A janë të qëndrueshme marrëveshjet me Serbinë? - Bota Sot
A janë të qëndrueshme marrëveshjet me Serbinë?

Opinione

A janë të qëndrueshme marrëveshjet me Serbinë?

Nga: Alfred Tomaj Më: 12 qershor 2019 Në ora: 06:05
Aleksandar Vuçiq dhe Hashim Thaçi

Kam qenë 4 vjeqar kur familja e ime, e ngusht dhe e gjërë, nga Kosova janë shpërngulë ne Kroaci. Babi e kishte një banesë 4-dhomëshe në qytet, ndërsa gjyshi, me dy djemët e tjer dhe pjesa tjetër e familjes së gjërë ishin vendosur në një fshat nja 4-5 km më larg. Me padurim pritshim, unë, vëllau i im dhe motra, të cilët ishin pak ma të vjeter se unë, që të shkojmë në fshat, në mënyrë që të shoqërohemi me fëmijt tjer.

Gjyshi (neve e thërrisnim plak), me kënaqësi na shiqonte, të shoqëruar dhe duke luajt. Shpesh na tregonte ndodhi të ndryshme.Një ditë, e pyeta plakun: "pse, neve, erdhem nga Kosova këtu, ne Kroaci". Tani e kam të qartë, sa e prekëshme ishte kjo pyetje per plakun. "hee, bre fëmij, jeni të vogjel, po muni me majt men" tha plaku. N' katunin tonë jemi kan nja 7-8 shpi shyptar e tjert janë kan shki. Kurkush nuk i njeh shkiet ma mir se na. Nja disa vjet mas luftes (dyt botërore) e kemi qu mirboll. Na jemi kan ma të fortit. Gjysa e katunit merrshin uj n' bunar tonin. Veq na kemi pas kerr e kual. Krejt katuni i merrshin nuset me kerr tonin. Dikur, nifar Rankoviqi, s' la gja pa ba n' shiptar e jau mrehi brinat shkive. Nisen mu prish punt n'katun. Mbane men, thoshte plaku, shkijet kur jan kallabllak e jan t' fort, ata t' mysin e kur jan t' lig e kan vajin n'buzë. N' katun janë kan kallabllak po me ne nuk kan mujt. Mas pari kemi pas problem me ta para nja nizet vjetve (diku rreth vitit l960). N'aborr t' shkolles ishin kan nis fjalt. Jan kanë 5 djem t'ant. Krejt katuni gra e burr kan msy n' ta. Djemt e kan rrok ka ni hu gardhi e kan nis me sjell. Si i kan pergjak do shki tjert ja kan nis me hik, rëfente plaku. Milicija i kan marr 5 djem tont e permy 30 shki. Ni komanir i milicis, per igball shiptar, Kadri e ka pas emnin, ju ka nimu djemve mos me shku n'burg. Nja 10 vjet ma von apet nisen mu lazdru e me qu kryt. Besa nisen mi nguc fmin neper fush. Tash u ba puna ma e madhe. Djemt kan dal ni nat dhe i kan shafit . I muren 4 djem n' burg. Shkit shkojshin n' Beligrad mu anku. Lypshin mi denu djemt me vdekje po nuk ju heci. I ka denu në Pejë ni sudi e ka pas emnin Riza, ish kan i fort, nuk i denoj me vdekje. Ju thash se kur jan t' lig shkit e kan vajin n' buz. Nuk na lan me pa dit. Djemt hecshin udhes e u perpjekshin me shki. Me ba me kesh, shkojshin n' milici e bajshin dav valla m' ka kesh. Me ba me kqyr e mas me kesh bajshin dav valla m' ka kqyr mrrolt. Pergjithdit milicija na vishin n' der. Nuk mujtem mi duru dreqnit ma e dulem qekha. Erdhem qekha n' dhe t' huj.

Shtatqind t’zezat e Serbisë

Shqipëtarët i dinë tëgjitha t’zezat e Serbisë sepse nuk ka pasë asnjë të bardh. Megjithëatë, nuk mund të shkruash pa e bërë, sëpaku, një vështrim sado të shkurt ë të kaluares.

Civilizimi, si proces, gjithmon ka qenë dhe është prezent në shoqërinë mbarnjerzore. Civilizimi është, dhe duhet me qenë synim i çdo mesi, çdo kombi apo shteti. Varësisht nga shum faktor dhe kushte të ndryshme, procesi i civilizimit diku është zhvilluar më shum dhe më shpejt , ndersa diku më pak dhe më ngadale. Megjithatë, ky proces ka ec dhe nuk ka të ndalur. Si duket, përjashtim nga ky proces bënë vetëm truri (në se ka) politik i Serbisë. Prej egzistimit të saj, Serbija kurrnjëher nuk ka bë politikë e cila ka mundur të reflektohet në zhvillimin e kultures dhe edukimin e popullates në rrespektimin e fqiut apo tjetrit. Përkundrazi , ne politiken serbe kanë qenë të inkorporuara urrejtja, hegjemonizmi dhe barbarizmi si elemente te pashmangëshme.

se Sllavët e jugut shpërthyen në Ballkan si plaqkitës duke shkatrruar çdo gjë paravedit, pra si barbar. Serbët e dinë se ka egzistuar Dardanija. Madje autori serbomadh Cvijiq, ka shkruar per shtrirjen e Dardanis dhe se qytetet më te mëdha, perveq Ulpijanes kan qen Nishi dhe Shkupi. Pra, në sh. XI Serbija nuk okupoi fusha dhe male por Dardanin dhe trevat tjera shqipëtare.E pat vetem nji qëllim (tecilin kurr nuk e arrijti) me e asimilu ose me e zhduk popullin shqipëtar. Nuk la gjë pa bërë deri sa nuk erdhi okupuesi tjeter, Imperija osmane, e cila e perzuni Serbin. Pas tërheqjes, në fillim të sh. XX, Imperija i la shqipëtarë ne sokak dhe u kethy dreqi i vjetër, edhe më i eger. Kam lexuar mjaft për masakrat gjat luftave ballkanike por po e permendi vetem një raportim të Daily Telegraph i cili thot se “ gjat kalimit nepër Shqipëri, trupat e gj. Jankoviqit i tejkaluan tëgjitha tmerrësirat e historis botrore, duke mbyt pleq, gra dhe fëmij madje edhe foshnje. Oficerat serb e brohoritëshin parullen se mënyra më efikase e pacifikimit të Shqipëris është zhdukja e përgjithëshme e shqipëtarve “ . Hiq më pak. Më von, një kushtetut të cilen Serbija e quante “progresive” vlente në Serbi por jo në Kosovë. Në Kosovë kushtetutë ishin policija dhe gjykatat serbe. Udhëheqsit lokal serb, poenat më të mdhej politik i merrënin varësisht nga numri i shqipëtarve të cilët i shperngulshin ose i zhdukëshin. Me 1937 u paraqit akademiku serbo- rus V. Qubrilloviqi me programin e tij per zhdukjen e shqipëtarve. Programonte shpernguljen e kosovarve në Turqi. Po këtij i ra hyse me qenë minister i qeveris së par të ish Jugosllavis. Edhe nga ajo pozitë u përpoq, me do reforma agrare dhe kolonizime me e ndryshu strukturen e popullates së Kosovës. Gjenerata e vjeter, sigurisht e mbanë në mend Rankoviqin, si kryeshef të UDB-es i cili e maltretoi tër popullin shqipëtar të Kosoves. Për fat, kur nisi me i shtri lozët edhe në viset tjera të Jugosllavisë, e humbi betejen me Titon. Pas largimit të Rankoviqit, thua se Kosova i qeli sadopak syet. Mirëpo, pas vdekjes së Titos, në sipërfaqe doli Millosheviqi. Atë që, Serbija, gjatë historisë nuk arrijti, unë do t’i zhduki kosovarët ishte qëllimi i tij. I shfaqi vrazhdësit e veta të tmerrëshme. Nuk i shkonte në mend se Kosova nuk perkulet. Me levizje politike të qeta, Kosova, ia tregoi botës, atë që Serbia kurr nuk e patë, nivelin e civilizimit. Millosheviqi harroi se nuk është më koha e Ali Bungit. Kosovarët i rrokën armët ndersa bota e civilizuar nuk mujti me i mbyllë syt, kështu që Millosheviqi ia vuri kapakun t’zezave të Serbisë. Ishin këto t’zezat e Serbisë të sh.XX, pa ato të Car Dushanave, Nemanjave etj.

Më në fund procesi i marrëveshjes

Marrëveshje – fjalë e mirë, fjalë që t’a don veshi, fjalë e ciladuhet t’iu nep fund mosmarrëveshjeve, konflikteve apo të këqijave në mes dy palve apo dy shteteve. Bëhet marrëveshje në mes shtetit të Kosoves, populli i te cilit ishte viktimë dhe shtetit të Serbis e cila nuk u ngop me të këqijat që ia bëri Kosoves.

uroi sukses Kryeministrit dhe ekipit te ti, që t’ia del në krye procesit te negociatave. Neve, të cilët e shiqojmë anash, si individ ose si subjekte politike,mund të shkarkojm gur , në proces, sa të duam. Vetëm ata që negociojn e dinë se sa vështir e kanë. Nuk duhet harruar se në këtë proces plaku nuk është i rëndomt. Përkundrazi, plaku është i jashtëzakonshëm dhe i fuqishëm. Ndërmjetson UE me mbeshtetje të SHBA-së. Ndërmjetsuesi është i jashtëzakonshëm nga se që të dyja shtetet në negociata synojnë që, një ditë, të bëhen anëtare të ndërmjetsuesit. Jam shum i sigurtë se Baroness Catherine Ashton, në emër të UE, në momentet kritike, palve iu ofron zgjidhje në stilin ja ku e ke, n’dash merre n’dash le. Hec e mos e merr. Sidoqoftë, një marrveshje u bë në prill dhe ka rëndësi të veçant nga se fjala është për përpjekje të shtrirjes se sovranitetit në mbar teritorin e shtetit të Kosoves. Pa sovranitet nuk ka as shtet. Çështjet tjera në negociata janë të dores dytë. Një çështje tjeter me rëndësi të veqant, e cila akoma nuk është prek është çështja e kompenzimit për viktimat dhe dëmet që i shkaktoi invazioni i Serbis millosheviqiane. Me siguri, edhe kjo çështje, do të shtrohet një ditë. Ndonse, tani më, bashkësija ndërkombëtare disponon me kritere për zgjidhjen e kontesteve të tilla, Kosova duhet,qysh dje, me u përgaditë për një gjë të till. Bile bile, mendoj se institucione dhe subjektet politike te Kosoves, sëpaku, në konstelacion me çështjet tjera politike, me e potencu edhe këtë temë. Në vend që Kosova t’a alarmon, me të drejtë, këtë temë, mjerisht, para do kohe, në mediat kosovare, lexojsha deklarata të liderve serb se Serbija do të kërkon dëmshpërblim nga Kosova për gjoja rrënimin e shtëpijave të serbve në Kosovë. Kjo pra quhet se sulmi është mprojtja më e mirë. Me fjalë tjera, Serbija qysh tani pergaditet për kontestin e ardhëshëm.

Pse favorizohet Serbija në negociata

Po e përseriti atë që ma tha gjyshi: kur janë të lig, shkit e kan vajin në buzë. Qyshë prej intervenimit të forcave nderkombetare në vitin 1999, Serbija vazhdimisht ka vajtu dhe vajton. Propaganda serbe nuk ndalet. Më kujtohet, në kohen e Koshtunices, si kryeminister serb, një zavëndës i tij, në një intervistë për The New York Times, perveq tjerash vajtonte se Serbija dhe ai personalisht, kurr nuk do t’i harron ato 72 ditë bombardime të NATO’s, duke e quajt Kosoven si “djep të kultures serbe”. Propaganda e till serbe kurrënjëher nuk është ndalë dhe nuk i shkon ndërmend të pajtohet me realitetin se Kosova më është shtet. Propaganda e till, ndonse përplot trillime dhe argumente të falsifikuara bënë efekt në favorizimin e Serbis në proceset e mëtejme, madje edhe i hapen dyert në UE, edhepse besoj se Serbija ka me qenë mollë sherri në UE. Mollë sherri sepse edhe pas antarsimit në UE, koken do t’a mban ke nëna Rusi.

këtë aspekt, mendoj se Kosova, edhepse është bërë shtet i pavarur, ka dështuar dhe dështon. Është mëkat nëse harrohet kontributi i të madhit Ibrahim Rugova, tani i ndjer, në internacionalizimin e situates historike të Kosoves. Vizitonte vende të shumta nepër botë. Vinte në SHBA dhe perveq takimeve me zyrtar amerikan komunikonte edhe me komunitetin shqipetar. Babi i im nuk shkonte në tubime. Kur e pyeta pse, më tha, e njof Ibrahimin personalisht, e di qka ka me thanë. Megjithate më kujtohet kur e ka takuar një her në një rreth te ngusht. Është në rrugë te mbar më thoshte babi. E kuptojsha babin sepse ka qenë në atë kohë (diku në vitet 1992,93,94,95...) mjaft aktiv me komunitetin shqipetar në Stamford, CT, sebashku me Mynir Dovolanin (babin e Driton- Toni Dovolanit, kampion në dancing), Martin Krasniqin, Avdi Gjinin, Palush Gjurajn, lBajram Pepen etj. Qysh si nxënës i kl.VIII me është deshtë t’i perkthej shkrimet e babit (më se dhjet artikuj) që jan botuar në gazetat amerikane dhe një të Londres. Nuk e harroj kurr, kur babi më tha me e thirr me telefon zyren e Kongresmenit Cristopher Shajs dhe me kerku takim me te. Na mbërrini pergjegjëja dhe termini. kabinet kemi shkuar unë, babi dhe Avdi Gjini.Nuk e harroj se pas pershendetjes dhe bisedes së shkurt, kur në pyetjen e tij i thash se jam në kl. E VIII dhe se qe dy vite jetoj në SHBA është ngrit dhe më ka perqafu i befasuar me anglishten time. E pyeti babi se a ka dëgjuar për Kosoven, tha jo dhe e muar një atllas gjeografik. Bëri ca pyetje dhe në atë konstelacion babi i tha: më shef mua dhe këtë zotri. Jemi shqipëtar, kosovar, unë katolik e ky musliman por jemi vëllëzer. Më kujtohet kur e pyeti Avdiun, ai dinte anglisht, se qfar muslimini, gjë që unë nuk kuptojsha . Avdiu i tregoi dhe i erdhi mir. Jemi marrë vesh që ai të vjen ne një takim me komunitetin shqipëtar në Stamford.Më është deshtë që t’a perkthej fjalen përshendetëse të babit dhe t’a lexoi në takim. Nuk ishte leht për mua sepse aty ishte televizioni i komunitetit shqipetar, gazeta Iliria etj. Ky njeri pastaj është bë mik i komunitetit tonë, dhe vazhdimisht e ka perkrahë Kosoven. Kjo ishte ajo që kërkonte Rugova. Kjo pjesë i tejkalon kufijt e qëllimit të këti shkrimi, por e bëra me qellim të përkujtimit se akoma kemi qka me i tregu botës. sport thuhet një fjalë se më lehtë është me e fitu titullin se sa me mprojtë titullin. Kosova e ka fituar titullin por jam i sigurt se akoma ka shumë për t’u bërë me qëllim të kultivimit të dinjitetit, të forcimit të pozites etj.

e moqme thot nëse të gjuan me gur, gjuje me bukë. Serbija vazhdimisht gjuan me gur. Nuk ka efekt me e gjuajt me bukë. Kemi qka t’i themi botes për Serbin. Serbija, para se t’a nënshkruan një marrëveshje e pergadit formen se si me i rrezistu aplikimit të marrëveshjes. Serbija është shembull tipik, që premton një gjë por e bënë një tjeter. Kush është lider në Serbi? Kryetari Nikoliq, i cili ka qenë dora e djathtë e Sheshelit. Kryeministri Daqiq ka qenë dora e djathtë e Millosheviqit, pra bashkpuntor të dy kriminelve më të mdhenj. Jam i sigurt se edhe këta dy e kanë pas vendin në Hagë, sepse krim bënë edhe ai që e ndihmon egzekutorin e krimit. Sëpaku, ne kosovarët është deshtë dhe duhet vepruar në këtë tezë. Në Serbi gjithnjë fiton partija ose individi që i urren shqipëtarët. Falë urrejtjes dhe pretendimeve ndaj Kosoves, që të dy liderët e sotëm serb kanë ardhë në pushtet,njisoj sikurse e pat fituar Serbin Millosheviqi në kohën e vet. Tani, Nikoliqi rehabiliton familjen e famkeqit Millosheviq ndersa Daqiqi rehabiliton dhe perkulet para varrit të Rankoviqit. Nuk guxojm me harruar pra se me kenë kemi punë. Nuk ka gjë ma keq se me e pasë dreqin, jo në shtëpi por as kojshi. Kosoves i ka ra hise dreqi. Bota e civilizuar mendon se, një ditë, me antarsimin e të dyja shteteve në UE, do të zgjithet përgjithmon,problemi nëmes këtyre dy shteteve por harron se dreqi nuk flen kurr dhe se problemi nuk është nëmes dy shteteve por nëmes dy popujve. Më duket se institucionet, subjektet politike, shkencëtarët dhe medijat dështojn, jo vetem në kunderpergjegje te propagandes serbe por edhe në fushaat tjera në mënyrë që të qitet në shesh se historija e Serbis,e cila ka lëshur rranjë thell në arenen ndërkombetare, bile sa i përket Kosoves është e njëanshme dhe e padrejt. Dikur lexojsha shkrime te prof. Esat Stavilecit. Me ëndje i lexoi nga një herë shkrimet e zotit Fahri Xharra. Duhet shkruar edhe më shum. Gazetat,zakonisht, i akceptojnë shkrimet e gazetarve dhe atyre që e përfaqsojn popullin apo donjë subjekt. Duhet me u paraqit më shum në medijat nderkombëtare.

Më befasojn Fatmir Sejdiu, Isa Mustafa , Arsim Bajrami etj. për të cilët e di se kanë tituj akademike dhe janë të kyqur në politikë e jam i sigurt se e kanë ose duhet me e pasë një diapazon të gjërë të njohurive në arenen dhe çështjet ndërkombëtare, pse nuk e vazhdojn metoden e punës se të ndjerit Rugova, natyrisht, duke ia përshtatë statusit të tanishëm të Kosoves. Ka shum qka të korigjohet dhe të thuhet në drejtim të forcimit të shtetit të Kosoves.

Besoj se gjatë procesit të mëtejem të negociatave, më në fund, do të zgjidhet çështja e veriut dhe sovranitetit të Kosoves. Megjithatë duhet me pasë kujdes maksimal në qdo fjali, në qdo pres dhe pikë, që shkruhet në marrëveshje, në mënyrë qe të eleminohet siperfaqja e manevrimeve të mundëshme të Serbis. Mos të bëhet atje në veri ndonjë status ku Serbija mun t’i fut hunët kur të don. Më kujtohet Vojvodina, si krahinë, në kuadër të Serbisë, në vitin 1910, në strukturen e popullates, sllavët, pra serb e kroat, bënin pjes me 38.6%, nderkaq, pas kolonizimeve dhe formave tjera, në vitin 1981, vetë serbët bënin pjes me 58%. Ky fakt, jam i sigurt, e ka pamundësu Vojvodinen që të shkëputet nga Serbija. Është kjo ajo largëpamsija e Serbis, ndrysho strukturen e popullates dhembaje nën Serbi. Fatmirsisht, peërkundër tëgjitha përpjekjeve, një gjë të till nuk mujti me e arrijt në Kosovë. Nuk është e thanun se nuk do të përpiqet që, manevrime të tilla të bënë në veri të Kosoves.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...