20 vjet nga vrasja e Jetullah (Mehmet) Islamit (1950-1990)

Opinione

20 vjet nga vrasja e Jetullah (Mehmet) Islamit (1950-1990)

Nga: Prof.Dr. Sadri Rexhepi Më: 10 qershor 2019 Në ora: 13:52
Prof.Dr. Sadri Rexhepi

Jetulla Islami rrjedh nga një familje e njohur me traditë atdhetare. Gjyshi i tij ishte përkrahës i Lëvizjes Kaçake në mes dy luftërave.

Si para edhe pas Luftës së Dytë Botërore , familja e Jetullahut ishte gjithmonë në shenjëster të soldateskës sllavo- serbe. Këtë e dëshmon edhe aksioni i mbledhjes së tepricave(“vishkut”) ushqimore. Një hallkë në zingjirin e maltretimeve dhe torturave ishte aksioni famëkeq i mbledhjes së armëve. Jetullahu u lind më 14.6.1950 në Dyzin heroik, të përgjakur disa herë nga pushtues të ndryshëm. Mësimet e para të fillores i mori në Dyz por i vazhdoi edhe në Batllavë, ku edhe kreu shkollën fillore. Shkollën e mesme të mjeksisë “Silvira Tomazini” e kreu në Mitrovicë, që vlen të ceket ndihmën e madhe e dajve të tij. Kurreshtja e madhe për historinë tonë të lavdishme e shtyri të regjistrohej në Fakultetin Filozofik – Dega e Historisë në Universitetin e Prishtinës. Si i ri u reshtua në radhët ilegales duke shpërndarë fletushkën “Lajmëtari i Lirisë”. Gjatë demostratave të vitti 1981, ai burgoset më 18 maj 1981, dhe me procedur të shpejtë burgoset me dy muaj burgim. Qëndrimet e tij dhe të Fehmi Berishës, ishin të qarta. Fehmiu mori përgjegjësinë, mbi vete duke u dënuar me 10 vjet burg të rëndë vetëm e vetëm mos të zbuloheshin shokët të cilët do të mereshin me veprimtari dhe me aktivitete politike kombëtare.

Jetullahu, pas daljes nga burgu, punoi edhe si arsimtar, në fshatin Dyz, pastaj në fshatin Koliq dhe Prapashticë me qëllim që t’ju shpjegoj nxënësve historinë tonë të lavdishme, ashtu siç ishte e jo të censuruar e të shtrembëruar.  Në vitin 1990  rifilloi të punoi në shkollën fillore në shkollën e fshatit të  tij. Po atë vitë bashkëfshatarët e tij zgjodhën kryetar të Aktivit të LDK-së në fshatin Dyz.

Në vitin 1990 policia serbe i sulmoi fshatrat Dardhishtë e Tërrnavë e Jetullahu nuk qëndroi duarkryq, por organizoi bashkëfshatë për tu ardhur në ndihmë të këtyre fshatrave, të cilët u sulmuan brutalisht nga bandat e pocilisë speciale serbe. Prandaj ky rast ishte shkas, për policinë serbe të ndihmuar edhe nga disa shqipfolës që Jetullahu të ndiqej në  çdo hap.

Për shkak të gjendjes së rëndë materiale dhe shkaqeve tjera subjektive, diplomoi me vones në vitin 1993. Gjatë kësaj kohe u zgjodh drejtor i shkollës fillore “Luigj Gurakuqi”, në Batllavë. Në të njëjtën kohë, më 1993, u arrestua nga policia serbe dhe nga ai kërkonin të dhëna për “rastin e Tërnavës”. Pas shumë torturave nga policia serbe, ai binte në gjendje kome, duke e humbur edhe vetëdijen, dhe nuk ishte në gjendje të fliste. Për këta kriminelët serbë i dhanë një afatë caktuar kohor sipas tyre të “mendohej” mirë për vëprimet e tij të mëtutjeshme. Pas gjithë kësaj Jetullahu shfrytëzon nga rasti dhe iegalisht kalon në Shqipëri, ku qëndroi 10 muaj. Në Shqipëri u takua dhe  për disa kohë qëndruan bashkë e më vonë u takuan edhe Zahir Pajazitn, dhe vazhduan edhe aktivitete të shumta lidhur me çështjen e Kosovës. Me ndihmën e shokëve të shkollës,  i rregullohet një pasaport me të cilën Jetullahu kalon në Gjermani për të vazhduar atje veprimtarinë e tij patriotike për çështjen gjithmonë të hapur Kosovës si dhe dy vjet radhazi si mësues i fëmijëve të bashkëatdhetarëve tanë nga mësimi i organizuar plotësues në gjuhën shqipe. Ai si një pëllumb fluturoi nga Gjermania për tju bashkuar luftëtarëve të lirisë në malet e Shakës së Bajgorës, që ishte qerdhja e Ushtris Çlirimtare të Kosovës.  Ishte ndër ushtarët që u radhit në formacionin e UÇK-së në Zonën Operative të Llapit. Mori pjesë në betejën e Kaqanollit, ku dhe u pa guximi i tij. Pas offensives caktohet depositi i brigadës 152 në Bradash, ku qëndroi deri në maj të vitit 1999, ku dhe kaloi në anën lindore të zonës, në Dyz e Koliq. Jetullahu u vra me 2 qershor 1999 nga çetat paramilitare çetnike të ushtrisë serbo-jugosllave vetëm disa ditë para se Kosova të shihte rrezet e para të lirisë, lirisë që ai aq shumë e deshi, lirisë së Kosovës që Jetullai ia fali edhe atë më të shtrenjtën jetën. Edhe njëherë toka e Dyzit heroik u vadit me gjakun e komandantit e luftëtarit të pendës e pushkës, i cili një jetë të tërë ia kushtoi lirisë së Kosovës. Jeta dhe vepra e tij do të jetë shembull për brezat e rinj, për punën dhe veprimtarinë e çështjes madhore kombëtare.  Jetullahu ishte i martuar dhe pas vetes la gruan dhe gjashtë fëmijë (katër djem dhe dy vajza). Vritet nga një njësit i ushtrisë çetnike serbo-sllave në fshatin e tij, ku pas një rezistence të fuqishme ai bie në altarin e lirisë për të mos vdekur kurrë. Vepra e tij do të jetë përherë udhërrëfim për gjeneratat në vijim.*

Jetulla Islamin pata rast ta njoh personalisht. Gjatë studimeve shkëmbenim literaturë në lëmin e historisë. Që nga ajo kohë ne nuk shkëputem lidhjet tona, dhe patëm një bashkëpunim si në aspektin profesional ashtu edhe në atë kombëtare e më vonë pas rreshtimit të tij në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe në aspektin ushtarak. Tema kryesore që vazhdimisht bisedonim ishte ajo e gjetjes së formave të çlirimit të vendit nga okupatori serb, ku në Kosovë çdo ditë kryheshin vrasje e masakra mbi popullatën e pafajshme shqiptare. Një bashkëpunim  intensive patëm edhe te vëllezërit tanë në Shqipëri, ku gjetëm përkrahje morale e vëllazërore. 

Aty takuam edhe komandantin e parë të UÇK-së, me të cilin bisedonim në hollësi për aktivitete dhe aksionet e gueriles  shqiptare, pastaj aksionet si dhe sulmet mbi organet policore e ushtarake që ishin të instaluara në Kosovë, ku për çdo ditë ushtronin dhunë e represion mbi popullatën e pafajshme civile. Edhe gjatë qëndrimit tonë në Gjermani patëm rastin të njihemi me shumë veprimtarë të jetës dhe të çështjes sonë kombëtare, në mesin e të cilëve edhe njohësin e thellë të artit ushtarak Sali Çekun. Në tubime të ndryshme të Evropës, e në veçanti në Gjermani, ne ishim ë bashku në ballë të tyre, duke kërkuar njohjen e pavarësisë së Kosovës nga shtetet e ndryshme të Evropës, ku edhe bota më në fund u bind se kërkesat e shqiptarëve ishin të drejta.

Profesor Jetullahu ishte një militant i pa epur në zjarrin e lirisë. Ai ishte ndër ushtarët e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në cilësinë e një ushtaraku profesionist, që rroku armën në dorë për lirinë e Kosovës deri në çlirimin e plotë. Pak ditë para se dielli t’i lëshojë rrezet e para të lirisë komandant Jetullahu ndeshet në një pritë të ushtrisë çetnike serbe dhe pas një rezistence të madhe ai bie në altarin e lirisë, sepse ai nuk u lind të jetojë vetëm për vete, atë na e fali neve. Gjaku i tij do të jetë garancë e lirisë së përjetshme të Kosovës.  Jetullahu u vra më 02.06.1999 në fshatin e tij të lindjes, në Dyz, dhjetë ditë para se të hyjnë forcat e aleancës së NATO-s në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat