Krim dhe marrëzi

Opinione

Krim dhe marrëzi

Nga: Kimete Berisha Më: 31 maj 2019 Në ora: 22:32
Kimete Berisha

1. Atifete Jahjaga: 'Vendi që mëton demokraci e sulmoi një grua'.

- Ky vend nuk e ka sulmu askënd, por sulmin e kanë bë disa fëmijë. Ky vend 'jodemokratik' ty moj erife të ka ba Presidente.

2. Blerim Latifi: 'E kanë rreh gruan rome sepse kujtojnë që shkojnë në xhenet'.

- Gruan rome nuk e kanë rreh imamët e hoxhallarët, po një djalë i ri me tatuazhe (të cilat i ndalon feja islame). 
Çka ka faj këtu feja islame? 
Shumë ka qejf ky këshilltari i Kadri Veselit mos me pas Zot, ama jo për krejt, veç për myslimanët ka qejf mos me pas Zot.

Inkuizicionin dhe ndjekjen e shtrigave, vrasjen e miliona vajzave e grave të pafajshme nuk e kanë bë myslimanët.

3. Vlora Çitaku: 'Turp na qoftë. Jemi racistë'.

- Nuk është e vërtetë që jemi 'racistë'. 
Ndoshta po nisesh prej vetes, se shqiptarët s'kanë bë zullum kurrë ndaj askujt. 
Nuk ka ndodh kanagjeq e dasëm e madhe e 
shpijanikëve shqiptarë pa thirr defatore rome (Hamide defatoren bile e kanë adhuru).

Shqiptarët u kanë ndihmu romëve, gjithmonë, me pare e me çka kanë pas, se edhe vet kanë qenë të varfër.
Fallxhoret dhe shitëset rome i kanë pas dyert e hapura te shtëpitë e shqiptarëve dhe kurrë kush nuk i ka nguc, m'o Zot m'i rreh. 
Ka shqiptarë që janë martuar me to. 
Rastin i shoqes tënde të klasës 'Nurijes' është rast i izoluar dhe unë po habitem qysh po ia lejon vetes me marrë gjithë këtë përgjegjësi, me thënë se 'romët e kanë braktisur shkollën për shkak të presionit të shqiptarëve', gabim historik dhe politik.

Ramushi ka të drejt që thotë se Ju po e dëmtoni Kosovën, si sot me deklarata impulsive dhe me pervoja personale që ia 'shitni botës' si fakte historike të një shoqërie.

4. Berat Buzhala: 'Bërnabiç nuk e ka qaq keq'.

- Nuk kam koment. E di që gazetari nuk mendon kështu, por nuk është mirë me thënë kështu, se e lexojnë fëmijët e kujtojnë që përnjëmend krejt shoqëria është e egër.

5. Veton Surroi: 'Ata fëmijë që u vranë nga serbët para 20-të vjete sot e rrahin një grua dhe janë fashistë'.

- Shumë i pëlqen këtij serbofilit me na quajt 'fashistë. 
Edhe pas luftës e ka quajt komplet popullin shqiptar 'fashistë'. 
Ky s'don me ditë, s'don me ba dallimin: se fëmijët shqiptarë i vrau dhe masakroi shteti serb, kurse gruan rome e rrahën disa fëmijë e jo shteti i Kosovës, shoqëria dhe shteti nuk e kanë sulmu atë grua. (Vrasësit serbë të fëmijëve shqiptarë janë të lirë, e sulmuesi shqiptar i gruas rome është në burg).

6. Blerta Deliu: 'Gjest racist..'.

- Romët jetojnë të lirë në Kosovë. Kjo grua nuk u sulmua për shkak se është rome. 
Ka njeri që e rreh nanën e vet, e qysh po thoni ju, krejt shoqnia me marrë përgejgjësinë pse del një kriminel që e rreh nanën e vet a? 
Në Kosovë ka ndodh djali e ka mbyt nanën e vet, çka me thënë tash që 'shkolla e ka mësu me vra nanën e vet a'!

Kjo grua u sulmua si pasojë e lajmeve të rreme të portaleve për të, pa asnjë fakt, bazuar në intriga e publikuan lajmin se ajo 'vjedh fëmijë'. 
Portalet ia kanë ndërsy fëmijët kësaj gruaje.
Dhe ia kanë rreziku jetën.

Portalet duhet ta 'zhbëjnë' lajmin e rremë për atë grua, që është viktimë e portaleve, dhe tjera herë të kenë kujdes me fotografi të njerëzve, pa i verifiku ato se mundet me ndodh edhe më keq.

Ky rast kaq i rëndë dhe i pafalshëm duhet gjykuar me krejt forcën (s'ka lidhje që sulmuesit janë fëmijë, duhet të çohen aty ku e kanë vendin, në burgjet adekuate për të rinj, si në Amerikë që edhe adoleshentët i dënojnë me burg të përjetshëm dhe vdesin në burg për veprat që i kanë bë nën moshën 18 vjeçe, se nuk pyet drejtësia amerikane për moshë), sepse fatkeqësisht 'edhe fëmijët vrasin'!

Indiferenca e fëmijëve tjerë ndaj gjesteve barbare të këtyre fëmijëve është pasojë e frikës së tyre të përbashkët 'nga ajo grua'.

Aq më tepër tash që djemtë shqiptarë gjithë ditën 'vrasin në lojë', dhe vrasin nën mbikqyrje të prindërve.

P.S. Dikujt i bjen shi n'kallamoq, badihava, s'ke çka i bën. Kadri Veselit i qëlloi ditëlindja në Natën e Katragjegjave, e unë e pata dje, boll m'doni, po kujt s'i ra në mend për m'u, si duket m'doni veç për interes, me ju shti me kesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat