Sa Hashim Thaça i ka Republika e Kosovës

Opinione

Sa Hashim Thaça i ka Republika e Kosovës

Ejup Berisha Nga Ejup Berisha Më 31 maj 2019 Në ora: 00:26
Hashim Thaçi

Deri para disa ditëve Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi me ngulm kërkonte shkëmbim teritoresh me Serbinë. Ky është njëri version i Hashim Thaçit pra i atij Presidenti të Republikës i cili siç thashë më lartë kërkonte shkëmbim teritoresh me Serbinë. Ky far Hashimi bile tregonte edhe përralla për fëmijë të tipit se me shkëmbimin e teritoreve-territor përfiton vetëmse Republika e Kosovës e jo edhe Republika Serbisë në këmbim. Këto pra ishin përralla tipike për fëmijë të cilave nuk u besojnë më jo vetëmse fëmijët por edhe as foshnjet e posalindura.

Z.Thaçi cili është ai komb dhe shtet që do të jepte teritor dhe nuk do të merrte territor si kompenzim për teritorin e dhënë.

Ani nëse rastësisht ka edhe të tillë kjo nuk është asesi Serbia e cila gjithmonë dhe përher luftërat i ka bërë kryesisht për të përvetësuar e jo edhe për të dhënë apo dhe për të falë teritore. Dhe sot befasisht dhe çuditërisht del versioni i dytë i Hashim Thaçit tjetër i cili kërkon bashkim kombëtar.

Prandaj u habita dhe e parashtrova pyetjen se cili është ky Hashim Thaçi i cili tani kërkon bashkimin e Kosovës me Shqipërinë ndërsa deri para disa ditësh fliste me shumë entuziazëm për projektin e shkëmbimit të teritoreve me Serbinë. Me këtë rast për ti shmangur hamendjet se sa Hashim Thaça i ka Republika e Kosovës sepse mua po më dalin më shumë se një i ftoj zyrtarët kompetent të Republikës së Kosovës që të hulumtojnë dhe të tregojnë se sa Hashima i ka Republika e Kosovës të cilët e mbajnë postin e Presidentit të Republikës.

Nëse Republika e Kosovës i ka dy apo edhe më shumë Presidenta atëher mua më shumë po më pëlqen ky versioni i Hashimit të sotit i cili po kërkon bashkim kombëtar sesa ai Hashimi i cili deri dje kërkonte kokë më vete korrigjim të kufijve shtetëror me Serbinë.

Prandaj e përshëndes Presidentin e Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, i cili po kërkon bashkim kombëtar ndërsa dua ta qortoj shumë atë Presidentin tjetër Hashim Thaçi, cili deri dje kërkonte shkëmbim teritoresh me Serbinë duke harruar se për çdo pëlllëmbë toke të Kosovës është derdhur shumë djersë, por edhe gjak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat