Kurrë nuk kam qenë më i sigurt

Opinione

Kurrë nuk kam qenë më i sigurt

Nga: Milazim Maraj Më: 29 maj 2019 Në ora: 11:12
Milazim Maraj

Sot një ditë lufte, që nga ora 1.00  datës 29.5.1999 e tani që është ora 7.30 nuk pati fare ndërprerje, ndoshta po përgatiten për sulm i thash komandantit. Ndoshta edhe për tërheqje tha ai. Deri në këtë orë kemi dy  luftëtarë të shkëlqyeshëm të plaguar. Mumin Ahmeti nga Zaplluzha dhe Arben Dinaj nga Raushiqi. Ka granatime dhe luftime të ashpra. Intensiteti i tyre nga Rasa e Koshares e deri në Ujezë është më i vogël. Poshtë Rasës së Koshares sot ka më shumë  përleshje. Koordinimi i zjarrit, korrigjimet, sugjerimet, sqarimet dhe urdhëratë ishin të pa ndërprera. Në këtë luftë kaq të rreptë nuk kishte nervozizëm,  çdo komunikim shqip përfundonte më fjalët, bravo,bingo, të lumtë.

Motivi për luftë sa vije dhe rritej. Ushtaret ndjeheshin krenar.

Në një komunikim me familje njeri nga bashkëluftëtaret shprehej kështu. “Nënë ti mos ki merak për mua, unë këtu jam  shumë i sigurt. Kurrë në jetën time nuk kam qenë në një mes më të mirë dhe më të sigurt. Kam shokë që në jetën time nuk kam besuar që ka  njerëz kaç  të mirë. Po,po, nënë,  këta i kamë më vëllezër së ata që m’i kë bërë ti. Në këtu e ruajmë njeri tjetrin  sikur trupin tonë. Mos e ke merakun tim, do të kthehem nënë, më fitore dhe më faqe të bardh, nuk i koriti të paret e mijë nuk i koriti as dajallarët. Jemi mbledh këtu shqiptar prej krejt botes. Të Fala babit,të fala të gjithëve, ju dua shumë juve dhe Kosovën time të lirë”.

Ky është  luftëtari i Koshares thash më veti. Luftëtari  mbylli telefonin dhe u kthye ka unë, faleminderit komandant. A i kishe mirë të gjithë po tha shkurt dhe iu largua më një buzëqeshje të ëmbël.  Nga komunikimi jonë kuptuam se snajperistët tonë dhe komandanti Bjeshka 4. Kishin vrarë tre ushtarë serb. Njëri nga ata quhej  Papiq Sasha.

Nga zona “A” u dëgjua një shpërthim, më vonë kuptuam së një ushtarë i jonë kishte gjetur një granatë të pa shpërthyer, posa e kishte marrë në dorë granata kishte shpërthyer kishte plagosur edhe një ushtarë tjetër. Mjeket ndërhynë shpejt dhe shpëtuan atë që mundë të shpëtohej, kjo ishte jeta e tyre. Më vonë morëm lajmin e dhimbshëm që njeri nga bashkëluftëtaret ka humbur këmben. Në terë vinë  e zjarrit kishte luftime dhe përparime në territor. Ushtria jonë nuk kthehet prapa. Interesimi për luftën në Koshare sa vije dhe rritej. Në Padesh kishte shumë gazetarë te huaj që po përcillnin luftimet. Ata befasoheshin më përkushtimin, guximin, gatishmërinë për  veprime  dhe disiplinën  e një ushtrie te re, vullnetare. Luftimet po vazhdojnë edhe tani kur ora është 22,00.

Tërë territori ndriçohej nga flaket e armeve,  kudo kundërmonte erë baroti, ushtaret ende nuk patën kohë për të ngrënë bukën edhe pse ushtaret nga logjistika e kishin sjell  më kohë. Përgjonim komunikimet serbe, kishte panik, demoralizim, nuk pranonin urdhrin për të tërhequr të mbeturit. Kërkonin që kjo të organizohet më mjete te blinduara përmendej (korenjaça) që do të thotë breshka.

Deri sa po dëgjoja këto biseda  beja krahasimin e moralit të luftëtarëve tonë më  moralin e kundërshtarit, nuk krahasohej. Këto luftime, kjo qëndresë të jepnin shpresë së Kosovën do ta çlirojmë. Kjo luftë dallonte nga luftërat e më parme, që kishin bërë shqiptaret. Dallonte nga profesionalizmi,nga strategjia,nga  renditja e  kërkesave, qëllimeve dhe qëndrimeve tona. Nga tejkalimi i pengesave edhe kur ato ishin shumë demoralizuese,të papritura, madje edhe nga ata që nuk i pritnim. Dallonte edhe më durimin e dhembjeve gjatë kësaj rruge edhe kur ato ishin të rënda dhe vështirë të përballueshme. Dallonte edhe në ruajtjen e objektivit përkundër të gjithave.

Nga miqësia  që kishte arritur të krijonte politika e  urtë dhe paqësore një dekade e udhëhequr nga Dr. Ibarahim Rugova. Nga krijimi i miqësisë më SHBA-në dhe shtetet e BE. Dallonte nga optimizmi i popullatës tonë që  shpresonte dhe besonte në fitoren tonë të merituar. Dallonte edhe për  rikthimin dhe krijimin e kulturës tonë  kombëtare  te të gjithë shqiptaret jashtë Shqipërisë dhe kudo që gjendeshin në Botë. Dallonte për unitetin e krijuar që nuk është përshkruar ndonjë herë në historinë tonë kombëtare. Kjo luftë dallonte për vendosjen  e interesit tonë kombëtar mbi  e ideologjinë dhe interesat e huaja. Kjo luftë kështu e kompletuar solli Lirinë e Kosovës. Vetëm kështu do të zgjidhet fati i të gjithë shqiptarëve në trojet e veta. Vetëm kështu do të jemi të nderuar dhe respektuar kudo në Botë. Zoti i bekoftë të gjitha ata që e duanë këtë popull të mrekullueshëm dhe këtë vend parajsë të krijuar nga dëshira e zotit për këtë popull.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat