Ta shpëtojmë Pejën atë që ka mbetur nga ajo...! - Muri i shpëtimit...!

Opinione

Ta shpëtojmë Pejën atë që ka mbetur nga ajo...! - Muri i shpëtimit...!

Nga: Reshat Nurboja Më: 25 maj 2019 Në ora: 15:48
Reshat Nurboja

... Sot, shetita bjeshkëve të Pejes, me ç'rast vizitova Kopranikun, Shpellen e Karamakazit dhe kuptohet Livadhin e Sakës dhe rrugës duke medituar si të mbrohet kjo natyrë përrallore e Pejës e mos te lejohet të shkatrrohet e shemtohet si qyteti i Pejës ose fshatrat turistike të Rugovës, me rastin e saj më drastik, perlen turistike fshatin Boge, shkatrrimin e Parkut më të bukur e më të pasur në Kosovë - Parkun e Madh Karagaq ku i kanë prerë me qindra drunjë, ku çdo ditë e më tepër po shkatrrohen e asgjasohen hapsirat gjelbruese dhe drunjët, posaqerisht ato në pjesën më qendrore të qytetit…Në qytet, në Pejë, i kanë rrenuar me dhjetra kulla në qender të saj, e kanë rrenuar edhe ndertesen e shkolles së parë dhe te vetme të artit në Kosovë… Në Pejë këta të “mençurit” dhe të “fortit” po ndertojnë mbi varreza të vjetra të qytetit "kafiqa për pleq, lumin e qytetit e kanë shnëdrruar në deponi të mbeturinave dhe mal...etj.etj, etj., Në Pejë, ky pushtet i fundit, brenda pesë viteve kanë keqmenaxhuar apo keqpërdorur rreth 7 milion euro të parasë publike: në meditje, për me fol me telefonë në mes veti e për mirëmbajtje e karburant të veturave apo denime nga gjykatat e Kosovës....Njëkohësisht, për pushtet, poste politike e partiake apo edhe për qellime idioteske siq është liberalizimi i vizave i është falur apo shitur Malit të Zi mbi 80 kilometra territor të Pejes, 5 kilometra katror territor ia kanë lënë nën administrim Kishes serbe përmes Patrikanës së Pejë, në çdo mbledhje të kuvendit ndërrohen apo tentohen të ndrrohen pa asnjë interes të qendrueshëm publik e në kundërshtim me ligjin me qindra prona komunale e publike me ta private dhe ate në raport p.sh. .. (7.5) shtatë hektarë e gjysmë të pronës komunale ( 1) me një ari të pronës private, një hektarë e tridhjetë ari të pronës publike me 1 ari të pronës së kontestuar ligjërisht të pronës private etj., etj., ...PEJA KA MARRË TEPOSHTËZEN....Për të shpetuar ate që ka mbetur pa u shkatrruar nga Peja, më duket se si e vetme zgjidhje ka mbetur ndertimi i një "MURI ALLA TRUMP", duke filluar nga kufiri i Pejës tek fshati Strellc i Deqanit, duke vazhduar me murë në drejtim të Lybeniqit' Zatrave, Kapeshnices e deri Milishevci, nga aty me kalu lumin mbi një urë të nderuar mbi shkëmbinjë mbi 100 metra të larta e me vazhdu me murë në drejtim të Levoshës Tabjeve e deri ne Bjeshkët e Istogut....!  Pjesen urbane të qytetit me të gjitha pjesët tjera, me ja lonë këtyre pushteteve mafioze, e 5 - 6 oligarkëve që me pare të krimit të organizuar e korrupcion e kanë blerë pushtetin dhe permes tyre po e blejnë, shesinë,  shkatrrojnë e tjetersojnë Pejen 2500 vjeçare... Pejen e tillë, pos krimit të organizuar me ja lonë edhe qytetarëve injorantë dhe të mjerë që për një “byrek pa kos” e edhe pa te, heshtin apo e mbrojnë dhe i arsyetojnë krimet e pushteteve në shkatrrimin dhe tjetersimin e Pejës...E atë pjesë që iu është mbetur pa e shkatrruar le të VAZHDOJNË ta shkatrrojnë si të deshirojnë....Së paku të mundohemi ti mbrojmë bjeshkët rreth e përçark Pejës e atje ta vazhdojmë zhvillimin e Pejës si Pejë, si Pei, Pescium e Siparant! Këtë duhet dhe mund ta bejmë vetem me murin alla Trump, dhe ate jo me lartësi 10 metra por 110 metra....!

Ky postim është reflektim nga një Meditim në ajr të paster e pa politikë, vetëm si protestë njerëzore e qytetare për të reaguar e kundërshtuar këtë katandisje që po i bëhet Pejës nga injorantët, të paditurit, krimi i organizuar dhe pushteti si dhe nga heshtja, injoranca dhe painteresimi i pjesës dermuese të qytetarëve...!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat