Provokimet e bandave serbe në Veri të Dardanisë, janë produkte dhe politika të shëmtuara të Serbisë!

Opinione

Provokimet e bandave serbe në Veri të Dardanisë, janë produkte dhe politika të shëmtuara të Serbisë!

Nga: Dedë Preqi Më: 28 maj 2019 Në ora: 21:25
Dedë Preqi

Serbia është më se e vetëdijshme për një rrezik të tillë, për faktin që i ka ardhë veza te bytha, ose duhet ta njoh realitetin që ta njoh pavarësinë e Kosovës, ose Vuçiqi me ruajtjen e ekuilibrit pro-ruso-millosheviqian dhe gjysmëpushtetine vet “pro-evropian” duhet të bie në grackë, nga efektet dhe rrjedhat e ngjarjeve me tipare jashtë marrëdhënieve fqinjësore, mos të thëmi edhe djallëzore, që nuk drejtohen në mënyrën paqësore dhe njerëzore.

Për Serbinë dhe regjimin e saj promillosheviqian me pushtetin dhe udhëheqjen e Vuçiqit, i cili nuk i respekton fare marrëveshjet e Brukselit për çështjen e Kosovës, dhe nuk i përbahet fare një dialogu të mundshëm ndërfqinjësor, që përafrohet në zhgjidhjen e problemeve në mes këtyre dy vendeve, dhe ky trajtim më shumë ka qenë deri tani vetëm humbje kohe, se në dobi të njërës palë, apo tjetres.

Ajo që po ndodh sot në mes Serbisë dhe Kosovës, ky mohim i Serbisë, jo vetëm për ta njohur realitetin, por edhe për të mohuar krimet dhe gjenocidin e saj ndaj popullatës shqiptare, është diçka e pa parë në historinë e njerëzimit, dhe ta bëshë një gjë të tillë në kohën e lirisë dhe demokracisë sëshekullit 21, duket se është një tronditje e thellë e shoqërisë dhe lidhjes në mes rregullave dhe ligjeve njerëzore, një rrezik i cili mund të përshkallëzohet dhe shtrihet në natyrën e njerëzimit pa dallim.

Serbia me provokimet e saja në veri të Mitrovicës dhe me serbët shërbëtorë të Vuçiqit, po e vë në rrezik çdo zgjidhje pozitive në mes këtyre dy vendeve, sepse nuk e merr parasysh atë që në fund të fundit ka vlerë dhe rëndësi për një popull, dhe duke mos e llogaritur se kjo pa përgjegjësi e bart në vetëvete një tragjedi të rëndë dhe historike, duke e degraduar historinë e këtyre popujve përgjatë shtigjëve të drejta.

Serbia po e asgjëson rrolin e shqiptarëve dhe në llogarinë e saj numrat po i bëhën të pa qartë, nëse ajo nuk i llogaritë shqiptarët sot që janë nën ombrellën e NATO-s, të cilët e kanë edhe ushtrinë e vet legjitime për të mbrojtur teritoret e veta, duke marrë parasysh se, mjafton të krahasojmë Shqipërinë e djeshme dhe të sotme, poashtu edhe Kosovën si shtet i pavarur, të cilat gjinden në gjirin dhe përgjegjësinë e Aleancës së Kombeve të Bashkuara dhe SHBA-së, si aleatja kryesore e fuqisë botërore.

Serbia po e përgadit skenarin e një lufte të mundshme në Kosovë, edhe pse e din fare mirë se sikur edhe më herët, as në të ardhmën nuk do ishte fituese, sepse të gjykosh, të drejtosh dhe të vlerësosh atë që ke përpara veprimit,duhet pasur një vështrim të përgjithshëm dhe të drejtë, prandaj shteti serb, gjithherë ka dështuar në këto rrethana historike, duke qenë e pa drejtë dhe pushtuese e fatit njerëzor.

Sa i përketë gjendjes së prekshme dhe mjaftë të ndieshme në veriun e Mitrovicës, duhet të pranojmë gjithnjë e më shumë se funksioni i një organi të kësaj përgjësie bie mbi organet e veqanta që ekzistojnë në mes këtyre dy qeverive, por çdo proces lidhet dhe e drejton gishtin në rend të parë në drejtim të Serbisë dhe pastaj nga Bashkësia Evropiane e Ndërkombëtare, të cilët janë nyje e zgjidhjeve të një problematike të tillë dhe të rëndësishme edhe për rajonin, sëcilës nuk po i bëhët vonë, apo që i skadon koha, e cila po prodhon imazhe të rrezikshme dhe shqetësuse në mes dy popujve.

Nuk mund të ndërtohet asnjë formë e dialogut dhe marrëdhënieve ndërfqinjësore në mes këtyre dy vendeve, nëse Serbia nuk e pranon realitetin e Kosovës, duke u bërë më shumë se një fabrikim fjalësh dhe akuzash, të cilat në kohën e fundit e kanë marrë një epilog të paralizimit, ku palët nuk gjejnë gjuhë të përbashkët dhekomunikuese në përafrimin e tyre, pasëqërisht pala serbe dhe Serbia, e cila më shumë është e interesuar për ç’bllokimin e tregëtisë së mallrave nga Kosova, se është e interesuar të kërkoj falje për gjenocidin që ka shkakëtuar popullit të pafajshëm shqiptarë, apo të gjejë rrugën paqësore në mes këtyre dy popujve.

Vetëdija, apo pavetëdija  e një gjendje të tillë është shumë alarmuese dhe e ka frikën e mungesës së stabilitetit, gjëra që nuk po llogariten në interesat e përgjithshme të palëve, ku njeriu nuk po lirohet nga paragjykimet, konvcepti i të cilave po e merr formën e rreziqëve të mundshme dhe ekzistencës që sjell në vete një konflikt të ri, që nuk do ishte fituese për asnjërën palë.

Asgjë nuk e ndihmon këtë inicim që po e nxitë Serbia, me këto skena radikale të përgaditura nga ky vend, për të penguar formulën e gjithëmarshme të zhvillimëve në Kosovë dhe kundër ligjitimit të shtetit të saj, e cila edhe në këtë kohë nuk kursehet të përgadisë skenar të kontrabandës dhe formave të jashtëligjshme nëpër doganat e Kosovës, duke kërcënuar mirëqenjen dhe stabilitetin e këtyre popujve, por edhe duke nxitë dhe përgaditë ndonjë skenar të mundshëm të një lufte në mes këtyre dy vendeve, të cilat i kanë akoma të freskëta pasojat e mëhershme.

Nëse Serbia e nënkupton vetëm atë që mendon të dominoj dhe të shkoj edhe mëtutje në sferën e pushtimëve, shkatërrimeve dhe krimëve sikur edhe më herët, me siguri se do  të mbetët gjithherë humbëse dhe e ardhmja e saj do të jetë e pa shpresë, përmbajtja e sëcilës është shumë lehtë të përcaktohet, sikur edhe herave të tjera, kriteri i sëcilës nuk është në funksion të mirëqenjes dhe paqës njerëzore.

Serbia dhe autoritetet e saj, që japin urdhëra të përditshme dhe cënuese, duke e lëvizur ushtrinë e vet herë djathtas e herë majtas, kinse për të sulmuar, apo frikësuar Kosovën, e cila mbështetët edhe nga Rusia e Putinit, kësaj të keqe duhet bërë ballë vetëm me gjakftohtësi, sepse absolutizmi i vertetë njerëzor nuk buron nga dhuna dhe luftat, por nga utoritetet e ligjshme dhe të drejtat e njeriut, shenjat e sëcilës qëndrojnë gjithherë në ballë të fitoreve dhe çlirimit njerëzor.

Prandaj, Kosova e ka vështirë të del nga këto kthetra të vjetra të këtij regjimi të qelbur të Serbisë, pa ndihmën e SHBA-ve, dhe BE-së, dhe në këto rrethana, askush nuk do ta ndihmonte dhe fuqizonte Serbinë, më shumë se “keqqeverisja e vetë Kosovës, në krye me kriminelët, korruptorët, fajdegjitë dhe shumë përbërës të këtyre elementeve shkatërruese të këtij shteti.

Kosova për të dalë nga kriza e përgjithshme dhe kjo mometale, ka nevojë që ta strukturojë dhe vitalizojë një fuqi të re politike dhe njerëzore, përmes së cilës do të mund të përligj dhe të udhëheqë më mirë pushtetin dhe shtetin e vet, e cila burimin e ka të çiltër, të pastër, të pa inkriminuar, të pakorruptuar, e të shkolluar, në mënyrë që shteti i Dardanisë, do e merr epitetin e vet të qëndrueshëm dhe të vërtetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat