Raporti i progresit 

Opinione

Raporti i progresit 

Nga: Kimete Berisha Më: 29 maj 2019 Në ora: 20:06
Kimete Berisha

1. Ramushi i ka ble qindra mijëra arkivole për 'të pagjeturit', nga padurimi mos ndërkohë po i gjejnë 'të gjallë', e po dështon tenderi 'nekrofil'.

Familjarët e të pagjeturve ende shpresojnë se të pagjeturit do t'i gjejnë të gjallë, por qeveria e Kosovës e di se se 'kjo nuk do të ndodh', prandaj e ka shfrytëzuar rastin me vjedh pare edhe në emrin e të pagjeturve.

Për arkivole 'pa të vdekur' qeveria i ka paguar 124 mijë €. 
Në kontratë shkruan aty një nen, që thotë 'arkivoli n'qeveri, e i vdekuri n'qiell' demek si ajo idioma që thotë 'peshku n'deti...'.

Nuk dëgjon diçka më monstruoze.

Të blihen arkivole për 'njerëz të pagjetur', këtë gjest fë ultë e bën veç Ramush Haradinaj.

Njëherë duhet m'u gjet 'i pagjeturi' i vdekur, e pastaj me ja ble arkivolin, manjo.

Nejse ka që ia çelin varrin vetes, por me ia çel varrin tjetrit dhe m'i ja ble arkivolin 'pa vdek' s'ke të drejt.

2. Kosova e ka habitur BE-në, me paradoksin tjetër: Ramush Haradinaj ia ka bë rrogën 4,000
€ Kryeprokurorit të Peokurorisë Speciale.

Reshat Millaku, ka qenë prokuror në kohë të Serbisë, i zellshëm në shërbim të politikës pushtuese serbe, dhe atëbotë i ka dënuar (thonë edhe me vdekje) shqiptarët që kanë kërkuar liri dhe Republikë.

Paradoks i thonë kësaj pune sepse një prokuror që ka qenë kundër Republikës së Kosovës, në fund përfiton më së shumti prej Republikës së Kosovës.

3. Guvernatori i BQK me paret tona e ka ble një kerr 70 mijë Euro për nevojat 'zyrtare'. 
Në këtë kerr është e ndaluar me bë dashni, është e ndaluar me bart dru dhe është e ndaluar me pi duhani pa e çel dritaren.

E ka ble kerrin ma të shtrenjtë me qëllimin më të mirë, m'i dhënë prestigj bankës, por edhe 'çorba e lirë t'i sosë buzët'.

4. Pal Lekaj nuk ka tregu sa ka kushtu austrada 'Arbën Xhaferi'. 
Ai sot u paraqit si pronar i natyrës që e bënte rrugën atraktive dhe gjarpërore, e jo vet asfalti.

Nuk tregon sa ka kushtu autostrada sepse i fryn fllad, tutet po e çojnë lidh, se sikur të ishte çdo gjë në rregull, do të tregonte pa e pyet.

Një ish punëtor i austradës (pasi piu maca ujë) ka thënë se ajo rrugë është e bukur por e rrezikshme, dhe se kurrë s'kish guxu m'i ra asajde.

Po ndoshta ky djali është tuts. 
I njoh nja dy personazhe të njohura të kulturës (që e ngjehin veten artista të popullit) që thonë se kanë luftu në UÇK, por me ua dhanë Zoti krejt botën s'guxojnë me hyp n'ashensor ?.

Qysh ka mujt me luftu për çlirimin e Kosovës ai që tutet me hyp n'ashensor.

Ku me ditë çka ndodh, Nicole Kidman e ka fobi fluturën, aq budallicë që është kujton që e han flutura.

S'ka njeri që s'e ka një frikë, por edhe frika e ka një marifet.

5. BE është mërzitur pse kriminelët shqiptarë emërohen në pozita të larta drejtuese (përjashto Millakun, që askush prej asnjë qeverie nuk e ka këqyr me sy të keq), kurse aty ku duhen profesionistët e kanë zaptuar fundërrinat e politikës.

6. BE u mbet pa mend me një tjetër kusht që e ka plotësuar Kosova. 
Një zyrtare e BE e ka takuar një patriot dertli në korridorin e një Institucioni qeveritar, duke pritur katër orë për t'u takuar me një 'Drejtor', që ishte fëmiu i një bashkëpunëtori të flaktë të Serbisë. 
Ky plaku kish pas në trup mbetje të plumbave nga koha e Rankoviçit.

7. Nuredin Lushtaku pas 'suksesit historik' ku e ka ndaluar TMK-në t'i bënte nderime funeralit të Ibrahim Rugovës, ndërsa për Fadil Hoxhën e lejoi TMK-në ta çojë 'në ferr' me nderime shtetërore, e ka gjetur një metodë speciale t'ua mshel gojën atyre që nuk e mshelin kur ky i urdhëron.

Demek, do t'ua shqyej gojën, se po i rrikan gatitun këta të Vetëvendosjes atij, qysh kanë ndejt gatitur 'të vdekurit', kundër të cilëve e shfrytëzoi TMK-në!

(Nuk ka gjë më të shëmtuar dhe më të neveritshme sesa kur i moçmi sillet si mangup, si i rrezikshëm dhe si i dashuruar).

8. Institucionet e Kosovës po funksionojnë më mirë, prej se janë mbushur me familjarë, nuk ka grindje, s'ka mospajtime, si në familje ma, punohet pa havale, shpesh shkojnë në punë me papuçe, si me shku me nejt te dajtë. 
Nepotizmi ka ndiku pozitivisht në performancë.

9. BE e ka hetuar se në Institucionet e Kosovës ende ka meshkuj që hynë në WC të femrave dhe kjo është në kundërshtim me standardet evropiane fiziologjike. 
Femrat e meshkujt evropian i ndan veç WC-ja.

10. Antena e postës që me të njofshëm u vendos në oborrin e vëllait të Zonjës së Parë, Lumes, ka ndikuar negativisht në liberalizim. 
Sepse, BE ka dyshime se antena hiç nuk punon.

11. BE e ka hetuar se edhe në art dhe humor ka shkelje të të drejtave të njeriut, si te skeçet e 'Stupcave' për shembull.
Anipse 'Stupcat' e vendosin në skeçet e tyre shenjën e kufizimit të moshës +16, në skeçe luajnë fëmijët 'si aktorë', si në skeçin e poshtër me atë 'çikën' milionere të Dubait.

Nana i thotë vajzës së vogël (që po i kërkonte ndihmë m'i bë detyrat), gjuje këtë fletore se nana jote e ka kry elektron dhe kurrë në punë nuk ka hy.

Pra, në skeçin +16, vajzës 10 a më pak vjeçare i thuhet 'bëhu si ajo çika e Dubait' e lë shkollën.

'Stupcat' nuk e kuptojnë se 'të jesh e të kesh' janë dy dimensione të ndryshme. 
Kurrë asnjë prostitutë prej se ekziston historia e shkruar e njerëzimit nuk ka gëzuar respekt...famë e pare po, por dije e respekt jo. Jeta pa respekt është e mjerë.

12. Paradoks tjetër që i ka ra në sy BE-së janë qentë e molisur nëpër rrugët e Kosovës. 
S'sheh kund si në Kosovë që qentë si arushat dimrit, s'çohen kurrë prej gjumi. 
Çka ka ndodh me ta? 
I kanë marrë zanatet e shqiptarëve, shih zotnin flejt, flen edhe qeni. 
Apo, e sheh qeni-shqiptarin...dhe ia fut gjumë.

13. Një ish ushtar i UÇK-së, mbas 20 viteve po tregon në TV se si ka qenë i paguar me një kerr në vlerë 15 mijë Euro (nga komandanti i tij) me vra një gazetar. 
Por që nuk e ka vra se edhe e ka njoft familjarisht, edhe tha shkaku se është shqiptar. 
Dhe s'mundesh ti me vra dikë që ka pas ymer, se pa exhel nuk vdiset.

Prokuroria i ka fillu hetimet ?.

14. BE e ka zbuluar se gati askush nga shqiptarët nuk i dëgjon rrëfimet e grave të dhunuara gjatë luftës. Veç titujt i kexojnë dhe e largojnë vëmendjen . 
Sepse, shqiptarët besojnë se ata që janë dhunuar (me pak përjashtime) kurrë nuk kanë treguar.

Ndërsa, u hesht edhe gruaja 'e fshehur' që tha se e kishin dhunuar dhjetëra ushtarë serbë (që s'i njeh), kishte mbetur shtatëzënë, e kishte mbajtur fëmiun, dhe për atë fëmijë tha aq shumë e don sa e jep shpirtin! 
Këto ndjenja të komplikuara nuk i kupton psikologjia botërore, jo shqiptari i zakonshëm. 
E edhe më absurde ishte habia e saj pse e 
ka lënë burri pasi ka vendosur ta mbaj fëmijën e dhunës.

Kish qenë mirë të na kurseni nga dramat e absurdit, nga dramat pa katarsis dhe pa kuptim logjik. 
Dhe ti drejtoheni gjykatave, e jo të pasuroheni me fatin e grave të ngrata që ua fshehni fytyrat.

15. Dhurata Hoxha sot i kish ly me karmin t'jorgovantë edhe dhëmbët prej merakut të liberalizimit të vizave për fukarenjtë.

Kjo zonja e BE-së i kish thënë n'vakt tëndin moj 'qurë' (shënimi im), ne mbanim portrete të Lennonit, e ti i jep 1,000 Euro për portretin e Hashim Thaçit, se nuk po të del boll një portret i tij.

Ramushi e ka shpalosur idenë që secili zyrtar me vendos portretin e tij në zyre, demek me pa veten si në pasqyrë sa herë merr vendim 'me vjedh najsen', e m'i ardh marre prej vetes.

Por një imam vendas e kish dhënë propozimin më të mirë deri tash: që në vend të portretit të Hashim Thaçit të vëhet mbishkrimi 'mos vidh se s'ke mi marrë me vete', dhe rreth këtij mbishkrimi të vendosen disa piktura me tematikën e kijametit dhe të xhehnemit, me theks të veçantë kazanët me ujë të valë.

P.S. Vazhdon...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat