Abolimi i krimit në Kosovë...!

Opinione

Abolimi i krimit në Kosovë...!

Nga: Agim Vuniqi Më: 8 qershor 2019 Në ora: 16:57
Agim Vuniqi

Ngjarja e 6 qershorit 2014 ne TC Kosova i shpërthimit në KEK ku humbën jetën punëtorët dhe lënduan shumë të tjerët është njëra ndër ngjarjet më makabre të pas luftës, edhe më vonë të humbjes së jetërave të punëtorëve në vendet e punës (http://infoalbania.al/shperthim-ne-kek-flitet-per-tre-te-vdekur-11-te-plagosur/ ) eshte njera nder ngjarjet me tragjike ne historikun e TC Kosova I, II, III, IV dhe V. Humbja e jetes se punetoreve eshte tragjike per te gjithe punonjesit e TC Kosova, gjenerate pas gjenerate, eshte nje dhimbje e rende edhe per ata punonjes te cilet jane jashte vendit, te cilet kane pasur rastin dhe nderin te jene pjese e nje armate njerezish te cilet kontribuan per zhvillimin dhe ndertimin e sistemit termoenergjetik te Kosoves. Rasti qe ndodhi sot dhe humbja e jetes se njerezve nuk eshte e rastesishme, punetoret kane qene te lene pas dore, pa kushte te domosdoshme sigurie, pa ushqim te mjaftueshem, pa mjete mbrojtese te punes, e shume cka tjeter deri te diciplina ne renie, meqe edhe siguria i eshte nenshtruar formave te egra te tenderimit, dhe zvoglimit te kostos se shpenzimeve deri ne pakufi per qellime perfitimi. Rasti i 6 qershorit 2014 eshte ngjarja e dytë me radhe, pas luftes. Askush asnjëherë nuk u përgjegjë para drejtësisë, askush nuk dha ka pergjegjesi ne kete vend edhe kur humben jeterat e njerezve.... Rasti I asaj  dite ishte papergjegjesi eklatante e stafit udheheqes te KEK-ut dhe sindikates se punetoreve, ngase punëtorët kane mbetur edhe pa mjetet elementare te sigurise, helmetet, edhepse investimet kane qene marramendese. Nuk u formua në  parlamenti nje kominison hetimor, as ne rastin e pare, as në të dytin, as në raste tjera, por mendohej domosdo  qe garnitura e re qe do te fitoje keto zgjedhje te involvohet drejtperdrejte per te sqaruar deri ne fund ngjarjen e asaj dite...

KEK-u në të kaluarën ka ndarë mjete të konsiderueshme financiare, përmes bursave dhe kredinave për të avansuar politikën kadrovike, tash përdoret një gjuhë më e sofistikuar "resurse natyrore", deri dikund ia ka arritur qëllimit, ata ishin një bazë e mjaftueshme për të ndërtuar të ardhmen energjetike të Kosovës, edhe solidariteti ndërmjet kuadrove shqiptarë ishte i kënaqshëm, por çka ndodhi pas luftës, turri i shumë inxhinierëve të cilët u aftësuan për të diktuar të ardhmen dështojë që në fillim, së pari me joshjen e ndërkombëtarëve, më vonë zejen e mësuar e shtrinë kudo... Disa nga inxhinierët që kishin pozita të privilegjuara para luftës, përmes ndërmjetësimeve të ndonjë komandanti përforcuan pozitat, duke shndërruar KEK-un në pazar kusuritjeje.

Disa nga ata, të cilë kishin ndërtuar rrjetin e marimangës, lëshuan KEK-un, për të fituar tenderët, asgjë e re, pasuroheshin individët, ndërsa pësonin punëtorët, nuk bëzante sindikata, edhe pse këtu kishte konflikt interesi. Edhe më keq, ka pasur raste, kur kuadrot në pozitë, "me marrëveshje" largoheshin nga puna, për t'u këthyer më vonë me kompenzime të larta, dhe kush ishte përgjegjës për këtë fenomen-anomali, askush. Mirë po ata që largoheshin, ata punonin, krijonin, hapnin kompani private dhe fitonin tenderët në KEK, mjeshtërisht, por jo më duke u fshehur pas patriotizmit dhe atdhedashurisë, dalloheshin më heret me këtë virtyt, por pas rrjetit të ndërtuar të plaçkitjes përbrenda KEK-ut. E natyrshme dhe shumë njerëzore, edhe e pafajshme ndoshta, se ata duhet të ekzistonin, por si u bë që udhëheqësit e KEK-ut rivalë të deridjshëm u bënë bashkëpunëtorë të sotëm (në perëndim kur të largohet ndonjë punëtorë nga puna nuk ka të drejtë as të hyrjes brenda objektit, ngase reagojnnë forcat e sigurisë, por edhe policia), si u bë pra ata të fitojnë tenderë nga KEK-u, derisa rritej kontoja e kompanisë private; dhe gjyqtarët dhe avoketërit sigurisht të implikuar në marifete të tilla vendosin në favor të keqbërsve-"patriotë".

Për t’u krijuar konfuziteti edhe më i madh në KEK u bënë riorganizime të papërfillshme që duke shënuar rënje produktiviteti..., nuk u shërbyen me përvojat në menaxhimin e termocentraleve në vendet fëqinje, por nuk përfillën as mendimin e ekspertëve me përvojë të KEK-ut, por i vunë ata para aktit të kryerë. Disa nga zyrtarët e djeshëm dhe të sotëm u emëruan si përfaqësues të kompanive konkuruese u angazhuan zyrtarë të lart të pushtetit qendror, ende pa zhveshur mirë gëzofin qeveritar, ngase ai partiak ishte shik-në trend, përfaqësonin interesat e kompanive të huaja si konkuruese, duke nëpërkëmbur interesin e vendorëve-qytetarëve të Kosovës. A nuk ishte ky konflikt interesi? Dhe a do të duhej që atëherë të reagonin institucionet përgjegjëse, apo nuk duhet të ketë debat në këtë temë edhe pse përfituesit e shumtë u paguan nga arka e buxhetit të konsoliduar të Kosovës; ndonjëri nga ta ishte në listën e pagave si përfaqësues i firmave të jashtme, nga të cilat u paguan majmë, jo se ishin ekspert në këtë lëmi, por ngase kishin të thurrur bukur rrjetin e marimangës korruptive. Pa dashje, apo qëllimisht, çdo gjë që sillet përreth energjetikës dhe minierave, është me shumë të panjohura, nuk dihet saktësisht kush është “princi” i arit të zi. Eshtë krijuar kështu lëmshi institucional, dhe në vend të afarizmit të sukseshëm, me KEK-un krijohen pengesa të shumta edhe me konotacion politik.

Për të pranuar opinioni-pa u trazuar, skemën e re të privatizimit me një pjesë të tij, duhej që KEK-u të dobësohej financiarisht, kështu pra u krijua varshmëria institucionale bord-menaxher-ministri-qeveri, duke e furnizuar KEK-un me infuzion artificial-derdhjen e mjeteve të reja për sanimin e gjendjes. KEK-u pra faktikisht humbi edhe pavarësinë afariste; pra aq shumë janë centralizuar mardhënjet afariste, saqë nuk mund të flitet për parametra real ekonomik, produktivitetin, rentabilitetin… Nuk u dëgjua fare zëri i punëtorëve, por as që u mbajtë ndonjëherë ndonjë tubim i punëtorëve, ngase atë të drejtë ua mori sindikata e pavarur, e cila ishte një zë i shterur, pa asnjë fuqi në marrjen e vendimeve të rëndësishme. Kryesia e saj vetëm simulonte sindikatën, nuk ishte zëdhënëse e fuqishme e punëtorëve, tregëtonte me menagjmentin për të përfituar për vete, jo për të mbrojtur të drejtat e punëtorëve.

Deformiteti i papresedant në skemën organizative që ka shkaktuar humbje të mëdha është tendenca për shpërbërje të mëtejme organizarive dhe financiare të KEK-ut. Nuk është qartësuar asnjëherë, si ndodhi që kuadrot udhëheqëse që ka stipenduar, i ka trajnuar dhe i ka avancuar në karrierë KEK-u të shfrytëzojnë po ato pozita duke përfituar nga KEK-u fitime të mëdha përmes procesit të tenderimit. Nuk janë të pakta rastet që udhëheqës sindikatash janë mbështjellur me gëzofin korruptiv. Si ndodhi kjo dhe pse ndodhi kështu nuk ka ndonjë spjegim, por kjo flet më së miri për ndërgjegjen e ultë të kuadrit udhëheqës, të cilët kanë bashkjetuar atehere, por bashkjetojnë edhe tash me krimin e organizuar, lidhjet janë të gjalla dhe shumë funksionale duke u manifestuar edhe anomali të ndryshme, punëtorët punojnë, ndërsa ish udhëheqësitë e tyre i “vjedhin” ata fal “patriotizmit” të kulluar financiar.

Ngushllime per familiaret e punetoreve qe humben jeten, rasti i sotem le sherbej per kendellje te njerezve ne pozite, dhe Kosova o sot o kurr ka nevoje me shume per teknokrat, specialist te lemive te ndryshme, sesa per historiane, gjuhtare, politikane... Ngushllime pra te gjithe shqiptareve kudo qe jane, do te shenohet kjo ngjarje e sotme si njera nder fatkeqesite me te renda te humbjes se jeterave te njerezve ne vendin e punes. Me ne fund dikush duhet te jepe pergjegjesi ne KEK !

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat