Kosova nuk fitoi gjë edhe pas të gjithë atyre koncesioneve...!?

Opinione

Kosova nuk fitoi gjë edhe pas të gjithë atyre koncesioneve...!?

Nga: Agim Vuniqi Më: 8 qershor 2019 Në ora: 22:03
Agim Vuniqi

Disa analistë thonë se Serbia nuk mund të  hyjë në BE pa pranuar Kosovën, mozomakeq, dhe ajo për këtë po u dashka të  ndërrojë Kushtetutën... Pse të bëjë këtë kur Kosova nuk kushtëzojë Serbinë për pranim reciprok, as bisedimet nuk u zhvilluan për atë qëllim, Serbia nuk nënshkruajti gjë, ajo negocion me Kosovën për territorin, pasurinë dhe organizimin e brendshēm të saj.

Pse, kur ajo humbi luftën e imponuar të grabitjes së territorit, pa ndëshkim, dhe atë nuk e obligon asgjë të ndryshojë kursin e ndërhyrjes në Kosovë, së paku në këtë fazë nuk u detyrua të ndryshojë as preambullën në Kushteutë... Deri sa të ndodhë kjo siç kemi deshire ne do të kalojnë së paku edhe ca vite..., derisa të anëtarsohet në BE, viti 2025 nuk është larg!

Serbia veç ka arritur të pamundshmen në këto bisedime, ajo do të fillojë bisedimet e mëtejme të anëtarësimit dhe po vjel kredi të buta nga BE-ja; qëllim i saj dhe i çdo shteti që aderon në BE janë kredinat dhe zhvillimi i hovshëm dhe beneficionet tjera...

Ne nuk fituam gjë-gjëje, pas gjithë këtyre koncesioneve të papara... Derisa të vijnë te ndalesat siç duan ti quajnë disa, mendojnë në njohjen e Kosoves, do të ndërrohen shumë gjëra ...deri atëherë edhe Serbia do të bëhet faktor i rëndësishëm, e Kosova do të rropatet në mes të  BE-së dhe Serbisë... dhe ne do te mbesim duke folur se Serbia nuk mund të hyjë në BE pa pranuar Kosovën, kjo është një lojë e ndyer të cilën e ka pranuar Kosova...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat