Kudo të jesh e të kërkon Atdheu kthehu!

Opinione

Kudo të jesh e të kërkon Atdheu kthehu!

Nga: Milazim Maraj Më: 5 qershor 2019 Në ora: 15:00
Milazim Maraj

•Konsolidimi i radhëve në Batalionin-II.                                                                                                                          

• Kaloi në Përjetësi, Luftëtari,  Hero i Kosovës:                                                                                                                                          

Ramadan Gani Salihu.

Nga ora 2.40 të datës 30. 03.1999 kanë filluar granatimet. Granatat shkojnë në drejtim të Padeshit, territor  të Shqipërisë. Nuk  ka lëvizje të ushtrisë serbe. Sot sikur kanë zgjedhur luftën në distancë. Vëzhguesit tonë, po provojnë të i gjejnë vatrat e tyre të zjarrit. Granatime pati gjatë terë ditës. Granatohej për gjatë tërë vijës tonë të zjarrit. Artileria jonë po ashtu ishte mjaftë aktive. Nuk përgjuam ndonjë zhvillim nga ana e tyre deri në ora 10.00   Nga ora 11.00  filluan kërkesat për tërheqje te të  mbeturve, dhe të plaguarve. Lajmërohej edhe  së shumë  ushtarë  serb  kishin braktis ushtrinë serbe. Snajperisti  Musa Smajli kishte vrarë një oficer të njësisë speciale, që kishte uniformë të zezë. Ky oficer një herë i pati shpëtuar plumbit të Musa Smajlit kur armen e kishte ende  të pa riktifikuar. Ai më pas kishte mbetur  për disa ditë  aty i shtrirë, këtë e vërente Musa më dylbinë e tij Në Rrasë të Koshares  në Batallonin e –II-po bëhej  konsolidim i radhëve. Në strehimoren e komandës ishin komandantet e kompanive. U vendos që Kompania e –IV- e komanduar nga Zahadin Krsaniqi ta mbuloj  Zonën “A” Kompania e –II- e komanduar nga Jetulla Gashi Zonën “B” dhe kompania e –III- në, zonën “C”. Çdo kompani  ushtaret do jenë në detyrë më ndërrime çdo ndërrim zgjatë 8 orë. Kjo vlen deri në vendimin tjetër, 31 ushtaret e stërvitur të ardhur nga Kolshi u sistemuan në kompaninë e –III-. Çdo kompanie iu ndanë nga tre radiolidhje. Nofkat në radiolidhje i kanë më numra, Bjeshka,1,2.3.4. Nofkat brenda kompanisë i zgjedhin vet dhe për këto njoftohet zv. Komandanit i Batalionit  të –II-.                                                           

Tani ora është 23.00  nuk ka luftime, përveç të ndonjë krisme të rrallë nga pozicionet tona. Në Strehimore e komandës së Batalionit të –II- po behej përgatitje për aksione të radhës . Plani trajtohej dhe përgatitej deri në imtësi, ky plan duhet të realizohet dhe nuk guxon të i mungoj as elementi më i vogël. Sonte po bisedonim për B.K. Mungesa e tij në mesin tonë ndjehej, kishte lënë hapësirë të madhe, jo vetëm profesionale por edhe kolegiale.                                                                                                                                                                                  

Qerimi na përkujtoj rastin, kur kishte hapur një tas më pjeshkë të konservuara dhe kishte ofruar nga gjysmë  pjeshke  për secilin. B.K. pyeti çka janë këto, qepë turrshi ; u mahita. Nuk i dua, po merre provoje një herë nuk i dua të thashë . nuk dua t’i provojë. Në strehimore ishte errësirë dhe pjeshkat nuk dukeshin. Merre provoje vetëm një i tha Qerimi; nuk, dua, nuk dua dhe nuk dua e kuptove tani. Atëherë Komandanti që mezi fliste nga të qeshurat i tha o B.K mere së nuk është qepë por pjeshkë. Ai e mori dhe tani i ngacmuar përsëri gaboj tha “po pse po thoni hudhër” edhe një herë qeshën të gjithë.                                                
Pas të qeshurës tonë , morëm lajmin  e hidhur, kështu është lufta. Ka rënë Dëshmorë Ramadan  Salihu. Strehioren e kaploj heshtja e ngarkuar më plot keqardhje. Në përleshjen  e  ashpër  që pati  gjithë ditën, në pjesët e vijës së zjarrit poshtë Rrasës së Koshares  ka rëne  Dëshmor ushtari i shkëlqyeshëm  Ramadan Gani Salihu. Ishte   i lindur në fshatin Zaskok të Ferizajt, ishte nga familjet që kurrë nuk u pajtua më robërinë.  Më vëllezër dhe motra kishte marrë pjesë në të gjitha demonstratat e viteve të vlimeve patriotike në Kosovë. Kishte jetuar në Këln. Kishte ardhur nga Gjermania duke lënë familjen , punë dhe studimet në Fakultetin e Ndërtimtarisë në Vupertall.  Ishte mobilizuar në qytetin Solingen . Stërvitjet ushtarake intensive  më program të shkurtuar i kishte kryer në Burrel, për tre javë rresht. Pas stërvitjeve sistemohet në Br. 138 ”Agim Ramadani” në Batalionin e -I- në Koshare.                                                                                                                                                                                                

Kaloj në përjetësisë, heroikisht në vij të zjarrit, u varros më 31.5.1999, u varros, më nderime të larta në varrezat e Dëshmorëve në Koshare. Ishte nder të paret që po varrosej në këtë kompleks. Në kujtesën e shokëve të vet mbetën kujtimet për bashkëluftëtarin, afërsia e tij më shokët e luftës, gatishmëria për të marrë detyrën më përgjegjësi dhe përkushtimi që sa më mirë ta kryej obligimin në shërbim të atdheut. Patrioti Ramadan Salihu do të mbetën në kujtesën tonë si shembull për ushtaret e rij të Republikës së Kosovës. Mesazhi i kësaj sakrifice është kudo që të jesh  nëse populli yt është në rrezik kthehu në betejë për ta shpëtuar nëse shpëton jeto si njeri i lirë dhe më ndërgjegje të pastër së ke kryer obligimin tënd si shqiptarë. Nëse vritesh nuk vdesësh kurrë, por do të jetosh në historinë e popullit tënde, në kujtesën dhe zemrën e kombit tënd. Heshtja e shokëve të tij pas marrjes së lajmit të dhembshëm ishte e rëndë, dikush nga ata thirri Lavdi. Lavdi brohoriten të gjithë. Trupin e tij të pa jetë e bartnin bashkëluftëtaret e tij. Me dhembje ishte pritur  lajmi edhe në Gjermani dhe  kudo, jo vetëm  në familje por edhe të shokët, dhe koleget e tij në studime dhe në punë. I përjetshëm është kujtimi për Heroin e Kosovës, Ramadan Gani Salihu!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat