Si mund të bisedohet më Serbinë për normalizimin e marrëdhënieve edhe pas sjelljeve dhe veprimeve anormale të saj?

Opinione

Si mund të bisedohet më Serbinë për normalizimin e marrëdhënieve edhe pas sjelljeve dhe veprimeve anormale të saj?

Nga: Hafiz Shala Më: 11 qershor 2019 Në ora: 14:30
Hafiz Shala

Është vërtetë e pakuptueshme dhe në të njëjtën kohë e papranueshme si nga vendorët po ashtu edhe nga ndërkombëtarët të cilët më këmbëngulje insistojnë vetëm nga pala kosovare që të lëshojë pe, të jenë të disiplinuar dhe e dëgjueshme.

A është qëllimisht sjellja ndaj Serbisë pa pikë merite dhe si agresore për të ardhur deri të një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënie përderisa shteti agresor tani në vende së të zbutët dhe ta pranojë fajin për gjenocid dhe aparteid nda Kosovës, ajo përmes përfaqësuesve të të sajë qoftë në pushtet, qoftë në bisedimet dhe forumet ndërkombëtare, sillet sikur të ishte nji superfuqi e cila diktonë kushtët për qdo gjë qoftë edhe për vazhdimin e bisedimeve të ndërprera nga vetë ajo.

Shkaku, vërja e tarifave për mallrat e importuara nga Serbia e cila, asgjë nuk pranon dhe çdo gjë refuzon nga Kosova.

Zoti Palmer, sot nga Beogradi po na qon porosinë së duhet taksa të suspendohet që të fillohet më bisedime për të arrit një marrëveshje të pranuar për të dy palët.

E po zoti Palmer, ndoshta po i kërkon që Serbia ti ndalë sjelljet destruktive ndaj Kosovës dhe të njëjtës ti ushtrojë presion për sjelljet e sajë më një destruktivitët vërtetë sikur njerëz të xhunglave e jo si të civilizuar që jetojnë në këtë shekull.

A duhet që Kosova ti nënshtrohemi një agresori sikur Serbia e cila jo vetëm që ishte agresore gjatë luftës gjenocidale por edhe në paqe sikur ajo të ishte viktimë e jo agresore. Pse zotëri nuk ja thoni publikisht këtë e jo ndoshta vetëm në katër sy. Mos vallë po turpëroheni të ja bëni më dije së më kësi lloje sjelljeve, nuk mundë të shkohet përpara. Ose “ po dorëzoheni” para Serbisë.

Më kësi llojë qëndrimësh më standarde të dyfishta sikur zonja Mogherini, situata u elektrizua edhe ma tepër që sipas të gjitha gjasave nëse Serbia nuk kërkon falje para së gjithash, askush nuk ka fytyrë që Kosovës ti kërkojë suspendimin e taksës si mjet mbrojtës ndaj huliganizmit politikë të Serbisë.

Nuk është ajo Serbia që duhet të vejë kushte, këtë të drejtë ligjërisht dhe moralisht e ka Kosova.

Ofendimet nacionaliste të Kryeministres An(imal) Bërnabiq dhe sjellja huligane të Ministrit të punëve të jashtme të Serbisë Ivica Daciq në Këshillin e Sigurimit të OKB-së ndaj Ambasadores Vlora Çitaku e për mos t’u ndalur edhe ndaj Ambasadorëve të shteteve mike si Gjermania dhe Anglia, që janë dëshmitë ma të sigurta së më këndë është duke u ballafaquar Kosova për të arritur ndonjë marrëveshje e cila nuk do të zërë vende më një shtet sikur është Serbia. Çka tjetër duhet të përjetojë Kosova që ta kënaqë Serbinë dhe aleatët e sajë?

Përderisa publikisht dhe zyrtarisht nga Bashkësia ndërkombëtare nuk i tërhiqet vërejtja Serbisë për sjelljet e sajë për çka duhet ti behët më dije së nuk mundët nënshtrohen diktateve të sajë, ajo, nuk do të ndalët duke e vazhduar më akuza ndaj Kosovës si “ shkaktare” e ndërprerjes së bisedimeve.

Miqtë tanë sikur SHBA-t, Gjermania, Anglia, Franca, Italia dhe të tjerët nuk janë të vendosur qe ajo si shkaktare e tri luftërave në ish Jugosllavi dhe gjenocidit ndaj Kosovës të sillet si fajtore, sepse një marrëveshje për përmirësim të marrëdhënieve më Kosovën janë aq larg që as nuk shihen në horizont sipas ecurive të deritashme.

Duhet të kuptohet një gjë, Kosova, nuk do të mundë të pretë gjatë sepse mjaftë ka qëndrua kundrullë një agresioni politik, përzije në punët e brendshme të Kosovës, manipulimi më serbët e Kosovës duke i nxitur që ta pengojnë funksionimin e shtetit të Kosovës që është edhe qëllimi kryesorë sajë sepse është e vetëdijshme së Kosova është e humbur për ta, prandaj, Qeveria e Kosovës duhet të sjellë vendime si shtet sovranë që të funksionojë në tërë territorin e jo një pakicë prej ma pakë së 5% të popullatës ti diktojë dhe të pengojë në funksionimin e shtetit.

Veprimet e fundit në pjesën veriore i cili ishte edhe në terë Kosovën, tregojë së shteti i Kosovës ka mundësi dhe kapacitete të duhura për veprim. Prandaj, akuzat e Serbisë së ky ishte veprim për ti frikësuar serbet nuk qëndron.

UNMIK-u, definitivishtë duhet të largohet nga Kosova si mision i dështuar bile edhe destruktivë që, shteti i Kosovës të funksionojë pa prezencën e tij i cili përmes misionarëve, po ndërhynë dhe po e pengon funksionimin e shtetit të Kosovës sikur ishte rasti më përfaqësuesin e Rusisë e cili ishte bashkëngjitë organizatorëve civil serb në veri për ti penguar forcat e rëndit në luftimin e kontrabandës korrupsionit dhe trafikimit më mallra përmes rrugëve dytësore nga Serbia. Më siguri se ky person është edhe i stimuluar për këto veprime.

Kësaj gjendje fatkeqësisht po i kontribuon edhe lansimii papërgjegjshëm dhe i pandershëm të idenave, tani së fundmi shpesh të theksuara, bashkimi i Kosovës Lindore ç’është në kundërshtim më nenin 1 të Kushtetutës së Kosovës nga ana e Presidentit dhë bashkimi më Shqipërinë kur ky i fundit nuk qe në gjendje që të ju sigurojë të drejta të barabarta sikur pakicës serbe në Pjesën veriore të Kosovës. Pra, mashtrim, manipulim dhe zhgënjim.

Të dy udhëheqësit të Kosovës dhe Shqipërisë, për ti ikë krizave në të dy anët e dy shteteve, tentojnë ta tërheqin vëmendjen duke aluduar në atë që edhe vet ata nuk e besojnë e ma së paku janë ata, pra Presidenti i Kosovës dhe Kryeministri i Shqipërisë që ti realizojnë këto ëndrra në këto kushte e posaçërisht kur që të dytë e kanë humbë besimin dhe përkrahjen e popullit sepse nuk e kanë për qëllim të zgjedhin probleme, por ti komplikojnë edhe ma tepër duke i dhënë shkasë Serbisë për sjellje destruktive, kryeneçe e arrogante si dhe “ të drejtën që edhe ajo të kërkojë pjesë të Kosovës siç është veriu..

Por, tani, edhe populli e ka kuptua së këto janë lojëra të ndyta që i shkojnë për shtati Serbisë të cilët kanë hyrë në pazare politike.

Nuk po ju shitën ma këto manipulime, mashtrime dhe gënjeshtra. U ka dalë boja shumë keq. Tani pritët vërdikti i popullit në të dy anët.

Prandaj, politika Kosovare duhet vërtetë të unifikojë qëndrimet ku ti kërkohet bashkësisë ndërkombëtare që janë “dorëzanë” për shtetin e Kosovës, që ti krijohen kushtet të funksionojë normalisht që mos të krijohet një gjendje edhe ma kaotike së që është më dukuritë negative që po shkaktojnë pakënaqësi bile edhe largimi i popullatës nga Kosova të të gjitha moshave.

Është vështirë kur opozita nuk po është në gjendje të krijojë mjaftë vota për të marrë masa ndaj udhëheqësve papërgjegjësi shtetëror që të shkohet në zgjedhje të parakohshme dhe ta ndërrojnë këtë gjendje të padurueshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat