Shqiptarët u gjetën nga Amerika...!

Opinione

Shqiptarët u gjetën nga Amerika...!

Nga: Agim Vuniqi Më: 4 qershor 2019 Në ora: 20:59
Agim Vuniqi

Shtrohet pyetja a ishte Enveri çlirimtar apo trathëtarë, nëse ai e shpiu vendin në taborin e shteteve antifashiste, atëherë nuk mund të shiqohet me syza që nuk kanë si njësi matëse dioptrinë, dhe pse Greqia përpiqej dhe pretendonte vazhdimisht që Shqipëria të klasifikohej në anën e humbësve, si aleate e nazi-fashizmit, vetëm për një arsye për të arsyetuar gjenocidin kundër popullatës çame, atëherë, por edhe pastaj me të gjitha mjetet.

Evropa në atë kohë ishte e humbur po të mos ishte intervenimi amerikan, i cili e shpëtoi Evropën nga qizma naciste, gjatë Luftës së Dytë Botërore, por edhe kundër qizmes së Stalinit, më vonë e Hrushqovit nga influenca megalomane komuniste.

Bota nuk do të harrojë ditët e fryerjes së erërave të Luftës së tretë botërore, në prag, të cilën fatmirësisht e zgjodhi J. F. Kenedy, duke ia lënë për më vonë edhe presidentit Regan të shpartallojë preandorinë sovjetike. Pse Shqipëria nuk ishte në taborin e shteteve të zhvilluara, të cilat përfituan nga programi Marshall, ishte se këtë e gatiti konferenca e treshes në Jaltë. Dhe që nga atëherë Shqipëria notonte në valët e turbullta të ekzistencës për të mbijetuar si shtet sovran apo për të humbur nga harta politike e Evropës, ky ishte edhe motivi i mbylljes, por edhe ndërrimi i akrepave të kompasit kah Stalini, i cili në atë kohë premtonte zgjidhjen e problemeve nacionale me shumë kujdes.

Edhe pse Enveri kishte kërkuar më 1949 bashkimin e krahinave shqiptare në një shtet nuk u realizua, edhe për shkakun që edhe jugosllavët i ndërruan fjalët, duke ndrydhur shqiptarët si asnjë shtet tjetër. Dhe çka duhet të bënin shqiptarët atdhetarë te Kosoves, të përqafonin politikën e vojvodëve çetnikë të cilët kishin veshur gëzofin e partizanëve komunstë, apo të simpatizonin dhe t'i afroheshin shtetit amë të udhëhequr nga kryetari poashtu komunist Enver Hoxha.

Zgjedhje tjeter nuk kishin atehere, tash jane gjetur nga aleati natyror i tyre SHBA dhe nuk ka fuqi ne bote qe ndal kete lidhje...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat