A jemi popull budall, naivë apo qyqar?

Opinione

A jemi popull budall, naivë apo qyqar?

Nga: Shpend Salihu Më: 31 maj 2019 Në ora: 22:20
Shpend Salihu

Derisa në Kosovë lulëzon krimi i organizuar institucional, shkallë enorme e korrupsionit, biznes joformal evazion fiskal, shpërlarje e parasë, shkallë e lartë e papunësis, varfëri ekstreme, nivel i ulët arsimor, shëndetësi e bastarduar, gjyqësi politike me prokurorë e gjyqtarë të emëruar nga politika, ekstremizëm fetar, nepotizm etj etj etj, shtohet pyetja?

A jemi popull budall që durojmë këta banditë e bastardë të mallkuar të na shkelin apo jemi naivë e nuk e kuptojmë situatën politike e socio-ekonomike apo jemi qyqarë e nuk guxojmë të ngritemi e të i japim fund kësaj amullie e anarhie në të cilën kemi rënë qe një kohë të gjatë.

Si mund të themi se jemi shtet i ri, kur qe 20 vite jemi çliruar qe 11 vite kemi mëvetësi e ende jemi në amulli. Niveli i pagave në sektor publik është skandaloz, sindikata shantazhohet ose korruptohet që të e ndërpresë ose bojkotojë ose sabotojë punën, gjersa irritimi i masave çdo ditë rritet, por nuk ndërmirren masa adekuate që të gjithë punonjësit dhe popullata të ngritet në protesta masovike e kontinuele të formohet një qeveri teknike të zbatohet parimi i meritave në sistemimin dhe profilizimin e kuadrove në poste drejtuese dhe të hartohen plane dhe programe zhvillimore për tejkalimin e krizës.

Derisa ne nuk veprojmë e nuk ngritemi të gjithë do na shkelen të gjitha të drejtat dhe liritë subjektive do na shkelen, do vazhdojmë të jetojmë në Geto dhe të qahemi sesi situata jonë ekonomike ose karriera jonë profesionale nuk po avancohet, pra do jetojmë në mjerim.

Është koha të ngritemi e këta bastardë me diploma të blera, që në kurriz tonin janë pasuruar gjersa ne përditë po varfërohemi të i largojmë nga pushteti.... bëhuni burra e mos kukatni por veproni në praktikë, kësi shteti nuk na duhet ose të endryshojmë gjendjen ose të bejmë një kryengritje paqësore ta përmbysim këtë pushtet të injorantave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat