Kujtojmë deklaratat e Kryeministrit Haradinajt

Opinione

Kujtojmë deklaratat e Kryeministrit Haradinajt

Nga: Ragip Guraziu Më: 10 qershor 2019 Në ora: 14:43
Ragip Guraziu

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, ka deklaruar se ende nuk e kanë të përfunduar përcaktimin e vijës kufitare sa i përket marrëveshjes së arritur për Demarkacionin. Këto deklarata Markoviq i ka bërë pas një takimi me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, duke shtuar se përcaktimi i vijës kufitare do të bëhet kur të formohet një komision dhe të dyja palët të flasin haptas me njëra tjetrën.

I pyetur të komentojë deklaratat e homologut të tij Ramush Haradinaj se ”Çakorri i takon Kosovës”, kryeministri malazez Markoviq ka thënë prapë se ”të dy palët duhet të jenë reale me njëra-tjetrën”.

Në anën tjetër, më shumë se një vit pas miratimit të marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, Komisioni shtetëror, i destinuar për “korrigjimin”, e saj, nuk ka sjellë para opinionit ndonjë rezultat.

Më kujtohet shumë mirë se vet Haradinaj, kishte bërë akuza të rënda ndaj ish kryetarit të Komisionit, Murat Meha, ndërsa në fund u votua versioni i tij.

Më kujtohet shumë mirë kur Haradinaj pat thanë: “Unë jam nga Gllogjani, dhe Deçani një pjesë të territorit të vet e ka në kufirin me Malin e Zi, si dhe Juniku, Peja dhe me m`thënë mua se nuk po hupim asnjë mm është pak rëndë”, pat thënë Haradinaj. Kryeministri po ashtu e pat quajtur Murat Mehen kriminel i korruptuar, dhe pat deklaruar se ‘’nuk e njoh kufirin me Malin e Zi’’.Ai madje e pranoi edhe vet. Kur e morri postin e kryeministrit, madje atij iu bë edhe një pyetje nga mediumet se “ Përse tani nuk po e cek më kufirin me Malin e Zi”, por Haradinaj pat thënë se “Kur po u ulka njeriu në këtë karrige, po i mendojka ndryshe”....

Serbia tani ka filluar me të vjetrën duke tentuar destabilizim në mes shqiptarëve, bashkëpunon fshehurazi me Malazez?!

Po thuhet se një dritë e gjelbërt Sllobodan Millosheviqit iu është dhënë nga dikush tjetër pasi ai ka dhënë një deklaratë, të famshme, si komentohej kështu, SNN-it, me 4 shkurt të viti 1998, se UÇK-ja është organizata terroriste?! Ky u përdorë si pretekst, një muaj para sulmit në Prekaz që të sulmoj Prekazin, në veçanti familjen e komandantit legjendar, Adem Jasharit dhe familjen e tij, duke masakruar edhe gra e fëmijë.

Serbia tani ka filluar me të vjetrën duke tentuar destabilizim në mes shqiptarëve, duke publikuar emrat e atyre demek shpiunat shqiptar që kështu po gjejnë njerëz, bile shumë të shkolluar, me fakultete e doktor shkencash, tani se fundi edhe do koleg të mi opinionista, se paska pas shqiptar qe kanë punuar si shpiuna, kanë bashkëpunuar me Serbinë, që na doli ish një oficer serb dhe ai po zbulon shqiptaret, nëse kanë treguar dhe kanë ndihmuar në vendndodhjen e komandantit legjendar Adem Jasharit, që më pas ta nisin luftën, jo të barabartë me Adem Jasharin dhe në fund, të vriten edhe 50 anëtar të familjeve Jasharëve.

Por ne nuk duhet ti besojmë as një shkau. Është e mundur se Serbia po tenton destabilizim në mes Shqiptarëve. Ne nuk duhet të bëhemi prerë e shkaut. UDB-ja serbet çdo herë krijojnë huti dhe mjegull tek ne, por megjithatë shtrohet sigurisht qe serbët kanë lënë shërbëtorë të tyre pas lufte, të cilët edhe sot janë te detyruar të u shërbejnë qoftë vullnetarisht?! Ndoshta edhe dëme munden të bëjnë, por këta nuk janë shqiptarë dhe nuk mundet të jenë shqiptarë pasi kemi minoritetin serb këtu në Kosovë që kemi edhe në institucione tona shtetërore, por edhe minoritete tjera që punojnë me dy standarde marrin rroga nga shteti i Kosovës dhe Serbisë.

Por këtu në Kosovë kemi edhe shpiuna rus që punojnë për Rusinë dhe Serbinë?!

Jo rastësisht ''Senatori amerikan Graham foli me fjalë shumë të qarta në Konferencën e Sigurisë në Mynih - në veçanti ndaj Rusisë. Ndërsa presidenti amerikan shkakton një valë reagimesh me deklaratat e tij.

"Mikut tim rus Lavrov dua t'i them: Shpresoj se ju do të përballeni me pasojat", deklaroi senatori republikan Lindsey Graham në Konferencën e Sigurisë në Mynih, në dretim të ministrit të Jashtëm rus Sergej Lavrov. "2017-ta do të jetë viti kur Kongresi do t'ia fusë Rusisë një shqelm në prapanicë."

Gjithçka është e mundur. Por ne nuk duhet ti besojmë kësaj propagande serbe e sidomos në këtë kohë që oficerët serb të cilët kanë marrë pjesë në Luftën e Jasharëve, edhe ata nuk kanë kaluar pa humbje por tani, pasi dinë mentalitetin tonë, po japin deklarata e tyre tërësisht ''boshe'', se shqiptar shpiuna nuk kanë mundur me gjete ata në atë kohë, por të kemi kujdes, mos t'i marrim këto si të vërteta se propaganda serbe ka patur gjithmonë ndikim tek shqiptaret, edhe tani në rast se ju referohemi këtij oficeri serbë shikojeni se sa pati ndikim në opinion ku nuk hezituan edhe do koleg të mi opinjonista të vërsulën, se qe shpiunat shqiptarë ka edhe sot dhe kanë vjellur 'vrerë'' mbi kombin e tyre, duke i knaq zemrat e Serbisë dhe duke dëshmuar se me te vërtet ne jemi ata që kemi shpiunuar edhe me rastin e familjes Jasharaj dhe kjo për oficerin serb dhe shtetin serb dhe Rusinë e ngrit disa shkallë më lartë, e neve na qonë në fund te pusit. Është e mundur se Serbia po tenton destabilizim në mes Shqiptarëve. Ne nuk duhet të behemi prer e shkaut,kur kemi parasyesh se ata që po shkruajnë dhe po e deshmojnë të pa vërtetën, nga ana e shqiptarëve, dhe po e bëjnë ''kabull'' deklaratën e oficerit serb, po e nënçmojnë vetë, kombin, dhe po ju japin sinjal ndërkombëtarëve se ne jemi kështu.

Sipas pohimeve të gjeneralit serb Stevan Gjuroviq (ish-shef i sigurisë ushtarake të korpusit të Prishtinës, gjatë okupimit të Kosovës(1989-1999), del se heroin dhe komandantin legjendar Adem Jashari e kishin spiunuar  “një KRYESPIUN-MINISTËR dhe 3 kushërinjtë të afërt të tij.”!

Ja, çfarë Stevan Gjuroviq ka pohuar në një intervistë dhënë “Vo Centar”, të cilën e kanë  transmetuar shumë masmedia shqiptare, ku ndër tjera, thuhet: “ Ne mund ta vrisnim Adem Jasharin kudo dhe kur të donim, madje ta kapnim edhe të gjallë. Mirëpo, ne e vramë së bashku me 55 anëtarë të familjes së tij.

Mirëpo, këtë akt atavist barbarik dhe brutal të forcave çetnike-fashiste serbe të gjeneralit kriminel Stevan Gjuroviq e kanë denoncuar tërë bota humane dhe liridashëse me Amerikën  në krye dhe me aleatët e saj evropianë perëndimor, me ç'rast NATO më 24 mars 1999 bombardoi “Jugosllavinë” (Serbinë +Malin e Zi) të Slobodan Milosheviqit, duke e detyruar që të tërhiqte të gjitha forca policore, paramilitare dhe ushtarake nga Kosova e okupuar (1989-1999). Ky ishte efekti  i arritur politik, diplomatik dhe ushtarak, si dhe përgjigjja konkrete e faktorëve ndërkombëtarë “mesazhit” të gjeneralit çetniko-fashist Stevan Gjuroviq dhe Serbisë së tij vrastare dhe gjenocidale.

Për shkak të kryerjes së masakrave masive ndaj popullsisë civile, shpërnguljes së mbi 1 milion shqiptarëve dhe gjenocidit, Serbia e humbi përgjithmonë koloninë e saj 100-vjeçare (1912-1999).

Kësaj tradhtie që oficeret serb po dalin tani me deklaratat e tyre, por edhe vet shteti serb dhe Rusia, dhe hutia e krijuar tek qytetarët e Kosovës dhe për shumë të tjera rreth kësaj teme, Presidenti i Republikës së Kosovë, nuk duhet të gjitha këto t'i marr si humor dhe të rri me gojë mbyllur, por duhet të deklarohet publikisht para qytetarëve dhe të jep dëshmi, ose-ose ,dhe kështu, Kosova do të na përbuzet ne rast ne rrimë gjithnjë me gojë të mbyllur, dhe tek e fundit në të gjitha shkrimet për këtë temë po zihej dhe po përfolët për Presidentin Thaçi.

Masakra e Jasharëve, bëri jehonë në gjithë botën

Ja një shembull konkret?! Masakra e Jashareve në Prekaz, bëri jehon në gjithë boten, edhe oficeri serb thotë se ;''për këtë masakër na ndihmuan edhe disa shqiptarë lojal (shpiuna), por masakra pati në shumë fshatra të Kosovës dhe të gjitha u kryen me krime barbare. Po për ata 12.000 shqiptare te vrare, shpiuna shqiptarë ju ndihmuan A!?  Pyetja për oficerin serb.

''A dëshirojmë ne të besojmë për kopilin në derë që duan të na e servojnë mu ata që kan kryer krime ne Kosove?''. Koment i një komentuesit..'' A ka diçka ma frytdhënës për armikun se ti besosh kësaj teorie të konspiracionit? E kush ka spiunuar për Likshanin dhe Qirezin ku u vranë 24 shqiptar vetëm një javë para 5 , 6 e 7 marsit kur u sulmua Prekazi?'', thotë komentuesi.

Ne duhet të kërkojmë, kush ja dha dritën e gjelbërt Millosheviqit që ta sulmojë Prekazin, gjegjësisht familjen Jashari?!

Po thuhet se një dritë e gjelbërt, Sllobodan Millosheviqit iu është dhënë nga dikush tjetër pasi ai ka dhënë një deklaratë, të famshme, si  komentohej kështu, SNN-it, me 4 shkurt të viti 1998,një muaj para sulmit në Prekaz që të sulmoj Prekazin, në veçanti familjen e komandantit legjendar, Adem Jasharit dhe familjen e tij ,duke masakruar edhe gra e fëmijë.

Serbia tani ka filluar me të vjetrën duke tentuar destabilizim në mes shqiptarëve, duke publikuar emrat e atyre demek shpiunat shqiptar që kështu  po gjejnë njerëz, bile shumë të shkolluar, me fakultete e doktor shkencash, tani se fundi edhe do koleg të mi opinionista, se paska pas shqiptar qe kanë punuar si shpiuna, kanë bashkëpunuar me Serbinë, që na doli ish një oficer serb dhe ai po zbulon shqiptarët, në '', se kanë treguar dhe kanë ndihmuar në vendndodhjen e komandantit legjendar Adem Jasharit, që më pas ta nisin luften, jo të barabartë me Adem Jasharin dhe në fund, të vriten edhe 50 anëtar të familjeve Jashari.

Se shteti i Kosovës ka dështuar ta ndërtojë si duhet, madje minimalisht sistemin ë drejtësisë dhe garantimin e sigurisë për qytetarin, më së miri tregon vetë rasti i abuzimit të 16- vjeçares në Drenas, e cila ra viktimë vetëm pse drejtësia është tërësisht e kapur, pasi Prokuroria mbylli rastin për policin hetues dhe mësuesin, dhe kështu. Pra, edhe kjo derexhe iu nevojit Kosovës,që e vuri Kosovën në siklet se çka po ngjan dhe si po ngjan kështu?! Nuk ka dështim më të madh se të vijë drejtësia deri në këtë derexhe, ku polici hetues e bën ligjin si të dojë dhe qytetarët e shkretë nuk marrin kurrë drejtësinë, por abuzohen nga ata që duhet ta zbatojnë ligjin,dhe kjo le të kuptojë se si e degradoi politika e inkriminuar edhe shoqërinë kosovare, duke shtuar imoralitetin në çdo skutë shtetërore.

Shtrohen pyetja si po mbetet Kosova edhe pse 11 vjet shtet i pavarur dhe 20 vjet në liri, shtet i krimit të organizuar dhe nëntokës së mafio-oligarkëve, pa ekonomi të tregut, por me monopole, pa sundim të ligjit e me krim të organizuar, pa arsim të mirëfilltë dhe me gjysmanalfabetë, pa shëndetësi e me shumë të sëmurë, pa e kontrolluar tërë territorin e vet, pa e njohur si shtet të gjithë qytetarët e saj, pa ushtri, pa liberalizim të vizave, pa Kartonin e Gjelbër në Evropë e pa shumëçka tjetër bazike për jetë normale të qytetarëve”, vijoi më tej Guraziu.

Unë kam përshtypjen se Kosova është bërë një vend ku nëntoka kriminale është mbi ligjin dhe vendos për gjithçka natën e ditën dhe ku për shkak të mossundimit të ligjit pandëshkueshmëria është bërë normë dhe kësaj klase politike kaherë i ka humbur rruga në oborr, dhe veç shkatërrimeve tjera që kjo politikë momentale e kriminalizuar do të na dërgojë deri te copëtimi i trojeve të Kosovës, si vend i humbur dhe i shkatërruar, dhe kjo klasë politike me nëntokën e saj duhet të ecë nga politika, por nuk duhet shpëtuar kurrsesi nga llogaridhënia, sepse, po qe se u referohemi Kushtetutës dhe ligjit, këta të gjithë duhet të burgosen.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, duhet të jetë në dijeni se Kosova është kryesisht produkt amerikan si shtet, prandaj nuk ka asnjë interes që të përkeqësohen dhe acarohen raportet me SHBA-në.

Dhe tani po duket që veç iu hakmor kryeministrit, sepse komandanti i Gardës Kombëtare të Iovas, gjeneralimajori Timothy Orr, e ka anuluar vizitën në Kosovë, duke ia bërë me dije kryeministrit Haradinajt se duhet të jetë i dëgjueshëm për amerikanët, të cilët e kanë përkrahur dhe do ta përkrahin Kosovën deri në fund të finalizimit totalisht, të ndërtimit shtetit, duke përfshirë këtu dhe ruajtjen e kufirit dhe tokës arbërore të shtetit të Kosovës. Mirëpo, kryeministri Haradinaj kështu siç ka filluar do ta futë vetë edhe Kosovën në izolim, nëse nuk merren parasysh kërkesat miqësore të miqve ndërkombëtarë, sidomos atyre amerikanë.

Nëse nuk i ndryshon qëndrimet kjo lë të kuptohet se Haradinaj po e bën këtë vetëm për vota, që të dalë nesër para elektoratit dhe të thotë se ai nuk e heq taksën dhe nuk dëgjon askënd, por ky do të jetë pozicionim i gabueshëm, sepse Haradinaj nuk e mendon se me Amerikën nuk shtyhet, nuk shtyhet me shtetet e mëdha, e Kosova që është kryesisht produkt amerikan si shtet dhe pret shumë nga mbështetja amerikane.

Duhet t’i lërë Haradinaj kapriçiet individuale në favor të shtetit dhe interesit nacional, e jo të niset nga parimi i interesat individual. Tani, siç jemi në dijeni, janë anulimet e disa vizitave dhe mosardhja e figurave të larta shtetërore në vizitë në Kosovë, shenja që flasin se shtetet mike po i izolojnë pushtetarët e Kosovës, sepse shumë nga këta edhe kanë punuar për ta shkatërruar imazhin Kosovës, shumë nga këta politikanë që tani asnjë figurë ndërkombëtare me peshë serioze nuk dëshiron që të takohet me ta.

Ky përvjetori më i zbehtë i pavarësisë së Kosovës që po e presin qytetarët e zhgënjyer, në mes tjerash edhe për shkak të rrezikut që po i kanoset shtetit të ri nga vetë politika e inkriminuar që për shumë kohë ka kapur majat e pushtetit , e cila po bënë pazare të ndyra edhe me territorin e shtetit për interesa puro-personale!?

Ndryshe përfaqësimi nga pushtetarë të cilët luftojnë për interesa personale dhe për t’i shpëtuar Gjykatës Speciale në njërën anë, si dhe përfaqësimi i cunguar dhe jolegjitimiteti i tipit të Shpend Ahmetit në Ekipin negociator, e vështirëson përparimin e Kosovës në dialogun me Serbinë? Pse platforma do të duhej t’i nënshtrohej një shqyrtimi publik para se të kalojë në Kuvend? Pse edhe një ligj pa ndonjë rëndësi të madhe kalon në shqyrtime publike, e pse nuk u dashka që një dokument  i tillë, me kaq peshë, të mos diskutohet me qytetarët e vendit?! A lë të kuptosh shpejtësia me të cilën është bërë kjo platformë në terr për dialogun me Serbinë, se përmbajtja mund të jetë shkel e shko dhe e pa vlerë!? A do të kalojë kjo platforme edhe ne Kuvend pa asnjë problem, në saje të pazareve paraprake që Shpend Ahmeti i ka bërë paraprakisht me qeverinë aktuale? Si po e mbajnë peng Kosovën liderët interesxhinjë e mafiozë që punojnë vetëm për klientelat kriminale e korruptive në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat