Përgjigje e shkurtër kryeminstres së Serbisë, Bërnabiq

Opinione

Përgjigje e shkurtër kryeminstres së Serbisë, Bërnabiq

Nga: Gani I. Mehmeti Më: 1 qershor 2019 Në ora: 06:39
Gani I. Mehmeti

Kryeminsitrja Ana Bërnabiq, ditë më parë u përpoq të ofendojë shqiptarët, se qenkan të dalë nga malet!

Po, kur të kthehesh në anën tjetër, ne kemi respektuar gjithherë Malësorët, të cilët ishin shumë të ditur, shumë të edukuar dhe shumë trima e atdhetarë. Kjo, mua nuk më ofendon fare. Malet na i dhanë vetë serbët më 1999, duke na dëbuar nga shtëpitë tona, ata që “nuk paskan dalë nga mali” të cilët në çdo luftë janë treguar më të egër se vetë egërsirat.

Këta serbët e “mirë” nuk kanë lënë asgjë të keqe pa ushtruar ndaj shqiptarëve të pambrojtur, sa herë që kanë mundur. Këta të krahasohen me egërsirat është pak, po edhe do të ishte një ofendim për egërsirat, se këta ua tejkalojnë egërsirave. Të shikohet se sa civilë janë vrarë jo vetëm në luftën e fundit në kosovë, por edhe në Bosnjë dhe Kroaci.

Të shikohet se sa fëmijë janë prerë, vrarë e djegur nga serbët vetëm në luftën e fundit – dhe, pastaj mund të matemi se kush paska dalë nga malet.

Kush u përpoq të vrasë shqiptarët nga viti 1990  me uri, me largimin e tyre nga puna?

Nuk mbahet mend të ketë vrarë ndo njëri nga shqiptarët fëmijë. Për mua është e padëgjuar.

Sa nëna shqiptare shtatzëna iu ça barku, iu nxor foshnja  e pastaj u vranë të dy edhe nëna edhe foshnja !?

Vetëm një i sëmurë psikik mund t’ia theri me singi fëmijën nënës, ta ngrisë fëmijën lart duke shprdhur në luftë me jetën dhe t’i thuhet nënës së atij fëmije të qesh!!!

Sa kilogram sy të fëmijëve kishte mbledhur kryeçetniku serb gjatë Luftës së Dytë Botërore  dhe ishte krenuar me këtë?

Vërtet, lufta me ata që je në luftë, mund të zhvillohet, pra ushtria me ushtri, por jo edhe  me civili, ani pse ajo e ka kundërshtuar sundimin serb.

Shqiptarët nuk kanë bërë asnjë luftë me qëllim të pushtimit të tokave të të huajve, ndërsa serbët vazhdimisht kanë zhvilluar luftëra  pushtuese, sidomos ndaj shqiptarëve, pse na kanë muguar aleatët, siç e kishin ata Rusinë.

Sot, falë mirëkuptimit të SHBA e shteteve evropiane dhe arkitektit të Pavarësisë së Kosovës, Dr. Ibrahim Rugovës dhe UÇK-së, është e vërtetë se kemi aleatë edhe ne. Këta aleatë Serbia përpiqet ditë e natë t’ia largojë Kosovës, por nuk do të mundet, se ne jemi në të drejtën tonë, jo pse kemi dalë nga malet apo jo, por pse kemi nisur të vetëdijësohemi edhe ne për të jetuar në liri,  larg nga pushtimi serb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat