Kjo klasë politike në çfarë derexhe e solli rininë e Kosovës

Opinione

Kjo klasë politike në çfarë derexhe e solli rininë e Kosovës

Nga: Mr. Bislim Aliu Më: 2 qershor 2019 Në ora: 10:50
Mr. Bislim Aliu

Pa dyshim populli i Kosovës e sidomos rinia e saj, po jetojnë në një kohë të pakohë. Në një kohë tejet të vështirë, kur në Kosovë, nuk ka rregull, as rend e ligj, përparim dhe asnjë perspektivë. Pra, në një kohë alarmante, kur atyre iu ka humbur edhe shpresa e fundit, për të jetuar edhe më tej në Kosovë. Ndaj, politikanët tanë, me politika joparimore, antiligjore, antinjerëzore dhe fare jodemokratike, rinisë sonë, ua humbi “udhën në oborr”, duke mbetur jetima, pa mbështetje shtetërore. Pra, kanë mbetur të ngujuar, të izoluar, pa punë dhe pa farë perspektive.

Ata nuk mendojnë, për të jetuar më në Kosovë. Kështuqë 30-40 mijë të rinj, për çdo vjet largohen nga Kosova. Ndaj, kjo gjendje mund të vlerësohet edhe alarmante, meqë kjo klasë politike, ua humbi mundësinë për një shkollim të mirëfilltë, kur tani Kosova po shënon edhe 11 vjetorin e pavarësisë. Pra, kjo klasë politike, qe 20 vjet paslufte, për çdo vjet e dënoi ashpër rininë kosovare, duke ia humbur shpresën e fundit për një jetë më të mirë.

Me diploma në xhep, shëtisin e sorollatën udhëve e kafeneve, si të ishin të ndonjë shteti tjetër, e pushtetarët tanë, punojnë në 4-5 vende të punës. Shëtisin përherë me jahte e aeroplan privat, me disa villa, duke u pasuruar me miljona e miljarda, e rinia jonë ka mbetur jetim. Jetim ka mbetur pa përkrahje shtetërore. Ata vazhdimisht konkurrojnë në 40-50 vende pune, por më kot. Vend pune për ta nuk ka, nëse nuk e ke përkrahjen e ndonjë politikani të lartë, apo nuk je ndonjë mik, axhë, nip, baxhanak apo tezak i pushtetaritarit apo zyrtari të lartë. Kjo anomali vazhdon gjithnjë, pra, si në nivelin qendror, poashte edhe në atë komunal. Pra deri kur rinia jonë të sakatoset dhe të vuaj shpirtërisht?!

Me të vërtetë është e pafalshme, se si kjo klasë politike e inkriminuar në Kosovë, e shkatrroi rinin kosovare, për afro 20 vjet paslufte dhe 11 vjet paspavarësisë, duke e dënuar ashpër, si në arsim, punësim, izolim e sidomos në persptivë . Dhe, kështu vazhdimisht, ua humbi shpresën e fundit për të jetuar edhe më tej në Kosovë. Ata me diploma në xhep shëtisin për çdo ditë udhëve e kafeneve pa punë dhe pa perspektivë. Nëpër kafenetë tona është bërë “modë” duke dëgjuar të rinjët tanë, se si flasin njeri tjetrit, që sa më shpejt të ikin nga Kosova. Dhe kështu pushtetarët vazhdimisht, ua humbiën shpresën dhe vullnetin për jetën! Ata të mërzitur shëtisi n udhëve duke kërkuar punë, por më kot punë për ta nuk ka. E, pushtetarët tanë me shumë vend pune dhe duke e zhvatur këtë popull fukara e duke u bër miljoner dhe duke shetitur me jahte e avion privat e vila të shumta, jetojnë si “sheikët” dhe “sulltanët” . Deri kur a thua, pushtetarët tanë ta injorojnë rininë kosovare?

Kjo qeveri e tashme, por edhe të gjitha qeveritë të tjera të pasluftes, sikur asnjëra nuk pati, ndonjë vizion apo platform ë të qartë, për punësimin dhe ruajtjen e kësaj rinie kosovare. Pra, kësaj rinie për të cilën të gjithë jemi mburrur se e kemi më të renë dhe më të bukurën në Evropë. Dhe, pa vizion të qartë, insttucionet dhe pushtetarët tanë, sikur e harruan tërësisht rininë, duke u bërë për vete miljoner, e rinia dhe populli në përgjithësi, mbeti pa përkrahje shtetërore, sikur të ishin të ndonjë shteti tjetër e jo të Kosovës?!

A thua, deri kur këta pushtetarë, t’i shtinë “veshët në lesh” dhe të sillen thuajse çdo gjë është në rregull e të mos qajnë kokën fare për rininë e Kosovës? Vallë, a ka më keq dhe më dhembshëm kur rinia jonë dhe gjaku ynë i ri të vuaj shpirtërisht? Andaj, rinia e jonë ka rënë në hall dhe përherë po vuan shpirtërisht, nga kjo vrazhdësi, e papërspektivës dhe e pashpresës, për një jetë më të mirë dhe më të dinjitetshme. Ndaj, pra qe 20 vjet, pushtetarët tanë, ua humbën përspektivën dhe ua shkatrruan ëndërren rinore, për të punuar dhe për të jetuar në Kosovë në vendin që e ëndrruan më së shumti. Ata gjithnjë, janë të fyer dhe të thyer shpirtërisht, duke ua humbur shpresën e fundit të jetës dhe për tua hapur udhën e largimit nga Kosova, nga vendi ku u linden dhe e deshën më së shumti?!!!

Me të vërtetë, unë nuk po e di dhe fare nuk po e kuptoj, si munden vallë, institucionet tona; qeveria, parlamenti dhe presidenca, të veprojnë aq lirshëm dhe aq papërgjegjësi, e të mos angazhohen në ruajtjen e kësaj rinie të re, të shëndosh dhe me vitalitet të lartë? E vallë, si mundet aq leht të harrohet dhe të nëpërkëmbet ky vitalitet më i miri në Evropë?!

Pushtetarët tanë në çdo zgjedhje kanë premtuar mirëqenie më të mirë, e sidomos 150 mijë e deri në 200 mijë vende të reja pune. E tani sikur i kanë harruar premtimet dhe sikur askush nuk përgjigjet për premtimet e shfaqura para popullit. Dhe, për këtë u erdhi fundi premtimeve boshe! Pushtetarët tanë qe 20 vjet luftuan e luftuan për vete dhe për pushtet, e asnjëherë nuk punuan për shtet. E harruan popullin, e harruan rininë, e harruan mirëqenien, i harruan ligjet, përspektivën, demokracinë, dhe lirinë e shprehjes. I harruan të gjitha. Ama të gjitha i harruan. Vetëm vetën nuk e harruan! U bënë miljoner, e populli mbeti i varfër, pa punë, pa dinjitet dhe pa fare perspektive. Amon ju intitucione dhe ju pushtetarë, mendoni mirë me kokën tuaj, “zgjohuni nga gjumi” e mos bëni hajgare me popull dhe me shtet? Populli nuk do më vetëm fjalë e teori. Populli do punë e mirëqenje konkrete dhe rregull e ligjshmëri. Andaj, veproni drejt e mendoni mirë për të mirën e popullit dhe të rinisë, sa nuk është bërë vonë?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat