Përforcimet ishin të domosdoshme - Bota Sot
Përforcimet ishin të domosdoshme

Opinione

Përforcimet ishin të domosdoshme

Nga: Milazim Maraj Më: 25 maj 2019 Në ora: 09:20
Milazim Maraj

• Dhashtë Zoti të bashkohemi të gjithë                                                                                                                                            

• Në Kosovën e lirë do të jetojmë të lumtur dhe të sigurt.

Që nga ora 1.00  e deri në ora 7.00  kishte luftime të një intenziteti të ulët. Provokimet ishin pjesë e programit për një strategjie që fsheh përgatitjen që po e benin për sulm të ri.

 Terë natën pati levizje, dukej që po përforcoheshin më forca të reja. Nga një komunikim u përmenden (popovi dhe orllovi). Komandanti i kishte mbyllur sytë. Apo i degjon i thash? po,po. Këta kanë synim të sulmojnë, kanë sjell forca të reja, këta që i përmenden janë forca paramilitare të Shesheli dhe Arkanit. Qerimi Troshupa hapi sytë. (Qerimi ndryshe njihej me emrin e ri kuzhinjeri, fytyra e tij  dukej e zbehtë në kontrastë më mustaqet e zeza, ishte i lodhur,ishte aktiv, kurrë nuk ndalej) Shpërndaje buken sot sa më shpejt.                     

Buza i shkoj në gaz, heret qenke untue more  komandant; jo po më vonë nuk do të kami mundësi të ushqehemi edhe po e patem bukën në dorë. Filloj shpërndarja e bukës. Pa u tubuar shumë pranë vendit ku behëj shpërndarja e bukës erdhen nga secila kompani dhe morën bukën që e kishin sjell nga kuzhina qysh në ora 6.00. Filluan granatimet, një granatë kishte rënë në zonën “A” atje ishte ushtari i shkelqyeshem Mirsad Ahmeti(1976) nga Zaplluzha komuna e Dragasgashit i cili ishte në përfundim të shpërndarjes së bukes nëpër pozicione në vijën e zjarrit. 

Një copë nga kjo granatë e plagosi në këmbë por nuk kishte rrezik për jetë sidoqoftë heqja e tij nga vija e frontit ishte e dhimbëshme.                                                                                                                                                         

Mjeket morën masatë menjëherë.                                                                                                                                           

Luftimet filluan që nga Rrasa e Koshares e deri në Ujezë. U kall e terë vija e zjarrit. Veshguesit tonë kërkonin përkrahjen e artilerisë.                                                                                                                                                                                            

Bjeshka për Breshërin në pranim; ma dergoni një të koordinata guri, Komandanti po shiqonte shtrirjen e vatrave tona të zjarrit të cilat kishin levizur një ditë më parë, këtu e ka të përshtatëshme gjuajtjen Lila(Ali Krasniqi) ishte njeri nga komanduesit e shkelqyeshëm, i pa lodhshëm dhe preciz. 

Lila fillojm më koordinatë “X” kuptova, prite të parën, dhe pas pak , granata u nisë pastaj u degjua shpërthimi i sajë, koordinimet, Lila po i merrte direkt nga korrigjuesit. Ndrkaq Komandanti vazhdoj “Beli” e kishte noffkën (Blerim Isufi) a je gati fillojmë dhe i dha koordinatën e parë. Loshi vepronte vet, nga se kërkesën e mori drejtpërdrejt, nga veshguesi jonë i cili ishte në prapavi të armikut prapa Oplazit kishte nevojë vetëm ta pyesnim e a degjove? Po ne regull. Granatimet tona ishin të sukseshëme. Në zonën “A” kishte më shumë presion, kjo pjesë duhet të përforcohet. Synimi i  ushtrisë serbe  ishte të shpërthejnë në pjesën poshtë Ujezës. Bjeshka 4, ishte në pushim, Bjeshka4, përgatitu e kuptova, ai më veti kishte marrë ushtaret: Xen Hazëraj,Dardan Hazëraj,Bujar Krasniqi,Gazmend Gashi,Arben Limani,dhe Visar Shaniu. Intenziteti i luftimeve sa vije dhe shtohej. Komandant Bjeshka-4. Lajmëron për 6 ushtarë serb të vrarë, ende nuk i kanë terhjekur trupat e tyre. Bunkeri që gjendej para tyre tani ishte goditur nga forcat tona dhe nuk egzistonte më.Të gjithë ushtaret serb që ishin stehuar në atë bunker ishin tani të shtrirë nëpër mal. Keni kujdes nga minat tërheq vërejtjen komandanti. Gjatë natës përgjoheshin dhe vëreheshin levizje të makinerisë, po terheqin trupat e vrarë tha njeri nga ushtarët. Ne nuk kishim tjerë të plagosur dhe as të vrar, lë të i tërheqin. Filluam ta studijojmë plani serb që  ushtaret tonë e gjetën në bunkerin tani më të asgjesuar. Në këtë plan përveç tjerash, ishin të vendsur pozicionet e granatë hedhësave serbe. Kjo na konvenoj shumë që tani të fillojm më goditjen e tyre. Por Rrasa e Koshares goditej edhe nga Sukatë e Gjakovës.

Për këtë kontaktuam më Bresherin e Zi. Ai premtoj që shumë shpejt do të i godasim në të gjitha pikat. Tani e kishim më lehtë, në disponim kishim më shumë granathedhësa  160mm dhe topin 22mm aftësia  e larghedhjes së këtyre armeve ishte 20 deri 24 km. Brigada jonë po rritej dhe zhvillohej në luftë. Tani më gati, nuk kishim pengesa të pa pritura dhe nga ata që nuk prisnim. Për çdo ditë korrnim fitore te reja. Morali luftarak sa vije dhe rritej. Ushtaret tonë ndjeheshin krenar më aritjet e tyre. Lufta më po behej pjesë e  e re  e jetës së tyre. Liria  e çdo pëllëmbe toke te Kosoves ishte objektivi i tyre, ishin ushtarë që vinin nga të gjitha trojet tona. Secili  ëndërronte kthimin në Komunën e tyre  të lirë, në fshatin e vet të lirë dhe , në shtëpitë  e tyre të lira. Një numër i madh nga këta trima nuk dinin gjë për fatin e  familjeve të tyre, as për shtëpitë e tyre. Në mbrëmje kishim lejuar nga dy minuta të kontaktoni më ndonjë numër telefoni që ata kishin kjo vlente për ushtaret që ishin në pushim. Dalja e familjeve në Shqipëri, Maqedoni apo Mal të Zi, ishte e vetmja kënaqësi momentale. Ata nuk e kishin parë procesin e shpërnguljes dhe përipecitë e familjeve tona që po lenin vatrat e tyre, po braktisnin të gjithë atë që kishin krijuar më shumë shekuj. Ata nuk dini gjë për trajtimin që iu bëhëj gjatë shpërnguljes. Shumë prej tyre ishin të ndarë nga një pjesë e familjeve apo nga ndonjë familjar.

Disa ishin shpërngulur pa i varrosur familjarët e tyre të vrarë nga forcat kriminale të një shteti kriminel. Njeri nga ushtaret pas bisedës u mbush vajë por e mbajti vehten. Vërejta që ka nevojë të shprehet. Eja këtu i thash pse? më tha sikur kishte urdher të largohej shpejt. Eja këtu të bisedojmë pak, kam nevoj të bisedojë me dikend  i thash, ai më pa, më një aprovim të mirëpritur. A kontaktove më dike? Po, ju falemnderit që na mundësuat tha ushtari, si ishin?, uli koken, mirë. Fjala e tij  mirë sikur pësoj në ulje të zërit. Nuk më tha diçka më gjatë.Ishte nëna. Ajo u lutë. E çfarë lutje beri nëna për djalin e vet trim? i thash dhe i vura doren rreth qafes? Ushtarit i shkoj buza në gazë, ishte një buzëgaz në mes të dashurisë për nënën  dhe mallengjimit.” Dhashtë zoti të takohemi përseri të gjithë”, më tha. Do të takoheni, jamë i sigurt. Do të takohemi të lirë, të lumtur, pa droje prej dikujt, pa skamje, pa këto dhëmbje që i kanë përjetuar familjet tona nga ky okupator i pa shpirt që sa e sa shekuj. Do të sherojmë plaget tona në trup dhe shpirt. Në Kosovën e lirë do të jetojmë të lumtur.Ti do të martohesh, do të krijosh familje të lirë në atdhe të lirë. A ke ndonjë vajzë që e dashuron, ai më pa si më turp, nuk u përgjegj por uli kokën. Besova që u relaksua pas asaj bisede të shkurtër, të dhimbëshme dhe më shumë të pa njohura.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...