Ivica Daçiq në OKB pësoi nokdaun të rëndë nga Vlora Çitaku

Opinione

Ivica Daçiq në OKB pësoi nokdaun të rëndë nga Vlora Çitaku

Nga: Rexhep Torte Më: 11 qershor 2019 Në ora: 16:37
Rexhep Torte

Në WEB faqen e “Bota Sot”  më  11 qershor 2019 u dha njoftimi  se  pas  mbedhjes së KS të OKB ka patur përplasje të ashpër verbale mes Ivica Daçiqit,ministrit të jashtëm  të Serbisë dhe Vlora Çitakut, ambasadore e Kosovës në OKB. Të njejtën gjë e ka konfirmuar edhe ambasadorja Vlora  Çitaku.

Përplsjen verbale e ka shkaktuar  Ivica Daçiq në mënyrë tejet të pakulturuar e primitive  duke iu  drejtur ambasadores Vlora Çitaku, e cila ka qenë duke biseduar me delegacionet e SHBA-ve dhe të Brutanisë së Madhe, pas përfundimit të mbledhjes.

Ivica Daçiq me fjalë fyese i është drejtuar Vlora Çitakut, citoj,” Ata me të cilët po bisedon janë kolonizuesit Tuaj. Gjeni  një monument nga Kosova në shekujt  e 14,13,12 se shqiptrët kanë jetuar aty. Kur të gjeni një monument të tillë, atëherë do të pranoj se kishte shqiptarë aty”.

Vlora Çitaku në fjalën e vet  në mbledhjen e KS të OKB, në mënyre briliante e ka paraqitur situatën aktuale në Kosovë, krimet serbe nw Kosovë gjatë agresionit gjenocidal 1998/1999 dhe provokimet aktuale të Serbisë. Ajo  veç tjerash ka deklaruar se Kosova ka përjetuar kolonizim dhe shtypje shekullore nga Serbia, dhe  se çështja mes Kosovës dhe Serbisë është dekolonnizimi.

Ivica Daçiq i dëshpëruar dhe i  tërbuar nga fjalimi argumentues i  Vlora Çitakut, ka kërkuar nga Vlora Çitaku të provojë  me fakte nëse në shekujt 12-14 në Kosovë kanë ekzistuar dëshmi lapidarësh apo tempujsh shqiptarë në atë kohë. “Të thuash për serbët kolonizues , se kanë udhëhequr  në Kosovë, dhe jo se kanë jetuar në Kosovë, është pafëtyresi”, ka thënë Ivica Daçiq.

Ivica daçiq me këtë qëndrim arrogant e rrugaçërie  dëshmoi  se nuk meriton as që të futet në mesin e ambasadorëve të OKB.

E pamë të udhës që Ivica Daçiqit ti përgjigjemi me disa fakte konkrete, për tia mbushur kokën boshe në të cilën ka vetëm nacionalizëm, shoivinizëm dhe skspansionizëm serb.

Zoti Daçiq, shfletoni historinë për të mësuar se serbët në Ballkan kanë ardhur në shekullin e 6-të nga Kaukazi. Serbët kanë qenë primitivë dhe se fillet e civilizimit i kanë marë nga Ilirët, trojet e të cilëve i kanë okupuar me luftëra të pëgjakshme.

Në sekullin e IV para Krishtit  ( në vitët 449-359 para erës së re) në Gadishullin e Ballkanit sundonte mbreti llir Bardhyli ose (Ylli i Bardhë). Mbretëria e mbretit Bardhyl shtrihej nga Trieshta e gjer në gjirin e Artës në jug. Mbreti Bardhyl para 2500 vitesh ndërtoi edhe  Citibardhin (Beogradin e sotëm), që don të thotë se 2500 vite më parë Beogradi i sotëm ka folur gjuhën e  ilirëve, pasardhës të të cilëve janë vetëm shqiptarët.

Zoti Daçiq, kufijtë e Serbisë gjithnjë janë zgjeruar duke sulmuar dhe luftuar popujt e tjerë e më së shumti shqiptarët. Ekzistojnë shumë dokumente historike dhe tapi në arkivat e Stambollit se shqiptarët kanë jetuar  përtej Nishit, por serbët me sulme të përgjakshme i kanë detyruar të largohen  nga trojet e tyre Ilire.

Ju kërkoni fakte, dëshmi,  lapidare dhe  monumente shqiptare në Kosovë, për tu bindur se shqiptarët kanë jetuar në Kosovë.

Po Jua paraqes Hartën e Enciklopedisë Ruse të vitit 1817, për tu bindur sa e vocër ka qenë Serbia në ato vite që janë shënuar në brendinë e kësaj harte.

Nëntoka e Kosovës është përplot me artefakte e dëshmi se aty kanë jetuar vetëm  Ilirët.

Kishat dhe manastiret serbe në Kosovë janë ndërtuar në trojet shqiptare, pas pushtimit serb të Kosovës, edhe atë me pasuritë e grabitura nga shqiptarët.

Ju serbët keni  problem me identitetin dhe gjuhën  tuaj.

Zoti Daçiq, në vitet e 90-ta të shekullit të 20-të  regjimi fashisoid i Serbisë e burgosi mr.Ukshin Hotin, kolosin e inteligjencës shqiptare në Kosovë, duke e dënuar disa herë me dënime drakonike me burg përkundër pafajësisë së tij..

Ismail kadare, shkrimtari i shquar shqiptar që aso kohe jetontë ne Paris, me dëshirën për ta sensibilizuar lirimin e Ukshin Hotit nga burgu i Nishit, këtij të burgosuri të pafajshëm i dërgoi në burg  disa pyetje, ndaj të cilave Ukshin Hoti përgjigjet nga burgu, dhe  këto pyetje e përgjigje janë përmbledhur në librin me titull Ismai Kadare- Ukshin Hoti “Bisedë përmes hekurash” të botuat në vitin 200 në Tirënë.

Ja si  i pëgjigjet mr.Ukshin Hoti, njërës nga peyetjet e dërguara nga Ismail Kadare, ”Për mua si ish punëtor shkencor i kësaj sfere të veprimtarisë shkencore (Politika Ndërkombëtare; Marrëdhëniet Ndërkombëtare Politike), nuk mendoj për mundësinë eventuale të zhdukjes sonë as si shtet dhe as si komb.Një ditë lexova një fejton të një doktori serb të historisë i cili argumentonte se Aleksandri i Madh kishte qenë serb i kulluar. Një tjetër argumentonte se gjuha shqipe është tejet e përafërt me irlandishten dhe se ne do të duhej të kishim ardhur nga andej, por pas serbëve. Për një intelektual tjetër Bizanti kishte qenë tërësisht serb dhe se serbët kishin qenë këtu qysh para shekullit të parë të e.r., përderisa ne, shqiptarët, nëqoftëse e mohonim prejardhjen tonë irlandeze patjetër që vinim nga Kaukazi. Si ishte e mundur që serbët të indentifikoheshin me shqiptarët. Serbët dëshironin të vishnin historinë shqiptare, por duke mbetur serbë me përmbajtje shqiptare. Mu duk sikur serbët kishin problem me indetitetin e tyre që në sytë e mi i binte disi diabolikë. Serbët përpiqen shqiptarëve  tua mohojnë historinë e tyre dhe pastaj pikërisht atë që ua mohojnë, si trashëgiminë dhe prejardhjen ilire, dëshirojnë tua përvetësojnë, ta bëjnë të vetë

Gjersa punoja në Prishtinë shoqërohesha shpesh me arkeologë të ndryshëm që punonin në Kosovë ose që hulumtonin aty. Ish bashkëshortja ime Edi, arkeologe, më kishte folur për veprën e një arkeologu serb, Çershkov që kishte vdekur i ri. Ai kishte bërë hulumtime për dardanët dhe kishte shkruar një libër të vlefshëm për këtë, duke argumentuar me fakte edhe mundësinë e prejardhjes shqiptare të ilirëve. Kolegët e tij serbë u bishtëronin pyetjeve të mija. U desh të bëja përpjekje të shumta për ta gjetur librin e tij. Këtë libër e lexova me kënaqësi për shkak të saktësisë dhe asnjëanësisë së duhur si shkencëtar. Në saj të Edit kisha njohur edhe dy arkeologë të mëdhenj serbë nga Beogradi, Garashanin dhe Srejoviç. Këta insistimit tim për prejardhjen ilire të shqiptarëve i përgjigjeshin qëllimisht me argumente të mjegulluara. Në publikimet serbe për arkeologji qëllimisht lihej hapësirë që lexuesi i rëndomtë të kuptonte se ishte fjala për dëshmimin e lashtësisë serbe në Ballkan. Kjo më krijonte përshtypjen sikur përpiqeshin të futeshin në identitetin ilir, por duke i dëbuar shqiptarët prej andej. Për këtë shkak mendoja se serbët kishin problem me indetitetin dhe historinë e tyre dhe me atë botërore prej të cilës kisha mësuar mbi prejardhjen e fiseve sllave. Nga kjo përfundova se serbët kishin problem edhe me gjuhën e tyre, që i takonte grupit të gjuhëve sllave. Në qoftëse se gjuha shqipe me argumente bindëse ishte dëshmuar si pasardhëse e ilirishtes së vjetër. Nuk e kuptoja se si ishte e mundur se serbët të krenoheshin me përkatësinë e vet sllave dhe njëkohësisht të argumentonin se kishin prejardhje ilire.

Këto probleme nuk zgjidhen me futjen në indetitetin e tjetrit dhe me as fajëzimin apo me mohimin e tij. Ato nuk zgjidhen as me përpjekjet për dobësimin ose për zhdukjen tonë si komb apo si shtet.

Me argumente serioze gjuha shqipe është argumentuar  si trashëguese e drejtpërdrejtë e ilirishtes së vjetër. Nuk mund të vihet në pyetje indetiteti i shqiptarëve as si individ dhe as si kolektivitet”, thuhet në një pjesëtë kësaj përgjigje të mr. Ukshin Hotit.

Ky reagim plot nervozizëm i Ivica Daçiqit që në vazhdimësi shoqërohet edhe me reagime të ngjashme të tërë lidershipit të Serbisë është një alarm i fuqishëm që historianët dhe intelektualët shqiptarë duhet të angazhohen dhe të punojnë parreshtur për të hulumtua dhe publikuar të vertetat për ekzistimin e shqiptarëve në trojet e veta.

Historianët dhe intelektualët shqiptarë duhet të punojnë parreshtur në grumbullimin e dokumenteve, dëshmivë, të fotografive, të filmave dokumentarë dhe në hartimin e librave argumentues për vrasjet, masakrat, dhunimet dhe shkatërrimet që Serbia i kreu në Kosovë me agresionin gjenocidal në vitet 1998/1999. Lidershipi i Kosovës në mënyrë sistermatike dhe këmbëngulëse duhet të këkojë ng Serbia  zbardhjen e  fatit të personave të rrëmbyer nga  ushtria serbe, si edhe  vendodhjen e varrezave  masive me të vrarët e të masakruarit shqiptarë të të gjitha moshave.

Të gjitha argumentet, libtat e shkruar dhe filmat dokumentarë  për krimet serbe në Kosovë duhet përkthyer dhe shpërndarë të ambasadorët e OKB, BE, KE dhe të shtetët e tjera në botë, me të vetmin qëllim që të parandalohet dhe pengohet propaganda gënjeshtare dhe e turpshme e Serbisë se gjoja në Kosovë nuk ka kryer asgje të keqe.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat