Bill Clinton mbetet shpëtimtari i kombit shqiptar, për të cilin respekti dhe admirimi do të mbesin sa të jetë jeta mbi k’të dhe - Bota Sot
Bill Clinton mbetet shpëtimtari i kombit shqiptar, për të cilin respekti dhe admirimi do të mbesin sa të jetë jeta mbi k’të dhe

Opinione

Bill Clinton mbetet shpëtimtari i kombit shqiptar, për të cilin respekti dhe admirimi do të mbesin sa të jetë jeta mbi k’të dhe

Nga: Jahja Lluka Më: 11 qershor 2019 Në ora: 18:21
Jahja Lluka dhe Bill Clinton

Në kohën kur në vend të bukës dhe ujit, shqiptarët rrjedhnin gjak dhe lotë, kur çdo zemër fëmije, çdo dorë plaku dhe çdo nanë e vrarë pothuajse nuk kishin asnjë shpresë, sepse çdo ditë ngjante me fundin e një kombi dhe nata e pashpirt, vinte e mbështjellur me vello horrorri duke gëlltitur kështu shpirtra të pafajshëm nga dora vrastare e armikut djallëzor.

Me gjithë luftën dhe rezistencën e popullit të Kosovës, dora vrastare e armikut djallëzor kishte një qëllim të vetëm që përmbledhte të gjitha idetë shekullore kundër shqiptarëve duke i gdhendur në një "zhdukjen përfundimtare të popullit shqiptar nga faqja e dheut".

Në ato kohë pa zgjidhje rrota e fatit sikur u rrotullua dhe një njeri që me urtësinë dhe guximin, duke besuar në Lirinë e popullit shqiptar i tha "stop" gjenocidit serbo -sllave.Ishte Presidenti Amerikan Bill Clinton, emri dhe vepra e të cilit do të gdhendet me shkronja të arta në historinë e kombit shqiptar dhe në zemrën e çdo shqiptari anë e mbanë botës.

Para 20 viteve Clinton, ktheu shpresën dhe andrrën në miliona zemra shqiptare. Vendimi i Presidentit Clinton për bombardimin e Serbisë dhe hyrjen e forcave të NATO-s në Kosovë shënon data biblike për ne, ashtu siç pasoi dhe kthimi biblik i miliona shqiptarëve refugjatë në tokën e tyre më të lashtë se vetë lashtësia, në Dardaninë e shejtë.

Vizita e Bill Clinton në 20 vjetorin e çlirimit të Kosovës, është nder për neve si komb dhe si shtet i ri me kahje perëndimore. Respekti dhe admirimi për personalitetin e tij të shquar dhe veprën e tij të madhe me karakter hyjnor u pa edhe sot në sheshet e Prishtinës.

Ne sakrifikuam shekuj për lirinë që të frymojmë lirshëm dhe me dinjitet në tokën tonë. Bill Clinton mbetet shpëtimtari i kombit tonë sa të jetë jeta mbi këtë dhe. Shqiptarët kurrë nuk do ta harrojnë veprën e tij me përmasa hyjnore.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...