaçi të "Republikës së Kosovës".

Tharmi & mullëza e "ngjizjës"së kësaj Qeverie të Republikës së Kosovës, është e keqja, dhe kjo e keqe është Serbia, pa t'cilën edhe nuk rrëzohet me mocion mosbesimi n'Parlamentin e Kosovës. A është e rastësishme deklarata populliste e PSD-së : " Votën e japim për mocion mosbesimi, por me kusht që pjesë e mocionit t'mos jet Lista srpska"? Jo s'është rastësi, por qendrim i kalkulaur mirë i PSD-së dhe shefit të saj të vertetë, Kadri Veseli përmes të cilit ; ruanë Qeverinë e PAN-it & Listës Srpske + PSD-në; realisht e faktikisht n'pushtet, dhe formalisht n'opozitë !

Edhe n'LVV, ka zëra ( Rexhep Selimi & Co) që promovojnë mos-rrëzimin e Qeverisë PAN-Porno-iste me votën e Listës Srpska, edhe pse Lista Srpska është kategori kushtetuese si pjesë e cilësdo Qeveri të Republikës së Kosovës, por jo, sikur është tani me PAN-in + PSD-në LDK-ja, e vetme, dhe biles as me LVV-në nuk ka numrat për rrezimin e PAN-Qeverisë Haradinaj me mocion mosbesimi, në njërën anë, derisa në anën tjetër, kurre s'ka bashkëpunuar me pakicën serbe n'Parlamentin e Kosovës në historinë gati 20 vjeçare parlamentare, dhe s'ka nevojë t'a bëjë as tani e tutje, derisa të tjerët shquhen për bashkëpunimin dhe kordinimin me ta, edhe kundër interesit tonë, nacional-shtetëror e që për ilustrim kemi rastin e fundit të formimit të koalicionit qeverisës, duke lënë ansh faktorin poltik kombëtar. PAN Qeveria Hardinaj, tepër e "shtrenjtë" për t'u rrëzuar!

Çmimi i rënies së kësaj Qeverie, është i barabartë me humbjën e lirisë për disa nga akterët, me humbjen e favoreve dhe privilegjeve të krijuara ekonomike & politike. Ka çmimin e shkapjës së shtetit nga kapësit n'pushtet, dhe mbi të gjitha, bijnë në ujë planët ogurzeza të Serbisë për copëtimin e Kosovës dhe zhbërjën e subjektivitetit dhe shtetëisë së saj, bashkë me akterët n'Beograd, Prishtinë, Tiranë, Bruksel, Moskë, e gjetiu. Dhe kush nga PAN-Lista Srpska, është i gatshëm t'bëjë këtë sakrificë? Përgigja është - askush!

LDK-ja, ka besë dhe mbanë fjalën, por s'duhet t'ua ketë besën fallngave të krimit n'pushtet dhe n'shtet-kapje, bashkë me armikun shekullor, të cilët u bënë bashkë , brënda natës për t'a rrëzuar Qeverinë ma t'sukses'shme t'pas luftës, të drejtuar nga LDK-ja dhe Kryeminstri, akademik Isa Mustafa. Andaj LDK-ja të bënë kujdes, ngase "loja" e PAN-Serbisë, është e pistë dhe e rrezikshme për vendin dhe t'ardhmen Euro-Atlantike!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...