Protestat në Shqipëri dhe Kosovë - Bota Sot
Protestat në Shqipëri dhe Kosovë

Opinione

Protestat në Shqipëri dhe Kosovë

Nga: Skender Kapiti Më: 25 maj 2019 Në ora: 19:32
Skender Kapiti

Shqipëria është shtet mbi 100 vite, si shtet është rezultat kurorëzimit të përpjekjeve dhe të sakrificave të të gjith shqiptarëve kudo të trojeve shqiptare. Dhe si shtet i të gjithë shqiptarëve e ka për detyrë dhe si përgjegjsi kombëtare që të kujdeset e të mbrojë të gjithë shqiptarët kudo ndodhen ata, si shtet amë dhe si orientim, imazh, shëmbull dhe krenari kombëtare.

Dhe prandaj protestat e shqiptarëve në Shqipëri për liri, drejtësi dhe për zhvillim kombëtar, demokratik dhe për integrimin europian si ato që shëmbën komunizmin dhe ato dikur “Berisha ik” e “Nano ik” , dhe ato të tanishme “Rama ik”, janë dhe kanë shërbyer dhe shërbejnë edhe në të mirë jo vetëm të Shqipërisë por edhe të Kosovës.

Protestat demokratike dhe zgjedhjet e lira dhe demokratike duhen, përderisa Shqipëria si shtet i të gjithë shqiptarëve ka nevojë që të konsolidohet e të forcohet kombëtarisht dhe demokratikisht.

Një Shqipëri e fortë kombëtarisht, politikisht, ushtarakisht, ekonomikisht dhe demokratikisht dhe me politikë e pushtet të mirë e të qëndrueshme do të ishte ndihma dhe mbështetja kryesore për konsolidimin dhe forcimin e Kosovës dhe mbrojtje për të gjithë shqiptarët kudo janë në trojet e tyre dhe në diasporë.

Prandaj edhe protestat në Shqipëri për qeverisje më të mirë e më të përgjegjshme, për ndërtimin dhe funksionimin e shtetit ligjor dhe demokratik, dhe kundër krimit, vjedhjes dhe korrupsionit kanë ndikimin e tyre edhe në Kosovë

Kjo për disa arsye: pasi një politikë dhe një pushtet i keq dhe të dëmshëm për Shqipërinë; politikë e pushtete të cilat e mbajnë Shqipërinë peng për moszhvillimin e saj; që e mbajnë peng dhe në paqëndrueshmëri politike Shqipërinë; e mbajnë Shqipërinë edhe të zhytur në krim e korrupsion; si politika e pushtete të cilat janë autorët që Shqipërinë e kanë damkosuar si vënd problematik me eksportin e krimit dhe të drogave; si pushtete e politika të cilat e detyrojnë popullin shqiptar që të marrë rrugët e eksodit; si një vënd problematik me drejtësinë dhe me mosfunksionimin shtetit ligjor dhe me krimin e korrupsonin.

Dhe një pushtet dhe një politikë e tillë kurrë nuk mund të jenë të interesuara as për Kosovën, as për shtetndërtimin e saj dhe as për konsolidimin e demokracisë dhe të integrimit të Kosovës në BE.

Protestat e Tiranës rrëzuan komunizmin dhe e nxorën Shqipërinë nga terri dhe vetëizolimi, politikë e cila së bashku me atë sllavo-serbo-komuniste i kishte prerë edhe lidhjet ndërshqiptare duke e dhënë dorë të lirë krimeve, genocidit, pastrimit etnik dhe asgjesimit të substances shqiptare në Kosovë nga shteti jugosllav, shovinizmi serb, sepse politikës komuniste në Tiranë i interesonte vetëm pushteti dhe ideologjia komuniste.

Më pastaj edhe protestat e vitit 1997 që rrëzuan me dhunë pushtetin autokrat të Sali Berishës ishin protesta të cilat i prenë pushtetin atij , të atij i cili kërkonte autonomi për Kosovën, i prenë dhe e rrëzuan nga pushteti pushtetin e Berishës i cili shkeli embargon e naftës që ishte vendosur kundër Serbisë, pushteti i cili ishte edhe kunder luftës së UÇK-së.

Më pastaj protestuesit në Tiranë u ngritën edhe kundër Fatos Nanos dhe vota shqiptare e dëboi atë nga pushteti, e dëbuan nga pushteti kryeministrin e Shqipërisë i cili për kryeqytet të Kosovës orientonte Beogradin.

Dhe sot protestohet “Rama ik”. Largimi i Edi Ramës do të ishte në të mirë edhe të Kosovës, pasi do të largohej një kryeministër shqiptar i cili përkrah ndarjen e Kosovës, projekt ky antishqiptar dhe anti vijës politike të BE-së. Ky kryeministër kërkon pezullimin nga Kosova të taksës për mallrat serbe në një kohë kur ai ka vendosur edhe taksën gjobë për shqiptarët e Kosovës që lëvizin në “Rrugën e Kombit”

Në Shqipëri nuk ka pasur pothuajse asnjëherë politikë zyrtare të mirëfilltë nacionaliste dhe kombëtare, por tek-tuk ndonjë deklaratë emocionale e retorikë patriotike që edhe ato kanë qenë momentale dhe vetëm janë përdorur si mashtrime dhe për coroditje e përfitime personale pushteti.

Politika e pushtetI në Shqipëri ka qenë gjithmonë problematik për shqiptarët dhe për Shqipërinë, dhe as që mund ta ndihmonte Kosovën dhe as cështjen shqiptare në tërësi.

Por të kundërtën po, pasi një gjëndje e tillë negative permanente në Shqipëri ka ndikuar për keq në Kosovë qoftë si shëmbull i keq për politikën dhe për qeverisjen atje, por më shumë edhe si pengesa e dëme të mëdha që i kanë sjellë Kosovës.

Prandaj çdo politikë dhe pushtet i dëmshëm dhe i keq në Shqipëri të cilin e largon populli shqiptar në Shqipëri, qoftë me votë, apo ashtu edhe me protesta paqësore pa dyshim se është edhe në të mirë të Kosovës.

Si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë duhet protestuar dhe kundershtuar kundër “stabilokratëve” dhe kundër stabilokracisë politike të krimit, hajdutësrisë dhe korrupsionit.

Nuk mund të justifikohet dhe as që të durohet politika e keqe e krimit, korrupsionit dhe e tradhëtive publike e kombëtare nën justifikimin e stabilitetit edhe poqese atë mund ta mbeshtesin struktura dhe qarqe politike qoftë edhe nga BE-ja. Kjo nuk duhet lejuar dhe as toleruar as në Kosovë.

Nga “stabiliteti” komunist 50 vjeçar i ishdiktaturës është parë tashmë se çfarë traumash e tragjedish u erdhën Shqipërisë dhe shqiptareve.

Dhe po ashtu shikoni se çfarë ka pësuar Shqipëria edhe nga stabilokracia dhe stabilokratët e korrupsionit dhe te krimit politik dhe të drejtësisë sot dhe gjatë gjith tranzicionit në Shqipëri.

BE-së nuk është se i bëhet shumë vonë për atë se çfarë vuajnë e pësojnë shqiptarët, pasi ata nuk është se pësojnë gjë nga stabilokracia e korrupsionit në Shqipëri e Kosovë.

Ndoshta edhe pse jo, politikokratëve të BE-së edhe mund t’u interesojnë jostabiliteti në vënde si Shqipëria p. sh. pasi borokracisë se tyre u duhet për justifikim se me demek kanë me se po merren.

Nëse do të ishte serioze politika dhe diplomacia e BE-së ndaj shqiptarëve, shqiptarët dhe Shqipëria do të ishin ndër të parët që do të duhej të ishin antarë në BE.

Por atyre u mjafton vetëm standardi i stabilokracisë, mjafton që ata të mos kenë kokëçarje e shqetësimne për veten e tyre, dhe madje nuk e kanë për asgjë që edhe të kenë preferenca e “simpati” të veta personale për pushtetin, për politikanë, për qeveritarë e kryeministra stabilokratë specifikë, pavarësisht se e njohin mirë papërgjegjshmërinë dhe korrupsionin e tyre.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...