Mëngjesi i qetë dhe një pas dite e përgjakshme!

Opinione

Mëngjesi i qetë dhe një pas dite e përgjakshme!

Nga: Milazim Maraj Më: 31 maj 2019 Në ora: 10:52
Milazim Maraj

• Kaluan në përjetësi dy heroi të Kosovës.                                                                                                                    

• Zv. Komandanti i BDV, Xhemajl Fetahaj.                                                                                                               

• Milazim Shala, luftëtar i shembullor.

Sot  më 31.05.1999 në Rasë të Koshares mëngjesi,  filloj i qetë. Komandanti i Batalionit të dytë shkoj në komandë të Brigadës. Kishin një takim. Unë fillova një inspektim të vijës së zjarrit. Nga zona “A” dhe përfundove në zonën”C”. Te fundit i takova Flamur Kajtazin dhe Milaim Mazrekaj. Pastaj u nisa drejt strehimores së mjekëve. Gjatë rrugës u dëgjuam më Komandantin, pasi i tregova ku jam më tha takohemi të “herifat”. Posa arrita të stacioni shëndetësor u takuam më komandantin, biseduam pak për situatën në vijën e zjarrit dhe ai na njoftoj për të rejat nga Brigada. Ndërkohë dëgjova një zë shumë të ulet në radiolidhje:”Zova fillojm”dhe pastaj po ashtu më atë zë të shterur “vullkan fillojmë” Granatimet po fillojnë i thash komandantit. U ngrita shpejt dhe u nisa më vrap. Ushtaret që ishin në pushim kishin dal para strehimorëve të veta , futuni brenda, futuni brenda ju thirra më zë të lartë. Posa arrita para strehimores së komandës para meje u ngritë kërpudha e tymit dhe pluhurit. Pas shpinës time ishte ushtari Samet Dernjani  ai rënkoj thellë. Kurse para meje pashë te shtrire Komandantin Bashkim Kalaveshi, ushtari Faik Lulaj dhe një gjerman vullnetar idili mbante dorën që i rridhte gjak dhe kërkonte ndihmë, emri i të cilit nuk po me kujtohet, kam hapur radiolidhjen dhe kam thirre, “Herifat”. Pas pak erdhën mjekët, Fazli  Shala, Miftar  Zeneli, bashkë më ushtaret më barela.                   

Në këto momente kuptuam që janë të plaguar:

  1. Bashkim Kalaveshi Komandant i teknikes ushtarake.
  2. Faik Lulaj
  3. Ilir Begu
  4. Samet Dernjani
  5. Bahri Gashi
  6. Gjermani Vullnetarë.(emri i tij tani nuk me kujtohet).

Përveç kësaj dhembje dhe brenge doli edhe një brengë tjetër të cilën nuk e mendonim. Zëri i shterur tani i uroj( Uspello 5 pobijeni  bravo) që do të thotë pati sukses, 5 të vrarë bravo.                                                          

Ky vëzhgues duhej të ishte afër apo fare pran nesh. Nga se e kishte parë Bahri Gashin që shkoj vetëm në këmbë dhe nuk e kishte llogaritur të vrarë. Ishte brengë dhe dhembje, ishte i plaguar komandanti. Pas këtij konstatimi në gjuhën serbe u pamë në sy më komandantin. Tani në kokë më sillej pamja e asaj skenë të tmerrshme. Nuk arrita as për tu  thënë  futuni brenda. Më silleshin në kokë fjalët e të plagosurve. Bashkim Kalaveshi, i cili nuk rënkonte edhe pse kishte plagë të madhe në anën e majtë të gjoksit. Më trego si është puna i thoshte mjekut; po,  pak është s’ka  gjë, degjo më thuaj mendimin tuaj profesional së shumë nuk të besoj kështu s’ka gjë të kamë dëgjuar kur u thoshe dëshmorëve. Faik Lulaj ankohej së dhembje në fund  të barkut. E zhvesha dhe e pashë kishte një plagë të madhe në lartësinë e femurit në këmbë e djathtë, por dhembjet në fund  të barkut i shpjegoj mjeku. Diagnoza e parë; Këmben nuk e ka të thyer.Copa e granatës nuk ka dalë. Kjo mundë të ketë shkuar lartë në pjesën abdominale dhe aty krijon dhembje. Ndihmen ia kë dhënë mirë më tha. Në plagën e hapur futa terë fashon që e kisha në xhep  sikur po mbyllja një grykë të shishes. Dhimbjet ishin shumë të mëdha gati sa nuk i ra të fikët. Por më pastaj u qetësua. Bahri Gashi ishte plaguar në këmbë por posa mori ndihmën e mjekut nuk pranoj të ndahet nga shokët e vet të luftës u kthye përsëri në strehimoren e mortajave. Në radiolidhje dëgjuam edhe një lajm të hidhur kanë ra dëshmor dy bashkëluftëtarët tonë  zv kom. I BDV. Xhemajl  Fetahaj dhe Milazim Shala. Kjo ditë për neve pati çmim të lartë. Në mbrëmje u interesuam për të plaguarit, mjeket na treguan së janë transferuar për në spitalin ushtarak në Tiranë. Telefonave vëllai tim Ramën  pasi i tregova që jam  mirë i thash. Shko në spital ushtarak në Tiranë, shihe si e kanë gjendjen Bashkim Kalaveshi dhe Faik Lulaj, sot kanë  mbërri aty. Pas pak erdhi telefonata, ishte Rama,  këtu jam dhe janë mirë, fola edhe më mjekun kanë kaluar rrezikun. Ma jep Bashkimin, si je Bashkim ? ai si gjithë herë origjinal; mjeket po thonë së  jam jashtë rrezikut për jetë edhe unë po them kështu”. A ke dhimbje?” jo jam nën terapi kundër dhimbjeve” uroj që sa ma shpejt të kthehesh në luftë. “Shpresoj” tha Bashkimi. Faik Lulaj si more burrë” ma mirë jam. “Mjeku më tha së nuk ka rrezik, a i ke krejt në rregull? “O mos më shtinë më qesh së po me dhëmbin plagët”. Faik pa i kontrollua dhe shëruar mirë të gjitha mos u nis në luftë” mirë komandant” dhe përsëri qeshi. Shëndet dhe shërim të shpejt iu uroj edhe komandanti. Kështu përfundoj një ditë e filluar qetë dhe e përfunduar më shumë dhembje. Tani u kujtova si nuk më kapi mua asnjë copë granate?! Sameti ishte pas meje! Rasti është mbret i botes. Kjo është lufta, vetëm fitorja na shëron këto plagë të rënda dhe më shumë dhembje. Tani vonë u kthyen snajeristet tonë, ata nuk folën vetëm dorëzuan 6 teneqe të pushkëve të tyre që tregonin rezultatin e goditjeve. Përshëndetën dhe dolën.  Me komandantin po analizonim fjalët serbe në radiolidhjen motorola. Kush mundë të jetë? Nga na përgjonte? Si e diti sa janë? Shumë pyetje tjera që po i shtronim vetes. Ndoshta duhet të studiohet zëri. Këtë mundë ta bëjnë “flamurët”PU dhe ZKZ.                                                                                                                 

Në radiolidhje tona dëgjuam për luftën që kishin  bërë dy bashkëluftëtaret tonë Xhemail  Fetahaj dhe Milazim Shala... Ata kishin asgjësuar tërë njësinë serbe në atë poligon të mbushur më tenda të ushtarëve serb.                                                                                                                                                                                       
Kishin rënë në fushën e minuar pasi kishin kryer aksionin.                                                                                                                            
I përjetshëm qoftë kujtimi për dëshmoret tonë.                                                                                                                           
Të nderuara qofshin familjet e tyre që i rritën dhe i edukuan për këtë ditë.                                                                                                        
Lumë Kosova që ka djem që luftojnë për Lirinë e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat