Shqiptarët e duan bashkimin, politika jo!

Opinione

Shqiptarët e duan bashkimin, politika jo!

Nga: Prof. Dr. Mehdi Hyseni Më: 8 qershor 2019 Në ora: 06:15
Prof. Dr. Mehdi Hyseni

Mirëpo, Baton Haxhiu ka deklaruar të kundërtën: : “Unë mendoj se e kam arritur ditën që të shoh se shqiptarët nuk e duan bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë. E kam fjalën edhe për shqiptarët në Kosovë edhe për ata në Shqipëri”. (https://www.botasot.info/aktuale-lajme/1100505/baton-haxhiu-shqiptaret-nuk-e-duan-bashkimin-kombetar-berlini-nuk-e-rrezoi-ndryshimin-e-kufijve/ ).

-Rrenë qoftë kjo farë parulle antishqiptare kundër bashkimit kombëtar, sepse fajtorë kryesorë për mosbashkimin kombëtar nuk janë shqiptarët, POR  VETË POLITIKA DITORE E ARGATSHTISË  ANTISHQIPTARE me larotë dhe me hyzmeqarët e saj (1990-2019), që janë bërë më të rrezikshëm, më të dëmshëm dhe më të paparashikuar, duke provokuar, duke kundërshtuar dhe duke mohuar idenë dhe kërkesën e drejtë dhe të ligjshme për bashkimin gjithëkombëtar shqiptar.

Se shqiptarët nuk janë kundër bashkimit kombëtar, por politika ditore zyrtare me “bishtat” e saj nuk e duan bashkimin. Këtë e vërteton, edhe ky vlerësim i ambasadorit amerikan Christopher Hill :  “I worked in Albania and later when I was talking with Kosovo negotiators, one thing I realized better than others; Albania did not want to become a country with Kosovo; I understood that there were two countries with their own future. I never was worried as other foreigners on the creation of the Greater Albania.” (Voice of America, October 3, 2016).

Pra, nuk janë shqiptarët kundër bashkimi, POR politika dhe propaganda  zyrtare shqiptare  me “trabantët” e abonuar-suflerë të saj, është ajo, e cila qe 30 vjet  (nuk ka pasur guximin, as mendjen e as vizionin), asnjëherë nuk e ka bërë çështje para bashkësisë ndërkombëtare zgjidhjen e problemit kolonial shqiptar në Ballkan. Shkolonizimi i të cilëve, automatikisht do të nënkuptonte  të drejtën e vetëvendosjes dhe të bashkimit kombëtar brenda Shqipërisë Etnike. Kjo është e vërteta e pakundërshtueshme, Jo përrallat propagandistike antibashkim kombëtar të pazargjinjve të amalgamës së aleancës sllavo-bizantine në Ballkan.

Duke qenë se qe 3 dekada merrem me temën “bashkimi kombëtar”, mirëpo, duhet pranuar faktin se, ende nuk kam ndeshur në argumente dhe në prova të dokumentuara se “shqiptarët nuk e duan bashkimin”.  KJO është shpifje! Kjo është “rrenë për hava”! Kjo është tradhti mbi tradhti”, si thoshte dikur patrioti demokrat shqiptar Avni Rrustemi.

Prandaj, të gjithë ata që flasin dhe shkruajnë kuturu se gjoja “shqiptarët nuk e duan bashkimin”, shpërfaqin  mendimet e tyre perverse, miope dhe sakat, duke i ngatërruar me  ndjenjat e tyre të sëmura të psikologjisë dhe të interesave personale, klanore, partiake politike dhe të agjentuarave të huaja kolonialiste dhe imperialiste sllavo-bizantine që kanë depërtuar thellë në hapësirat e Shqipërisë etnike,  të cilat me projjektet  strategjike  dhe gjeopolitike të shteteve të tyre sponosruese qe 30 vjet kanë rekrutuar poliagjentë kuislingë shqipfolës,  të cilët në format më perfide të ushtrimit të veprimtarisë së tyre subversive qoftë në pushtet, qoftë jashtë pushteti, duke përfshirë edhe masmedia të ndryshme, në vijimësi PRODHOJNË HELM, gënjeshtra, shpifje, intriga, provokime, shantazhe se gjoja “shqiptarët nuk e duan bashkimin kombëtar”!?

Kjo është rrena më e madhe dhe më e turpshme, që po u bëhet shqiptarëve nga matrapazët agjenturorë të serbëve, të grekëve, të malazezëve, të rusëve, të maqedonëve etj. Vetëm për vetëm që të fitojnë besimin dhe simpatinë, SI DHE NDONJË ASHT PËR TA LËPIRË nga  metropolet kolonialiste dhe imperialiste sllave në Ballkan.

Pra, roli atyre që po shpifin dhe po propagandojnë rrejshëm se gjoja “shqiptarët nuk e duan bashkimin”, është PËRÇARJA dhe KONFRONTIMI deri në vëllavrasje të shqiptarëve,  sepse kjo është rruga më e shkurtër dhe më e leverdishme, që të pengohet çdo përpjekje dhe çdo veprim i shqiptarëve për të realizuar aspiratën e tyre shumëshekullore të bashkimit kombëtar dhe të Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat