Lagjja e Qosajve në Sllatinë të Vitisë dha kontribut të madh në UÇK

Opinione

Lagjja e Qosajve në Sllatinë të Vitisë dha kontribut të madh në UÇK

Nga: Sami Arifi Më: 10 qershor 2019 Në ora: 17:28
Sami Arifi

Një numër mjaft i madh i sllatinasëve të komunës së Vitisë ishin pjesëmarrës në UÇK, por kësaj radhe po veçoj vetëm lagjen e Qosëve. Nga kjo lagje me pushkë në dorë, të betuar dhe të uniformuar si ushtarë dhe eprorë në përgatitje të profesionalizuar, vepruan në ushtri më se 11 (njëmbëdhjetë) akitivist që ndihmuan luftën e UÇK-së.

Të gjithë familjet e këtyre ushtarëve të kësaj lagje në forma të ndryshme e ndihmuan luftën e UÇK-ës. Pjesëmarrës të luftës ishin: Rexhep S. Qosa (1966), betimin ushtarak për mbrojtje të atdheut e bëri në Shqipëri; Bejtush S. Qosa (1975), betimin ushtarak e bëri në Shqipëri; Izjadin S. Qosa (1969), betimin ushtarak për mbrojtje të atdheut e bëri te vendi i quajtur “Pusat e Nikës”; Sead S. Qosa (1980), betimin ushtarak e bëri te Pusat e Nikës; Sherif A. Qosa (1976), betimin ushtarak e bëri në Pusat e Nilës; Nehat B. Qosa (1979), betimin ushtarak e bëri në Pusat e Nikës; Agim F. Qosa (1980), betimin ushtarak e bëri në Kaçanik; Zekrija B. Qosa (1981), betimin ushtarak e bëri në Kaçanik; Fatmir A. Qosa (1975), betimin ushtarak e bëri në Shqipëri; Faruk S. Qosa (1975), betimin ushtarak e bëri në Shqipëri; Rrahim F. Qosa (1975), betimin ushtarak e bëri në Shqipëri, ndërsa si pjesëtar ishte edhe Musli A. Qosa (1966).

Description: https://2lonline.com/file/2018/09/luftetari.jpgDy vëllezërit në foto, në të djathtë Bejtush Qosa dhe në të majtë Rexhep Qosa

Nga Gjermania lanë punën për të çliruar atdheun dhe u futën në Shqipëri Bejtush Qosa, Fatmir Qosa, Faruk Qosa si dhe Rrahim Qosa. Ndërsa Rexhep Qosa me bashkëshorten e tij ishte ardhur nga Mali i Zi, ku ishte takuar me vëllanë e tij Bejtushin në Shqipëri. Bejtush Qosa, së bashku me vëllain e tij Rexhepin, kishin bërë stërvitjet ushtarake që nga data 24. 08. 1998 në Shqipëri në Krumë, në vendin e quajtur Vlan-Cahan, me urdhrin për stërvitje nga komandant Plaku (Xheladin Gashi) dhe Sami Ukshini. Pra, roli në stërvitje i Rexhepit dhe Bejtushit, nga eprorët e përmendur, kërkohej prej tyre (Bejtushit dhe Rexhepit) përgatitja e “Njësive Speciale” për t’i përgatitur ushtarët derisa të bëheshin ushtarët të mjaftueshëm në përgatitje luftarake në njësitë speciale, kundër forcave pushtuese serbe. Me direktivat e Shtabit të Përgjithshëm, me detyra të caktuara, së bashku me ushtarët e stërvitur kishin hyrë në Kosovë dhe anasjelltas ishin kthyer në Shqipëri, pastaj prapë me direktiva të Shtabit të Përgjithshëm nga Shqipëria ishin futur në Maqedoni duke i sfiduar rreziqet me forcat maqedonase dhe këshu kishin arritur në “Zonën e Nerodimes”, në Brigadën 164 “Gafurr Loku” të cilën e udhëheqte komandanti Rufki Suma, te vendi i quajtur “Pusat e Nikës”. Fatmir Qosa ishte i stërvitur në “Njësinë Dellta”, ai veproi në “Zonën e Dukagjinit”, sipas hierarkisë ushtarake, kreu aksione të ndryshme luftarake në të gjitha vendet ku ishte kërkuar nga komanda e tij. Faruk Qosa stërvitjet i kreu në vendin e quajtur “Feken” në Shqipëri, pastaj është futur në Kosovë, kreu aktivitete luftarake në zona të ndryshme, varësisht prej nevojave ku bëheshin luftimet. Edhe Rrahim Qosa stërvitjet i kishte mbaruar në vendin e quajtur “Feken” në Shqipëri, aktivitete luftarake kishte kryer në zona ku shfaqej domosdoshmëria e rezistencës kundër okupatorit serb nëpër Kosovë. Luftëtarët tjerë të kësaj lagje ishin mobilizuar nga atdheu i tyre, duke kryer detyra ushtarake sipas hierarkisë, me nder, që prej asaj kohe kur kishin rrokur armët në dorë e deri në përfundimin e luftës që u bë kundër forcave okupuese serbe. Bejtushi, së bashku me vëllanë e tij Rexhepin, ishin në operacione luftarake në të gjitha ofensivat që kanë ndodhur në territorin që nga Pusat e Nikës me rrethinë deri në Kaçanik, ata ishin me detyra në policinë ushtarake, pastaj kryen detyrat së bashku dy vëllezërit Bejtush e Rexhep Qosa në batalionin e quajtur “Diversant Vëzhgues”. Ata kishin edhe angazhime të veçanta, meqë ndodheshin në zonën kufitare, ata bënin hyrje- daljen e ushtarëve të plagosur, furnizimin me material luftarak dhe sanitar. Vëllezërit Bejtush e Rexhep Qosa me krenarinë më të madhe bën edhe përcjelljen e Përfaqësuesve Politikë Ushtarakë në hyrje-dalje të Kosovës për në bisedimet që u zhvilluan në Rambuje. Gjatë stërvitjeve ushtarake në Shqipëri, ushtarët Qosa ishin vizituar nga prindi Sami Qosa, baba i katër djemve ushtarë të UÇK-së si dhe resë (nuses së djalit) së tij që po ashtu ishte në përgatitje ushtarake. Vizitën ai e kishte bërë me kushëririn e tij Sali Qosën, më 04. 01. 1999 sepse Sami Qosa në kohë për pesë vite s’ishte takuar me djemtë e tij, me ç’rast djemtë e Samiut u njoftuan nga babai për gjendjen në familje, në fshatë po edhe në mbarë rrethinë e Anamoravës. Ushtarët Qosa patën kënaqësinë ta njoftonin prindin e tyre me disa shokë të luftës si dhe me komandantin e tyre me pseudonimin Plaku-Xheladin Gashin. Vizituesi i ushtarëve Qosa, kushëriri i tyre Sali Qosa, ishe i angazhuar në aktivitete të ndryshme për luftë brenda Kosovës, bashkëpunonte me Rexhep Bislimin, ku pas një kohe Rexhep Bislimi kishte rënë dëshmor. Gjatë vizitës në Shqipëri Salihu njoftoi përfaqësuesit e luftës për aktivitetet që zhvilloheshin në Ferizaj e gjetiu, ai vazhdoi shërbimin e tij për luftën çlirimtare në mes tjerash edhe me furnizimin e ushtarve të UÇK-së me armatim, bëri edhe aktivitete tjera deri në përfundimin e çlirimit të vendit. Gjatë muajit prill, me kërkesën e vëllezërve Bejtush e Rexhep Qosa për vizitë në familje ata u shoqëruan deri në afërsi të fshatit Sllatinë nga Xhelal Gashi dhe nga Arifi prej fshatit Begracë. Ata kishin arritur në Sllatinë në orët e vona gjatë natës, ku u përqafuan me një mallëngjim të jashtëzakonshëm me familjarët dhe të afërmit e tyre, meqë s’ishin parë pesë vite, por pasi që kishte shumë refugjatë në fshatin tonë, në pamundësi për të qëndruar shtatë ditë sa kishin marr leje prej shtabit për vizitë, u detyruan brenda 24 orësh të tërhiqeshin nga fshati për t’u kthyer nga kishin ardhur, jo nga rreziku që kishin për vete, por nga rreziku që mund të pësonin me mijëra refugjatë që ndodheshin në familjet sllatinase. Përcjelljen në kthimin në zonën e tyre me përgjegjësisë më të madhe në mënyrë të sigurtë e bënë vëllezërit dhe kusherinjtë që vëzhguan terrenin, meqë e njihnin këtë punë nga se kishin përcjell më parë edhe shumë luftëtarë të tjerë, pra, përcjelljen e bënin: Hajrush, Nexhat, Afrimi, Sylejman e Shyqeri Qosa, e shumë të tjerë të lagjes së Qosëve. Me të arritur në Begracë u shoqëruan me Milaim Luzhën dhe nga një shok tjetër të cilit s’ju kujtohet emri, pas një pushimi të shkurtër ata me Milaim Luzhën dhe shokun tjetër u përcollëm për në Kaçanik, rruga ishte fund e krye në rreziqe të luftës. Gjatë luftës në shtëpinë e Sami Qosës, gravitonin numër i madh i ushtarëve prej zonave të ndryshme, nga se me djemët e Samiut, luftëtarët ishin njohur në fronte lufte dhe gjatë gravitimit ata gjenin sigurinë në familjet e shokëve të tyre, po edhe si fshat, Sllatina ishte e njohur për atdhetarizëm në këtë regjion me aktivitetet atdhetare që kishte bërë në dekada, prandaj shpesh, gjatë gravitimit, një numër i luftëtarëve gjenin strehim me net të tëra siç ishin: Njazi Miftari fshati Stanqiq me pseudonimin Miloti, Sejdi Ahmeti fshati Kravaricë-Dardani me pseudonimin Mjeshtri, Isa Bajrami nga fshati Zllatar me pseudonimin Endriti, Fatmir Karaliti nga fshati Zllatar me pseudonimin Studenti, Afrim Hoxha nga Sllatina e Poshtme, Enver Sallahu nga Zllatari si dhe shumë të tjerë, derisa arrinin në zona të caktuara. Aktiviteti luftarak, edhe pas përfundimit të luftës në Kosovë, te vëllezërit Rexhep e Bejtush Qosa s’përfundon, ata ishin në shërbim të luftës në armatim dhe në mjete tjera financiare në Maqedoni, po, edhe në Luginën e Preshevës. Rexhepi pas disa ditësh i shoqëruar me shokët e tij, i udhëhequr nga Sami Ukshini arrin në Maqedoni në vendet ku zhvilloheshin luftimet. Gjatë operacionit të forcave serbe për largimin e refugjatëve nga fshati Sllatinë, pas provokimeve që i bënë babait të Bejtush e Rexhep Qosës tashmë luftëtarë të dëshmuar, rrahet nga policia serbe keqas babai i tyre Sami Qosa në oborrin e tij, në praninë e familjes së tij, duke kërkuar informata për djemtë, luftëtarët e lirisë e tjera, dhe duke i thënë se herën tjetër do të jetë edhe më ndryshe. Me përfundimin e luftës, pas çmilitarizimit, luftëtarët e lagjes Qosa filluan të punonin me punë private nëpër profesionet e tyre, ndërsa katër vëllezërit Qosa punuan në TMK më se dhjetë vite. Rexhepi kishte punuar në të ashtuquajturën “Batalioni 16 Gardistët te Zabeli i Sahit Agës” dhe ishte i dekoruar me gradën kapter, ndërsa Bejtushi punoi me gradë toger, oficer për trajnim në TMK në “Brigadën 363 Gursel e Bajram Sylejmani” në kazermën “Bafti Haxhiu” në Viti. Gjithashtu edhe Fatmir Qosa punoi në TMK në Brigadën 363 “Gursel e Bajram Sylejmani” me gradën kapter si udhëheqës i skuadrës në kazermën “Bafti Haxhiu” në Viti, po në të njëjtën kazermë dhe në të njëjtën brigadë punoi Faruk Qosa i graduar me gradën tetar. Në pamundësi që përmes një artikulli të shkruhen aktivitetet e luftëtarëve të kësaj lagje, ne kemi prekur vetëm minimumin e punës së tyre që bën për çlirimin e atdheut… Mbetem me shpresë se së shpejti do të shkruaj artikuj të shumtë për luftëtarët e lirisë në tërë fshatin Sllatinë, meqë për këtë fshat mund të shkruhen edhe libra të tëra për aktivitetet atdhetare të cilat u bën nëpër kohë…

Lagjja e Qosajve në Sllatinë të Vitisë dha kontribut të madh në UÇK

Description: Samiu 4.jpg

Shkruan: Sami ARIFI

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat