Kosova, krenaria jonë

Opinione

Kosova, krenaria jonë

Nga: Fehmi Rama Më: 13 qershor 2019 Në ora: 23:55
Fehmi Rama

Tashmë kaloi festa e 20 vjetorit të lirisë së vendit, doemos do i kthehemi vorbullës së përditshmërisë. 

Embrioni i lidershipit tone patjetër se duhet te jetë në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, por evolimi ynë duhet të jetë konform rrethanave në kontest të kohës dhe interesave gjeopolitike vecmas të shtetëve mike. Kësi soji nevojitet pragamatizmin dhe guxim për të marrë vendime natyrshëm jo klasike që reflektoin populizem por të ekuilibruara dhe që përkojnë me atdhetarizem.

Periudhën kohore nga liria e këndej po që se e ndajmë në faza, atëherë mund konkludojmë që kaluan dy nga tre këto faza, si në vijim: a), tranzicioni, kishim administrim civil ndërkombëtar përveq atij ushtarak b), pavarësia, kalimi i kompetencave nga ndërkombetaret tek vendoret, ndërtimi i rrugëve dhe shkollave, njohja e pavarsis nga shtetet më të fuqishme dhe më demokratike të globit, si dhe përpjekiet për anetarsim në organizata ndërkombetare.

Faza III, lë të besojmë fuqishëm që do ndodhë!

Nuk ka vend për zhgënjim!.

Faza e tretë, zhvilimi ekonomik dhe anëtarësimi në NATO, BE, INTERPOL, KE etj...do implementohet në vazhdimësi, kemi kuadro me diapazan të gjerë të dijes dhe të guximshëm, kjo do fillon të ndodhë, por se tash apo pas marrëveshjes përfundimtare me Serbinë mbetet të shihet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat