Fallsifikimet shqiptare dhe lufta e frikës

Opinione

Fallsifikimet shqiptare dhe lufta e frikës

Nga: Rexhep Shahu Më: 28 maj 2019 Në ora: 23:42
Rexhep Shahu

Fallsifikimi u be menyre te sjelluri, menyre jetese. Genje e fallsifiko dhe ec perpara drejt humneres historike. Shtohen veteranet e Luftes se Dyte Boterore ne Shqiperi kur minimalisht per te qene veteran duhet te jesh se paku mbi 85 vjec per te qene partizani i vogel Velo, ose normalisht 90 vjec. Kjo eshte maskarade qe ndodh ne Shqiperi me rrite veteranet qe jane votues te sigurte e potenciale te se majtes ne Shqiperi.

E njejta pikture e shemtuar por me e fresket dhe e re ndodh ne Kosove. Shtohen veterane gati sa meshkuj te afte per lufte qe ka patur Kosova ne vitet 1998-1999. Shtohen brigada te UCK te cilat paskan qene te grupuara ne nje fshat te Hasit, ne Cahan per nje operacion ushtarak qe beri cfare...kush e di çfarë...

Ndoshta ka ende ushtare qe iknin te tronditur, tromaksur e shfytyruar nga Pogajt, perballe Gorozhupit, binin ne Domaj Has, kalonin me trap ne Dri te Bardhe a liqen ne mes Morinit e Badhocit poshte rezervuarit dhe me kane takuar ne udhe. Grupe grupe vinin te lemerisur, te tronditur aq sa nuk pershkruhet se kam frike nga e verteta. Ndoshta dikush me mban mend sic une i mbaj mend disa ushtare qe ulerinin nje fjale, na tradhetuan, na braktisen, na q... nanen o Rexhe dhe une kisha frikë të flisja a kundershtoja se ne ate gjendje qe ishin ta shkrehnin bresherine ne trup.

Shoqni, ndaleni doren e thikes pas shpine ndaj historisë së re të ndritshme të Kosoves. As teritori i Hasit e jo me nje fshat nuk i ka pare as mbajte disa brigada të UÇK se nuk kane qene asnjehere disa brigada. Une kam qene atje disa here, disa here ne Cahan, Vlahen, Dobrune, Letaj, Qafë Prush, Krume po e po. Kam qene ne Kishaj disa here.

Kam qene edhe per ushtaren e vdekur, ate ushtaren e bukur, qe plumbi ia kishte kepute kemben e djathte, kocken jo mishin dhe ajo ishte kalbe "e harruar" prej shokëve diku siper Lisave...rreze Pashtrikut... Sa me e madhe rrena e shemtia aq me i madh dhe i ashper do te jete refuzimi i historise, aq me e madhe tallja nga brezat qe do te vijne, aq me shume do te na talle edhe armiku.

Femijet nje dite do tu thone baballareve veterane e heroj e dragoj, po ju kur keni qene kaq shume heroj e dragoj, me shume se sa ushtare e police qe ka patur Serbia ne Kosove, si e pse keni durue nje shekull pushtim, poshtrim e perdhunim serb... Spiunat e bashkepunetoret e djeshem te UDB, shpesh caktojne sot kush eshte hero kush tradhetar... Lufta e trimeria e pa bere ka e prodhon shume fjale si kompesim, prodhon shume veterane qe te rrjeshtohen neser para komandatave qe ata ta shohin ne paqe endrren e tyre te luftes. Kam miq heroj qe nuk jetojne me, heroj qe me mbushin syte me lote kur shkruaj keshtu si ky qortim.

Kam miq luftetare qe jane gjalle por nuk i ngaterrohen askujt neper kembe pasi jane fisnike dhe as nuk rendin pas lepirjes se kockave te Kosovës. Bënë luftën, ikën në shtëpi. Por kam edhe miq qe u shfytyruan, qe u besova ne kohen e luftes por paskan qene lepuj te luftes e tigra te paqes. Askush nuk ka me jetue sa Kosova. Krejt pengmarresit e lirise, krejt ata qe shiten si sjelles te lirise e te pavaresise kane me u kalbe.

Vec duhet me e dite, me ia tregue fytyres se kohes tone, fytyres se dites tone se nga Kosova nen pushtetin e komandantave kane ike me shume shqiptare prej Kosove se sa kane pas ike ne kohen e pushtimit serb qe lehtesonte ikjen e shqiptareve prej Kosove. Sic ne Shqiperi, ne pushtetin e rilindjes se Edi Rames kane ike me shume shqiptare dhe te shkolluar e kualifikuar, mesues, mjeke, infermiere e kuadro se sa kane ike ne gjithe vitet e tjera te tri dekadave pas diktatures. Dhe shqiptaret qe kane mbete ne atdhe duan ti bejne veterane.

Me shpejtesi po kthehet e kaluara enveriste ne Tirane dhe Kosova po kopjon Shqiperine. Rasti me i frikshem ku e kaluara kercenon eshte rasti i zgjedhjes se Skender Gjinushit kryetar i Akademise se shkencave të Shqiperise.

Nuk them qe Gjinushi nuk eshte apo nuk ka qene shkencetar, ndonese nuk e di cfare shkence ka bere vecse ka doktoruar ne France dhe ka qene profesor. Tri dekadat e fundit ka qene politikan. Nuk di cfare lidhje ka tani ai me shkencen pas 30 vjetve politikan pasi ishte minister ne diktature, por ardhja e tij ne krye te Akademise eshte rikthimi i eksponenteve te diktaturës. Nga pamundësia të jete shkencëtar, partia e gradoi kryetar të shkencëtarëve besoj në bazë të një marrëveshje politike biznesi. Ndoshta Gjinushi beri tregti me kryeministrin, i dha partine e tij satelite te PS dhe mori si shpërblim Akademine pasi gjithcka eshte tregti ne vendin tone, jep nje parti merr nje akademi... Ka edhe zëra që thonë se Gjinushi u shpërblye me post pasi ai e mbrojti Akademinë që deshi ta fshinte kryeministri Rama. Nuk është vetëm kthimi Gjinushit si ministër i diktaturës në krye të Akademisë. Jane kthyer ne disa sektore te rendesishem shumë ish zyrtare te diktatures.Jane kthyer me vote, por besoj jo me vote te lire...

Ndoshta jemi te denuar te jetojme e zvarritemi serish nen diktaturen e Bllokut dhe shërbëtorëve e pinjollëve të tij. Bllokmenet, te vjetrit e te rijte kane frike dhe frika eshte ajo qe ua mban dritat ndezur cdo kohe. Jetojne ne alarm. Në ven sundon pushteti i frikes. Frika është zingjiri që i mban lidhur në pranga të gjithë. Xhelatët kanë frikë se mos viktimat e tyre fuqizohen një ditë. Kanë frikë sa herë nxehet retorika antikomuniste dhe frika i mobilizon. Edhe viktimat kanë frikë se dhuna përsëritet. Palët kanë frikë se u dinë fshehtësi njëra tjetres dhe kjo frikë i shtang.

Ndeshja e madhe, here e dukshme here e padukshme ne mes shqiptareve eshte ndeshja mes njerzve te zakonshem dhe eterve dhe bijve te sigurimit te dikurshem te shtetit. Ish sigurimsat, baballare e bij jane balle per balle me shqiptaret. Kjo eshte lufta e vetme ne kete vend. Lufta e Frikes... që prodhon frikë, lufta që nuk pushoi asnjë ditë për gati tri dekada të pluralizmit.

Sigurimsat e enveristat kane frike se mos ndonje dite do te ndeshkohen dhe frika u ndizet sa here ndokush kercenon me parulla. Frika e baballareve injektohet tek bijte, bijte kane frike per baballaret por me shume kane frike per veten e tyre, kane frike se mos po u ndodh atyre sic u ka ndodhe te tjereve nga baballaret e tyre. Frika ua shterngon radhet, i ben vigjilente, te paepur, kercenues, te rrezikshem. Sa jetojne me frike se mos po ndeshkohen ata frymezohen te zhdukin e nenshtrojne gjithmone burimin e frikes qe i tremb e i mban ne ankth.

Lufta me e ashper mes shqiptareve pra eshte lufta e frikes. Frike se mos zbulohen mekatet, frike se mos zbulohen mashtrimet, rrenat. Frike, frike, frike qe frymezon luften e ndyre mes shqiptareve...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat