Pse dy ditë pas takimit të Haradinajt me Zaevin u paralajmëruan bombat e Grupit të Kumanovës?

Opinione

Pse dy ditë pas takimit të Haradinajt me Zaevin u paralajmëruan bombat e Grupit të Kumanovës?

Nga: Sulejman Mehazi Më: 30 maj 2019 Në ora: 10:12
Sulejman Mehazi

Derisa bombat e mëparshme telefonike të  Zaevit gjuanin keq e rëndë VMRO-në, e më pak BDI-në, tani, bombat e paralajmëruara nga Grupi i Kumanovës do vrisnin, digjnin e shkatërronin  kokat më të larta të BDI-së.

Pra, nëse bombat e Zaevit ishin kundër Gruevskit, bombat e të burgosurve të Grupit të Kumanovës do jënë kundra Ali Ahmetit.

Para disa javëve publikuam shkrimin: "Zaevi politikisht  do t'ia hajë kokën Ali Ahmetit" disa e kapën si jo serioze shkrimin, po ja që biseda e Haradinajt në shtëpinë e Zaevit  detyrimisht na çon të mendojmë se vizita e Kryeministrit të Kosovës më shumë ishte private, sesa zyrtare -shtetërore, diplomatike-politike. Ç'lypi e ç'kërkoi Haradinajt në shtëpinë e Zaevit?, mos ndoshta bombat telefonike për ngjarjet luftarake në Kumanovë?

Nëse zotëri Zaevi i ka pasur në dorë bombat për të gjitha të bërat korruptive e skandaloze të ish-koalicionit qeviritar VMRO-BDI, pse mos t'i ketë bombat edhe për ngjarjet në Lagjen e Trimave të Kumanovës.

Dihet se shumica e luftëtarëve në konfliktin e Kumanëvës ishin luftëtarë besnikë të Haradinajt, e ndoshta, për t'ju ndihmuar, shpëtuar e për t'i bërë të pafajshëm, Haradinaj ka kërkuar nga Zaevi pjesën e bombave telefonike për të deklasuar BDI-në e Ali Ahmetit.
Për çudi, dy ditë pas takimit të Haredinajt me Zaevin u paralajmëruan bombat nga Grupi i Kumanovës për  konfliktin në Lagjen e Trimave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat