Kjo kastë politike e korruptuar po e qon vendin drejtë rrënimit shtetëror

Opinione

Kjo kastë politike e korruptuar po e qon vendin drejtë rrënimit shtetëror

Nga: Mr. Bislim Aliu Më: 7 qershor 2019 Në ora: 12:32
Mr. Bislim Aliu

Qe 16 vjet pas luftës dhe shtatë vjet pas pavarësisë, populli po e dëgjon të njëjten “këngë”, këngën e vuajtjes, papunësisë dhe humbjen totale të demokracisë. Me këtë shtruar po kuptohet, se Kosova vijimisht po vuan, nga njerëzit që e kanë kapur shtetin, pra po vuan nga një elitë e një kaste “të fortësh” që padrejtësisht po kontrollon çdo aspekt të shoqërisë. Ajo është bllokuese e ligjit, e drejtësisë dhe të demokracisë.

Pra qe 16 vjet, ndrrohen qeveritë, ndrrohen pushtetarët, kuvendarët, ministrant, zv.ministrat… e përmirësim të gjendjes për popullin nuk ka. Pra mbetet përherë krimi i organizuar dhe korrupsioni i lartësuar. E populli po vuan me të madhe ekonomikisht dhe shpirtërisht.

Dhe, a thua, deri kur këta pushtetarët tanë “solidar” që në pushtet erdhën me votën e popullit, ta duan më tepër karrigën dhe pushtetin se sa popullin dhe shtetin? Janë mësuar pushtetarët tanë, vetëm të flasin dhe të premtojnë përmirsim të gjemdjes ekonomile, sociale dhe vende të reja të punës, e konkretisht asgjë nuk veprohet.

Këta “të fortët” sikur kanë ardhur nga ndonjë planet tjetër, e nuk i dinë hallet e popullit dhe për te nuk qajnë fare kokën. Këta “supermena” veprojnë në Kosovën tonë të dashur, sikur të ishte kjo pronë private e tyre. As nuk i frikohen ligjit, as marres, as drejtësisë dhe as demokracisë. Dhe me veprimet e veta të jashtëligjshme janë pasuruar dhe janë bërë miljoner nga djersa e këtij populli të vuajtur dhe të përvuajtur. Ata pra, janë mbi shtetin, mbi ligjin, mbi drejtësinë dhe mbi demokracinë…

Kush po e shpërfill ligjin?

Mos vallë, ne si popull, jemi edhe kaq fatkeq, që udhëhiqemi nga një kastë e politikanëve mashtrues e të korruptuar, që po e çojnë vendin drejtë rrënimit shtetëror, ligjor dhe të demokracisë në çdo aspekt?...

Fatkeqësisht, ligjin po e bëjnë dhe po e shpërfillin “të fortët” mashtruesit, të korruptuarit, të cilët varg e vijë, e dërmuan Kosovën në çdo aspekt të jetës. Ata gjithmonë e përmendin ligjin, drejtësinë, demokracinë… Këta “supërmena” që janë në pushtet, po e mbajnë peng përspektivën e shtetit dhe ardhmërinë e popullit. Kjo drejtësi, asnjëherë nuk do të jetë e ligjshme, përderisa kjo kastë mafiozësh të jetë në pushtet.

Pra “të fortët” e shpërfillin ligjin dhe me te veprojnë ashtu siç dëshirojnë pë nevojat e veta personale e grupore. Zatën me të madhe ky ligj është i dedikuar vetëm kësaj kaste politike dhe pushtetarëve tanë, të cilët e ropën këtë vend dhe me veprimet e tyre të jashtëligjshme, ia humbën përspektivën për të shkuar përpara.

Edhe shpresën më të vogël që e pat ky popull, se do të bëhet më mirë, ata e humbën falë “zotësive” të pushtetarëve tanë, të cilët nuk u ngopën kurrë duke e vjedhur rrënjësisht këtë shtet dhe këtë popull.

Egzodin e shpërnguljes masive të më se 100 vetave, që e patëm në fund të   vitit 2014 dhe në fillim të vitit 2015, sikur pushtetarët tanë e kanë harruar dhe për këtë, askush nuk ndjeu përgjegjësi dhe askujt nuk i ra ndërmend se dikush duhet të japi dorëheqje. Në vendet perindimore, ku ekziston demokracia, sigurisht do ta ndienin përgjegjësinë dhe ndokush do të jepnin dorëheqje.

E te ne, askush për asgjë nuk ndien përgjegjësi dhe sigurisht askujt nuk i bie ndërmend se duhet dikush të japi dorëheqje! Kjo ndodh vetëm në Kosovën tonë, ku asnjëherë nuk përfillet ligji, drejtësia e më së paku demokracia.

Mirëpo, edhe tani, pushtetarët tanë të paprekshëm, sikur nuk po shohin, apo ndoshta nuk janë të interesuar që të shohin, meqë populli përherë i revoltuar, ka filluar që të shpërngulet dhe sipas studimit të ri të Grupit për studime Juridike dhe politike, gatishmëria q qytetarëve për të emigruar është në rritje. E në anën tjetër, edhe riciklimi i figurave të njëjta politike, mban peng ecjen përpara të shtetit.

Vetëm një kastë e re politike do ta shpëtonte shtetin dhe do ta përfillta ligjin dhe ligjshmërinë

Kjo kastë e pushtetarëve dhe e mafiozve tejet të korruptuar, nuk jep kurfar shanse dhe as shpresën më të  vogël se në Kosovën tonë do të bëhet sado pak më mirë. Ata “të fortët” e kanë bllokuar çdo gjë; ligjin, drejtësinë dhe demokracinë të cilat nuk japin fare ndonjë shpresë përparimtare se për qytetarin do të bëhet më mirë

Në këtë kontekst, ka filluar me të madhe pesimizmi te populli e sidomos te të rinjët, që sipas një ankete, afër 60%  të tyre, mendojnë që sa më parë të emigrojnë në vendet perindimore. E ne qe sa vite mburreshim se e kemi rinin më vitale në Evropë, e tani ne çka do të thonim, kur parapolitika dhe pushtetarët tanë nuk janë të interesuar që ta ruajnë as këtë rini. E tani edhe mund të pyetemi; a thua, çka na duhet pavarësia pa këtë rini dhe pa gjak të ri? Nuk e di pushtetarët tanë a e kanë bërë ndonjërë këtë pyetje!

A mos vallë, sërish do të kemi punë me emigracionin. Apo ndoshta sërish do t’na shfaqet ndonjë “bombë e kurdisur”, e cila do ta hapë udhën e emigracinit?  Këta pushtetarë të paskrupullt, e morën në qafë shtetin, popullin, drejtësinë, demokracinë, ardhmërinë dhe përspektivën e këtij vendi që aq shumë e deshëm.

A thua, tani kush do ta shpëtojë këtë shtet dhe këtë popull? Vetëm një kastë e re politikanësh e pakorruptuar. Ata i duhen Kosovës, sot e gjithmonë. E populli po i mban sytë e hapur për këtë kastë të re intelektualësh dhe atdhetarësh.

Shpresën, asnjëherë nuk do ta humb populli për një gjeneratë të re të emancipuar dhe shumë të edukuar. Vetëm ata do ta shpëtojnë vendin  dhe këtë popull shumë të varfër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat