Kryeministër, gënjeve dhe s’ishe korrekt në konferencë për shtyp

Opinione

Kryeministër, gënjeve dhe s’ishe korrekt në konferencë për shtyp

Nga: Luan Mehmetaj Më: 7 qershor 2019 Në ora: 16:45
Ramush Haradinaj

Nuk po du me qenë injorant, ndaj vizitës së kryeministrit të Kosovës në Gjeramni, por për hir të korrektësisë, po dua t'ia kujtoj kryeministrit disa elemente të së kaluarës, pasi që kryeministri para pak çastësh në konferencë për shtyp, ndër të tjera tha: "E kuptoj se dikush këtu në Kosovë mund të ndjej xhelozi për këtë vizitë. Tha se, kjo ishte vizita e parë që kinse Gjermania e trajton Kosovën si shtet bilateral" ("vizitë bilaterale").

Ju e dini se vizita e parë, në nivel kryeministrash, me ftesë të kancelarës Merkel, tipike mes dy shteteve është ajo e kryministrit Isa Mustafa. Për të qenë akoma më korrekt, është vizitë ndërshtetërore, kur kancelarja e fton kryeministrin e Kosovës pas inagurimit të tij si kryeministër. Korrektisa vazhdon akoma:1)pritja 100% sipas protokollit më të lart shtetëror.
2)tematika - marrëdhënjet mes shteteve, sundimi i ligjit, procesi i dialogut, integrimi i Kosovës etj.
3) konfernca për shtyp (gjë që mungoj të ky takim mes Haradinaj e Merkel).

Thash se për hir të korrektësisë po i përmend këto elemente, pasi që kryeministri ishte tendencioz dhe subjektiv në konferencë para gazetarëve, atëherë akoma po vazhdoj edhe pak me korrektësi. 
Ju e dini se ky takim vjen si pasoj e një angazhimi të një problemi që lidhet me Sërbinë, dialogun dhe BE-en, ku dy lidert më të fuqishëm evropian e moren këtë çështje në duar për të gjetë një zgjidhje. Kujtojmë se kishim një Samit paraprak në Berlinë dhe një tjetër do ta kemi në Paris pas pak kohe, që lidhet direkt më këtë çështje.

P.S Të gjitha këto ishin vetëm për hir të korrektësisë politike në këtë vend.

Vërejtje: Takim Bilateral nuk pasna dëgju. Me sa e di unë, marrëveshjet mes shteteve mund te jenë bilaterale, trilaterale, multilaterale dhe unilateriale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat