Pasi i dështoi plani për ndarjen e Kosovës, Hashim Thaçi ka nisur të flas për bashkimin me Shqipërinë

Opinione

Pasi i dështoi plani për ndarjen e Kosovës, Hashim Thaçi ka nisur të flas për bashkimin me Shqipërinë

Nga: Ragip Guraziu Më: 7 qershor 2019 Në ora: 09:33
Ragip Guraziu

E angazhimin e Thaçit për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë dhe ruajtjen e tërësisë territoriale të Kosovës pa u cenuar asnjë metër territor, po e  shof si mashtrim i radhës dhe gënjeshtër, ashtu sikur zotimi i dikurshëm i Ramush Haradinajt për të mos i dhënë asnjë pëllëmbë toke Mali të Zi me marrëveshjen për demarkacionin e kufirit.

Angazhimin Presidentit Hashim Thaçi nuk i dihet çka thotë, çka pretendon dhe çka garanton! Kjo i bie si kryeministri Ramush Haradinaj i cili deri sa ishte në opozitë, e pat quajtur Murat Mehen kriminel e i korruptuar, dhe pat deklaruar se "nuk e njoh kufirin me Malin e Zi’’...“Unë jam nga Gllogjani, Deçani një pjesë të territorit vet e kam në kufirin me Malin e Zi, edhe Juniku edhe Peja dhe me më thënë mua se nuk po hupim asnjë metër është pak e rëndë”. Por,ditë më parë Kryeministri Haradinaj nuk ka thanë fare që Çakorri është i Kosovës. Kjo po bie se kryeministri Haradinaj tani është në kundërshtim me ato se çfarë kishte thënë kohë më parë.

Sipas tij, të njëjtën metodë tani po e përdorë edhe Hashim Thaçi. 

Pikërisht kështu po e përdor tani edhe Hashim Thaçi opsionin e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë vetëm si mbulesë mashtrimi për kundërshtarët e shkëmbimit të territoreve me Serbinë që sipas diplomatëve ndërkombëtar është një punë e kryer, pikërisht si e tha se fundmi edhe diplomati Volfgang Petritsch i cili ka thënë se Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiq kanë nënshkruar kompromisin që do të ndodhë në marrëveshjen mes dy vendeve, e që është shkëmbimi i territoreve, 

Besoj që i ka dalë ngjyra kësaj loje politike.

Mirëpo, unë dua të besoj që me kalimin e kohës jo shumë të largët, kjo shkelje kaq flagrante e Kushtetutës së shtetit tonë nuk mund të kalojë në heshtje.

Kosova gjendet në një rrezik të madh nga marrëveshja e fshehtë që mund të jetë bërë nga Thaçi e Vuçiqi.  Dhe, kjo formë e veprimit paralel brenda një shteti do ta rrënojë sistemin juridik unik të Kosovës. Ky rrënim do të na vijë si pasojë e Asociacionit të komunave serbe dhe marrëveshjes që po parasheh presidenti Thaçi me Aleksandër Vuçiqin e që duket se do të tejkalohen kornizat e limit të kompetencave të përcaktuara nga Gjykata Kushtetuese.

Po duket janë marrë vesh për një mini -Republikë Serbe të modelit të Bosnjës në veri të Kosovës. Asociacioni apo 'Zajednica', në cilindo variant që krijohet, është një shkelje e hapur e sistemit kushtetues e ligjor të Kosovës, sepse me këtë krijesë minoritetit serb i jepet e drejta e një përfaqësimi të nivelit të tretë të pushtetit.

Dhe, kjo formë e veprimit paralel brenda një shteti do ta rrënojë sistemin juridik unik të Kosovës. Ky rrënim do të na vijë si pasojë e Asociacionit të komunave serbe dhe marrëveshjes që po parasheh presidenti Thaçi me Aleksandër Vuçiqin e që duket se do të tejkalohen kornizat e limit të kompetencave të përcaktuara nga Gjykata Kushtetuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat