20 vjet Kosova e lirë!

Opinione

20 vjet Kosova e lirë!

Nga: Prof. Asoc. Dr. Enver Bytyçi Më: 11 qershor 2019 Në ora: 17:55
Prof. Asoc. Dr. Enver Bytyçi

Nesër mbushen 20 vjet nga dita kur NATO hyri në Kosovë dhe e çliroi vendin nga okupimi dhe sundimi një shekullor i Serbisë. Sot do të vijnë në Prishtinë dy protagonistët kryesorë të kësaj ngjarjeje, presidenti amerikan, Bill Clinton dhe Sekretarja e Shtetit, Madeleine Allbright. Ata do të festojnë bashkë me shqiptarët dhe qytetarët e tjerë të Kosovës ngjarjen e madhe të 20 vjetorit të çlirimit. Aleanca Atlantike, duke u mbështëtur në vendimin e presidentit amerikan Clinton dhe fushatën intensive diplomatike të Allbright e nën komandën e gjeneralit Ëesli Clark, filloi më 24 mars 1999 bombardimet kundër ushtrisë dhe policisë serbe dhe pas 78 ditësh bombardimesh, me datën 12 qëershor 1999, hyri në Kosovë. Hyrja e NATO-s në Kosovë e zboi ushtrinë dhe policinë serbe prej saj. Prandaj dhe data 12 qershor është përcaktuar si dita e çlirimit të Kosovës. Shqiptarët janë dhe do të jenë për jetë mirënjohës ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, presidentit Clinton dhe gjithë presidentëve amerikanë. Janë dhe do t'i jenë mirënjohës shteteve anëtare të NATO-s, veçmas Britanisë së Madhe dhe Tony Blair, Gjermanisë dhe Gerhard Schroedres e Joschka Fischer, si dhe të gjitha vendeve anëtare të NATO-s, përfshirë dhe Greqisë së Kostas Simitis!

Ne shqiptarët i jemi dhe do t'i jemi mirënjohës dhe një burri të madh të kombit amerikan, presidentit George Ë. Bush, i cili nga Tirana e deklaroi Kosovën të pavarur më 10 qershor 2007! Por mirënjohje e pakufishme shkon për sakrificat e popullit të Kosovës, dëshmorëve dhe martirëve të luftës shfaqrosëse që Milosgheviçi organizoi për asgjësimin e dy milionë shqiptarëve të Kosovës. Mirënjohje për jetë Adem Jasharit dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Mirënjohje pa kufi për Ibrahim Rugovën dhe magjinë e tij për ta çuar Kosovën në zemrën e qytetërimit perendimor, për ta bërë atë të njohur dhe për të siguruar mbështetjen e botës demokratike europiane dhe amerikane! Dhe një thirrje për politikën e sotme:

- Respektojeni lirinë që na dhanë NATO, UÇK, Bill Clinton, Ibrahim Rugova dhe Adem Jashari! Mbrojeni këtë liri! Mbrojtja e lirisë dhe e ditës së çlirimit të Kosovës para së gjithash do të thotë mbrojtje e integritetit territoral të vendit! Dëshmoret e lirisë dhe investitorët e pavarësisë së Kosovës do t'i mallkojnë ata politikanë që për interesat e tyre do ta dëmtojnë interesin e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat