Të shpjegohet kjo vizitë, në vend të mirënjohjes

Opinione

Të shpjegohet kjo vizitë, në vend të mirënjohjes

Nga: Milazim Maraj Më: 11 qershor 2019 Në ora: 09:21
Milazim Maraj

• Kryeministri i Kosovës Vizitoj ushtaraket Shqiptarë në Dellnicë

  • Marrëveshjen e Oficerëve shqiptarë me oficeret kroat e kishte aprovuar nënkryetari i Kroacisë Zdravko Tomac.

• Armatimi nga Kroacia do të transportohet në Shqipëri më anije kroate.

  1. mesi i muajit dhjetor të vitit 1991 kur në Dellnicë të Kroacisë oficeret e karrierës shqiptar u vizituan nga Kryeministri i Kosovës z. Bujar Bukoshi, bashkë me ministrin e Arsimit Dr. Muhamet Bicaj dhe me ministrin e financave Dr.Isa Mustafa. Ishte nderë dhe kënaqësi për oficeret shqiptarë.

  1. vizitë u bë pasi që u dorëzua Kazerma e Dellnicës ushtrisë Kroate. Ky akt u arrit më kontributin heroik dhe profesional të oficereve shqiptarë që shërbenin në këtë kazermë. Qëllimi i afërt i oficerëve shqiptarë ishte shpëtimin e ushtarëve shqiptarë nga lufta që nuk ishte në interes të tyre.

Qëllimi i dytë stërvitja dhe armatosja e tyre për luftë ne Kosovë. Fillimisht ishte hartuar plani për të nxjerr ushtaret shqiptarë nga kazerma dhe kjo më një punë efikase të studiuar dhe vlerësuar mirë u arrit që të gjithë ushtaret shqiptarë ta braktisin ushtrinë jugosllave pa asnjë problem.

Oficeret shqiptarë duke llogaritur armikun e përbashkët i hyjnë një pune shumë delikate dhe të rrezikshme për ata dhe familjet e tyre. Por qëllimi i mirë, puna me kujdes, përkushtimi dhe profesionalizëm dhanë rezultate e pritura 100%. U hartua marrëveshja në mes të oficerëve kroat dhe atyre shqiptarë.

  1. e oficereve shqiptar dhe atyre kroate e kishte aprovuar dhe nënshkruar Zëvendës Presidenti i Kroacisë Zdravko Tomac.

Kjo marrëveshje kishte këto pika:

  1. dorëzohet Kazerma e Dellnicës ushtrisë Kroate.

2. Pas dorëzimit të Kazermës 10% e armatimit nga kjo Kazermë të u takoj shqiptareve për luftë në Kosovë.

  1. Ushtaret shqiptarë të stërviten për komandant të togjeve, për luftë në Kosovë.

  2. Nëse lufta në Kosovë nuk do të filloj më shpejt stërvitja e këtyre ushtarëve të vazhdoj deri në komandant të kompanive.

  3. Objekti i stërvitjeve u caktua, Kalaja e mbretit kroat Bane Jellaqiq.

6. Në këtë kala do të vendosej edhe depoja e armeve për shqiptarë.

  1. Këto arme pasi të kryhen stërvitjet dhe kur kërkohen për Kosovë, do të barten deri në Shqipëri më anije Kroate.

8. Njësia shqiptare tani duhej të quhet“Peta Samostallna Qeta”(ZNG) emërtimi në gjuhë kroate. Duhej të vendosej në Kalanë e Mbretit kroat Bane Jellaqiq që gjendej në zonën e quajtur “Gorski Kotar”.

Çka do të arrinin oficeret shqiptarë më këtë aksion?

  Si u organizua braktisja?

  1. kësaj marrëveshje kishte filluar aksioni. Këshillohej një ushtarë shqiptar më të cilin punohej më kujdes. Ai duhej të fliste më shokët të cilëve iu beson shumë dhe është shumë i sigurt se ata mbajnë fjalën dhe nuk bisedojnë më ata që nuk e mbajnë fjalën. Pasi që kazerma për rreth ishte e minuar pastaj ishte dhënë urdhri që të shtihet pa paralajmërim në njerëz që gjenden afër rrethit të kazermës, këtyre ushtarëve u tregohej në cilin vend dhe në cilën kohë mundë të dilnin. Vendi dhe koha ndryshonte për çdo natë. Kishte vështirësi dhe eufori.

  2. çdo ditë radio zëri i Amerikës,Radio Evropa e lirë, Radio Tirana thirrin për braktisje të ushtrisë Jugosllave. Zbulimi i këtij aktiviteti ishte i rrezikshëm për oficeret shqiptarë dhe familjet e tyre.

  3. si do çoftë duhej vazhduar deri në fund që të rinjtë shqiptarë të shpëtohen nga lufta që nuk ishte interesin e tyre. Në rojet e objektit “V3” ku ishte deponuar armatimi për mbrojtje territoriale të Dellnicës ishin Kap. Skënder Hasangjekaj, një oficer malazez i martuar më një kroate dhe 12 ushtarë shqiptarë, një serb, dhe dy rom nga Maqedonia që flisnin shqip. Në këtë ditë gruaja kroate e oficerit malazez kishte ardhur për ta bind burrin e vet që të dezertoj. Përlarja kishte zgjatur më orë, pastaj gruaja kroate kishte dalë duke qarë. Tërë këtë ngjarje e kishin dëgjuar ushtaret, kapiteni Hasangjekaj e kishte vlerësuar si moment të mirë për organizimin e largimit të ushtarëve shqiptarë dhe të mos dyshohet në oficeret shqiptarë. I ofrohet ushtarit shqiptarë nga Peja dhe i thotë plani i partë mbetët në fuqi. Ky plan ishte përgatitur mirë. Ushtari nga Peja ishte në roje në portë nga ora 3.00 deri në ora 5.00. A duhej më kujdes t’i njoftoj të gjithë që në ora 4.00 ta lëshojnë kazermën më armatim personal. Kurse ushtari që ishte në roje ta shkruaj një letër: Nuk dua të jem vrasës i civilëve dhe ushtarëve edh pse i dhashë BESEN komandantit së nuk do të iku. Do ta lente armët dhe shkon. Disa orë më vonë dy ushtaret e nacionalitetit rom lajmërohen së po flitet që do të ikin ushtaret. Ky moment ishte shumë i rrezikshëm. Por profesionalisti Kapiten, Hasangjekaj e organizon një mbledhje në të iu flet ashpër dhe kërcënon ushtarëve të mbetur. “Nëse ka të atillë që duan të dezertojnë tregoni së po ju lëshoj vet por nëse tani deklaroheni së do të rrini dhe pastaj ikni do të i urdhëroj që të shtinë në juve edhe vet do të shtijë. Pas orës 5.00. ushtaret rom lajmërojnë që kanë ikur shumë ushtarë. Kapiteni iu thotë së ne, do të qëndrojmë këtu dhe do të kërkojmë përforcime. Njeri nga ushtaret shqiptarë kishte mbetur brenda nga se nuk ishte zgjuar kur e kishin thirrur, tani kjo ishte më shumë rrezik për Kapitenin Hasangjekaj. Ushtari i mbetur e dinte planin, shërbimet e zbulimit do ta zbulonin planin nga ky ushtarë. Ai kishte shkuar në zyrën e vet dhe po mendonte. Del nga zyra dhe duke shkuar në zyrën e komandës ushtari rom vjen më vrap dhe i thotë: “shok komandant iku edhe ushtari shqiptarë bashkë më ushtarin serb”, komandanti mori frymë lirshëm tani është në rregull çdo gjë tha me vete. Këta ushtarë ishin të përgatitur që në takimi e parë më policinë kroate duhej ta tregonin fjalëkalimin e cila ishte(Vozim Burek. Sipas marrëveshjes këta ushtarë dërgoheshin në polici. Aty pyeteshin nëse donin të mbetën për më tutje në stërvitje për luftë në Kosovë apo donin të dilnin diku në shtetet e Evropës. Ata që donin të stërviteshin bashkë më armët që kishin shkonin në Kalanë e shënuar më lartë, kurse të tjerët do të demobilizoheshin dhe shkonin në ndonjë hotel deri sa iu përgatiteshin pasaportat iu paguhej rruga dhe iu epej një sasi e vogël para xhepi. Këta përcilleshin të sigurt jashtë Kroacisë. Kazerma sipas marrëveshjes iu dorëzua ushtrisë kroate. Pas dorëzimit ushtria serbe fillojë sulmi nga aviacionit luftarak serb. Ndërkaq Kap. Skendert Hasangjekaj nuk tërhiqej pa e marr armatimin sipas marrëveshjes. Ditët në vijim Skënderit bashkë më Rrustem Berishën barten tërë armatimin dhe municionin. Sasia e përgjithshme e këtij armatimi ishte i mjaftueshëm për të armatosur një Batalion.

  1. stërvitjet vetëm sa kishin filluar, për vizitë vjen Kryeministri i Kosovës Bujar Bukoshi bashkë më Ministrin e Arsimit Dr. Muhamet Bicaj dhe Ministrin e financave Dr. Isa Muatafa. Atyre dokumentacionin për marrëveshje dhe arsenalin e armatimit ua prezantuan Oficeret Kap. Skënder Hasangjekaj dhe Kap. Afrim Beka. Në këtë takim Kap. Skënder Hasangjekaj i dhuron kryeministrit Bukoshi një “Skorpion”personal në shenjë respekti dhe konsiderate.

Kryeministri dhe ministrat u ndanë shumë të kënaqur më këtë organizim dhe i ngazëllyer u shpreh:

” Kjo njësi në historinë e Kosovës do të jetë njësia e parë e Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës”.

  1. politiko ushtarak për të hapur frontin e luftës në Kosovë ishte shumë i madh. Faktori politik në Kosovë i udhëhequr nga Presidenti Dr. Ibrahim Rugova kishte vlerësuar së nuk është ky momenti më i mirë për të hapur front në Kosovë. Por përgatitjet duhet të të behën. Eproret shqiptarë në Dellnicë vazhduan më planin e hartuar më herët. Më përgatitjen më stërvitjen e ushtarëve fillimisht deri në nivelin komandant të togut. Marrëveshja që armatimi të dislokohet në Shqipëri për mes të detit ishte në fuqi. Marrëveshja më Kroacinë ishte që ky armatim të transportohet më anijen kroate deri në Shqipëri. Obligimi i Qeverisë së Kosovës ishte që më Qeverinë e Shqipërisë të kenë një marrëveshje për këtë transport. Ky arsenal i armatimit nuk arriti kurrë në Shqipëri.?!!!.

Në Shqipëri arritën vetëm këta oficer për ta bërë luftën e Logjës Jasiqit, Gjocaj ,Junikut dhe Koshares. Deri sot nuk ka një shpjegim për përfundimin e këtij aksioni. Për mbetjen në gjysmë të rrugës së kësaj marrëveshje. Shpjegimi autentik i këtij aktiviteti nga përfaqësuesit e Qeverisë së parë të Kosove është shumë më vlerë. Kjo është e domosdoshme, për të nderuar sakrificën e këtyre eprorëve dhe gatishmërinë e ushtarëve që kishin vendosur të stërviten për të i shërbyer vendit dhe për të mbrojtur popullin e vet. Për të motivuar të rinjtë e Kosovës për sakrifica të tilla kurë e kërkon nevoja e atdheut. Për të treguar punën dhe efikasitetin e Qeverisë së parë të Kosovës në ekzil. Për të shpjeguar më korrektësi meritat dhe dështimet tona gjatë kësaj rruge shumë të vështirë dhe më plot rreziqe. Për të treguar kulturën tonë kombëtare. Vetëm kështu do të përgatitim brezat tona të reja të jenë patriot, të vendosur, të mençur, të guximshëm dhe të gatshëm për sakrificë.

 

11.6.2019- Pejë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat