Zgjedhjet e EU tundën udhëheqjet partiake në perëndim

Opinione

Zgjedhjet e EU tundën udhëheqjet partiake në perëndim

Nga: Sherif Ramabaja Më: 5 qershor 2019 Në ora: 23:43
Sherif Ramabaja

Ishte bërë apel që të dilet masovisht në zgjedhjet për parlamentin e EU-së, muajin që e lam pas. Kjo kërkesë ishte bërë në mënyrë që të frenoheshin forcat populiste, që kanë marr hov dhe po kërcënojnë Evropën. Secila parti kishte bërë fushatë në mënyrën e vetë. Ishte vetëm njëra që përfitoj nga këto zgjedhje në Gjermani. Partia ekologjike kishte arritur që të profilohet si duhet dhe kishte zgjuar kurreshtjen e të rinjëve me planin për mbrojtjen e klimës. Të rinjtë këtë vit, për mbrojtjen e ambientit dhe klimës ishin sensibilizuar nga nxënësja suedeze, Greta Thunberg e cila me angazhimin e saj arriti që t´i kaloi kufinjtë e shtetit të saj.

 Duke u frymëzuar nga vendosshmëria e saj, filluan edhe nxënësit në Gjermani të protestonin çdo të premte. Partitë kryesore në Gjermani CDU dhe SPD nuk ishin orientuar si duhet, që gjatë fushatës t´i kushtonin rëndësi temës, që tashmë po i preokupon të rijntë në Gjermani dhe Evropë. Në prak të zgjedhjeve u plasuar edhe një video në Youtube, nga një infleuncues që kritikonte partitë më të mëdha gjermane CDU-në dhe SPD-në, pasi nuk i kushtonin sa duhet vëmendje mbrojtjes klimatike dhe i injoruan të rinjtë. Rezzo, bënte thirrje që mos t´i zgjedhin përfaqësuesit e këtyre partive, po partinë ekologjike, e cila më së shumti po angazhohet për këto procese. Një video e tillë kishte arritur, për një kohë të shkurtë të kishte miliona klikime.

Partitë kryesore gjermane u ndodhën në defanzivë të plotë dhe nuk dinin se si të reagonin. Ato paraqitjen e tillë e injoruan, po pas zgjedhjeve u ndanë të zhgënjyera sepse kishin pritur rezultate të favorshme, ndërsa kishin pësuar debakël të vërtetë. Nga një debakël i tillë në zgjedhet evropiane më së shumti pësoi partia SPD, ku presioni ndaj udhëheqjes së kasaj partie, zonjës Nahles, erdh duke u rritur. Të dielën ajo paraqiti dorëheqjen e saj nga të gjitha funksionet partiake dhe shtetërore. Me dorëheqjen e saj u rrezikua edhe koalicioni me CDU-në, sepse këto dy parti përbëjnë koalicionin qeveritar. Duke analizuar mossuksesin, partitë në fjalë po profilizohen që t´u afrohen të rinjëve me temën e preferuar prej tyre, po për dështimet filluan edhe konsekuencat e para me dorëheqje.

 A i takojmë ne Evropës?

 Ne shqiptarët mburremi se jemi evropian. Këtë e themi gjithkund ku na jipet rasti. Të parët tanë këtë e kishin dëshmuar me qëndrimin dhe veprat e tyre. Mjafton të përmendim Gjergj Kastriotin dhe Rilindasit tanë. Ne sot përpiqemi të dëshmojmë se jemi Evropë, po me shumë veprime tona bëjmë të kundërtën. Politikanët tanë janë aq shumë të lidhur për postin e tyre, që nuk bëjnë ball dhe nuk mund ta paramendojnë se ka perenduar koha e tyre. Me sjellje dhe veprime të tyre dëshmojnë se  s´kanë të bëjnë fare me vlera evropiane . Ata me qoroditjen dhe verbimin për pushtet e kanë humbur lidhjen me realitetin dhe mendojnë se ata janë vetë, mesia e popullit. Smund ta paramendojnë që dikush është kundër tyre. Kërkojnë fajtorët , kush po i nxitë njerëzit kundër tyre, sepse veten e krahasojnë me shpëtimtarët e kombit. Pra me njerëzit e tillë në pushtet, ne shpesh pyesim se cilët jemi? Pse na ndodh ne kjo? Kur do të kemi njerëz të tillë që kur të largohen do të na dhimbsen, e jo të protestojmë që   t´i heqim qafe? Kur do të kemi njerëz që interesin shtetëror do ta vejnë para atij personal?

Ish kancelari austriak Kurz, që është shumë i dashur për masat u tërhoq sepse partitë populiste që kishte në koalicion nuk e rivotuan. Ai si demokrat  i çmuar si brenda ashtu edhe jasht vendit, e prishi koalicionin me populistët, kur e vërejti se e rrezikonin interesin shtetëror. Në fund ai ua tha troç: çka është mjaft është mjaft. E humbi postin, po do të përpiqet që sërish të kthehet me koalicion të ri që t´i mbroj vlerat evropiane. Kryeministri italian Conte, duket se edhe ai po kërcënon me dorëheqje. Edhe në Francë udhëheqësi i partisë republikane shkaku i zgjedhjeve evropiane dha dorëheqje. Kjo parti e vjetër franceze kishte figura të njohura udhëheqëse, siq ishin edhe ish presidentët francez Chirak, Sarkozy etj. Pra partitë dinosaure të Evropës po pësojnë tronditje të mëdha, po për t´i hapur rrugë zgjidhjes së problemeve, krerët e tyre po dorëhiqen. Një shembull se si duhet të sillen shqiptarët, nëse duam të jemi pjesë e civilizimit evropian. Këmbanat po bien për ata që kanë vesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat