Pse Edi Rama duhet të respektojë vendimin e presidentit Meta për çdekretimin e datës së zgjedhjeve?

Opinione

Pse Edi Rama duhet të respektojë vendimin e presidentit Meta për çdekretimin e datës së zgjedhjeve?

Nga: Prof. Dr. Enver Bytyçi Më: 8 qershor 2019 Në ora: 23:42
Prof. Dr. Enver Bytyçi

Presidenti i Republikës, zoti Meta, çdekretoi datën e 30 qershorit si ditë të zghedhjeve lokale në Shqipëri. Ai e lajmëroi këtë vendim në orën 19.20 të mbrëmjes së sotme, kur protestuesit po mblidheshin në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, me qëllim që me përhapjen e lajmit të evitohej dhuna.

Dhejtra mijë protestues kishin ardhur sot të rrethonin kryeministrinë e Edi Ramës dhe parlamentin e Gramoz Ruçit me një axhendë ndryshe nga heret e tjera. Shumica prej tyre nuk donin të iknin pa rrëzuar nga froni padishahun e shekujve mesjetar e që hiqet modern me poture! Prandaj dhe njoftimi për këtë dekret shërbeu si valvul shkarkimi të zemërimit të sotëm të qytetarëve. Ishte gjithashtu asgjësimi i monucionit të këtij zemërimi për datën 30 qershor.

Shumë analistë e konstucionalistë interpretojnë nëse ka të drejtë presidenti ose jo të çdekretojë një datë të caktuar zgjedhjesh. Nëse ai nuk e ushtron këtë të drejtë, atëherë askush tjetër nuk ka tagër për këtë. Kjo do të thoshte se konflikti civil në Shqiperi të ishte i pashmangshëm.

Por demokracia është rend shoqëror që i zgjidh krizat brenda sistemit. Ndryshe nuk është demokraci. Nëse e pranojmë këtë e u thuhet qytetarëve protestoni paqësisht se kështu bëhet në demokracia, atëherë edhe çdekretimi i sotëm nga presidenti Meta i datës së zgjedhjeve lokale është një hallkë demokracie.

Kur konsiderojmë demokratike që kriminelët t'i bëjnë axhendën kryeministrit, ministrave dhe kryetarëve socialistë të bashkive, si nuk qenka demokratike që ai që ka dekretuar të çdekretojë një datë zgjedhjesh?!

Po duken shenja se kryeministri do të veprojë kundër vendimit të Presidentit Meta. Çdo veprim dhe çdo përpjekje e tij për të bërë zgjedhje lokale më 30 qershor, tani do të konsiderohej puç kushtetues! Kjo do t'i jepte të drejtë opozitës e qytetarëve të këtij vendi që grushtin antiinstitucional të shtetit, organizuar e realizuar nga kryeministr, ta kundërshtojnë me çdo mjet!

Prandaj kryeministri duhet të mendohet e të respektojë vendimin e presidentit të Republikës së Shqipërisë, zotit Ilir Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat