Propozim: Të ndryshohet definicioni i Partive politike

Opinione

Propozim: Të ndryshohet definicioni i Partive politike

Nga: Ejup Berisha Më: 5 qershor 2019 Në ora: 21:31
Ejup Berisha

Si duket ka ardhur koha që të ndryshohet definicioni i  Partive politike  sepse definicioni i tyre i deritashëm nuk është më i qëlluar, i saktë, adekuat dhe me vend. Çdo organizatë shoqërore definohet në bazë të nismës, karakterit , qëllimit të formimit të saj si dhe në bazë të aktiviteteve të cilat i zhvillon ajo në  përditshmëri në praktikë.

  Kështu nga organizata të cilat ne mendonim se janë marrë dhe merren me politikë këto organizata politike të përbëra nga njerëz të cilët grupohen dhe organizohen në to për të hyrë në politikë me qëllim që një ditë të ja mësyjnë dhe ta  marrin   pushtetin përmes rrugës demokratike duke marrë pjesë në zgjedhje, çuditërisht këto janë shndërruar në organizata të cilat tërë kohës nuk bëjnë asgjë tjetër përpos që flasin pa lidhje, lëvdohen, gënjejnë, ofendojnë shajnë, shantazhojnë njerëz dhe grupe të tjera, por dhe marrin në qafë si edhe shkatërrojnë jetë individësh.

Këto gjithashtu flas për Partitë politike merren shumë edhe me thashetheme banale dhe të kota.  Dëshmi më e mirë për këtë që e thashë më lartë janë veprimet e tyre të deritashme dhe reale që nga pavarësimi i Republikës së Maqedonisë në vitin 1991 e deri në ditët e sotme në Republikën Veriore të Maqedonisë.

Se kjo ka ndodhur nëpër Partitë politike të cilat kanë vepruar më parë si dhe të njëjtat gjëra kanë vazhduar dhe vazhdojnë që të ndodhin edhe në ditët e sotme nëpër Partitë të cilat veprojnë aktualisht kanë ekzistuar dhe ekzistojnë dyshime të vogla të cilat me kalimin e kohës janë rritur dhe shtuar por të cilat kanë qenë të pavërtetuara deri para pak kohës dhe deri  kur deri para dy vitesh e gjysmë.

Për tu vërtetuar lidhur me devijimin e Partive politike nga nismat dhe qëllimet themelore për formimin e tyre jemi bindur nga bombat të cilat po qarkullojnë në vendin tonë në opinion që nga viti 2016. Në to shihet dhe dëgjohet se si janë sjellur dhe sillen Partitë politike vendore jo vetëm se me shtetin por edhe me qytetarët e vendit. Këto pra me këto dy kategori janë sjellur dhe vazhdojnë të sillen me tallje me përbuzje dhe me nënçmim.

Prandaj Partitë politike duhet definuar si Organizata apo grupime njerëzish të cilat duan të futen në politikë me qëllim që  një ditë të vijnë në pushtet përmes zgjedhjeve në mënyrë jo demokratike me idenë që pastaj tërë kohës të  tallen të bëjnë shaka dhe të luajnë me fatin e shtetit dhe të qytetarëve apo që ti marrin në qafë e në shkallë të fundit ti shkatërrojnë  si shtetin por edhe njerëzit të cilët janë pjesë përbërëse e tij pra shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat