Larg i’a prenë vijat dëmit, vartësi i shefit të SHIK-ut, Fatmir Xhelili!

Opinione

Larg i’a prenë vijat dëmit, vartësi i shefit të SHIK-ut, Fatmir Xhelili!

Fatmir Bajraj Nga Fatmir Bajraj Më 6 qershor 2019 Në ora: 22:47
Fatmir Xhelili

Shefi i SHIK-ut, i PRONTO-së, i PAN-it, i PDK-së kriminale dhe njëkohësisht, edhe n'postin e Kryeparlamentarit të Kosovës, z. Kadri Veseli, pas një vale stuhie & turbulencash që përjetoj ditëve dhe javëve të fundit, e nxjerrë n'skenë si xhoker bashkëpunëtorin e ngushtë në SHIK, dhe tani bashkëpartiakun & bashkëkuvendarin, Fatmir Xhelili, në mbrojtje nga skandalet e plasuara n'media për fajdët & haraqin, ku kreu i PDK-së rezulton të jet ; jo vetëm i përfshirë, por është vetë krye-bosi i krimeve n'fjalë...!

Të dresuarit e Kadrisë, n'aksion!

Xhelili është kujdes që zbulimin e aferave korruptive të shefit të Tij dhe kapo-bandës që ai drejtoj e drejton sot e gjithë ditën, t'a cilësoj si:

"Skenar e produkt të sherbimeve sekrete serbe të cilat kanë për qellim, t'a dëmtojnë edhe Kosovën"!

Jo z. Xhelili, mos i'a le Serbisë, e bajshi me shnet, Ju n'PDK-në kriminale!

Viktimat e goditura nga klanet mafio-kriminale ( lexo : nga SHIK-u & PRONTO, të sintetizuara n'PDK),të cilat përfaqësoni ju, në mësepaku n'dy dekadat e fundit, vijnë nga Kosova, njësojë sikur banda e juaj, n'krye të së cilës është konfirmuar botërisht, shefi i shumëfishtë i krimit & krimeve mbi shqiptarët dhe pasurinë tyre, bossi, Kadri Veseli!

Zatën, produkt i sherbimve anti-shqiptare ; sherbimeve sekrete serbe dhe simotrave t'saja gjithandej, jeni Ju dhe pjella e tyre më emër t'përveqëm : SHIK, që derivoj akronimet tjera, njësoj kriminale, anti-Kosovë dhe anti-shqiptare.

Por skenari i krimit (fajdeve & haraqit), është i juaji, dhe mbani autorësinë, me t'cilën ; jo vetëm kishti qellim, por edhe i'a dolët t'a dëmtoni rëndë Kosovën dhe t'ardhmën e saj.

Fatmir, mirë po i'a mbani "zhagin" Serbisë n'Kosovë!

Serbia me gjasë do luftonte udhëheqësit e shtetit të Kosovës, por për fatin tonë të ligë, Kosova nuk ka të tillë, por në vend të tyre, ka sundimtarë-kusarë të cilët e vjedhin & vjelin qytetarin, zhvasin paranë publike dhe abuzojnë me asetet nacionale të vendit, andaj të tillët, nuk i lufton Serbia, përkundrazi ;

Kujdesët, i mbronë dhe ruanë si sytë ballit pushtetin e tyre t'pakufijshëm mbi Kosovën dhe shqiptarët...!

Andaj, mos u shtirëni se juve, kapësve të shtetit, ju luftonë Serbia, përderisa jeni n'sherbim t'Serbisë dhe vetë e luftoni Kosovën me mjete dhe metoda thellësisht krimnale dhe tanimë kjo gjë shihet e dihet nga qytetarët shqiptarë, gjithandej...!

Ju dhe banda e juaj kriminala n'shtet-kapje (PAN-i & Lista Srpska), mos e vidhni & shitni Kosovën, ngase këtë dhe vetëm këtë dini t'a bëni "mirë", se sa për zhvillimin e saj, qytetarët e Kosovës nuk presin diqë të tillë prej Juve...!

Sa i takon njëjtësisë dhe unitetit të "udhëheqësve" shtetëror të Kosovës, mund të pajtohemi, ngasa që të tre kan qasje identike për interesa personale, familjare dhe të grupëve të interesit...

Që të tre, janë t'gasthëm të sakrifikojnë gjithëçka nga Kosova dhe shqiptarët, vetëm për pushtetin e tyre...

Edhe këtë e dijmë, si komb & atdhe, z.Fatmir Xhelili, vartës besnik i Kadri Veselit & Co!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat