Jo bekimi i Ukës, por besimi i LDK-së, o Lut!

Opinione

Jo bekimi i Ukës, por besimi i LDK-së, o Lut!

Fatmir Bajraj Nga Fatmir Bajraj Më 25 maj 2019 Në ora: 00:59
Lutfi Haziri dhe Ukë Rugova

Nëse takimi me Ukën kishte këtë qellim, atëherë pozita e juaj z. Lutfi Haziri është tepër mjeruese dhe për keqardhje. Ti e di mirë Lutfi Haziri, se LDK-ja s'është "bajrak", por subjekt nacional-politik, shtëtformuese & shtetëbërëse. Si e tillë, edhe anëtare e EPP-së, në të cilën edhe kontributi i juaj është i paçmuar dhe enorm...!

Pse kjo ambicie e natyrshme politike me vellonë e logjikës fisnore dhe e ulur n'këtë nivel, që s'i ka hije një pretendenti për postin e t'parit n'LDK-në Euro-Perendimore ? "Bekimi" i Ukës s't'qonë askundi, as deri n'qarshi... Kerkim-bekimi i Ukës për postin e t'parit n'LDK, jo vetëm që s'të ndihmon, por të djegë, dhe biles të djegë teper keq ! Z.Lutfi Haziri !

A i more lakmi, Astrit "vathit" e Dardan "rafallit" a ? Unë s'dua 'besoj së dyshimi për takimin me Ukë Ibrahim Rugovën është i bazuar.

Ti e di mirë, biles ma mirë se shumë kush tjetër se i pari i LDK-së zgjidhet n'Kuvendin e Përgjithshëm Zgjedhor të LDK-së dhe me votën e lirë & demokratike të Kuvendit & kuvendarëve, konform Statutit dhe Rregullores së Punës së Kuvendit, e jo n'kafe e as n'Velani...! Dyshoj së do t'bënë hajr, "bekimi" i Ukës, druaj se efekti do jet i kundërt me atë të deshiruarin, pra, ky "bekim", veqse do iritoj kuvendarët dhe do humbasin besimin & mbeshtetjën për Juve. Deri sonte, kisha deshirë t'shihja n'garë për postin e t'partit, por veprimi i juaj i fundit, sikur m'ka dëmtuar këtë entuziazëm.

Familja e Presidentit historik Rugova është Institucion ekskluziv dhe unikal, si e tillë meriton respekt & konsideratë nacionale, ku Uka s'bënë perjashtim, por kredenciale-bekimi nuk posedon, sidomos pas sterkeqjës me Astrit Haraqinë & Dardan Gashin ! Mesazhi im pë Ty dhe tjerët : T'a nderojmë & ruajmë familjën e Presidentit historik Rugova, dhe t'a kursejmë nga egotë dhe ambiciet tona personale e grupore për pushtet !

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat