Kosova në 20 vjetorin e çlirimit, partizançe! - Bota Sot
Kosova në 20 vjetorin e çlirimit, partizançe!

Opinione

Kosova në 20 vjetorin e çlirimit, partizançe!

Nga: Fatmir Bajra Më: 13 qershor 2019 Në ora: 23:59
Pamje nga ceremonia zyrtare për shënimin e 20 vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s

Ata që rrokën armët për pushtet, pra partizanët e luftës për pushtet, edhe pse, me ndonjë përjashtim ekskluziv siç është rasti me Ramushin, të tjerët pa dallim ishin largë vijave të frontit me armikun. Pra, dje për fatin tonë të ligë dhe të brezave që kontribuan për këtë ditë, dhe pse jo ; edhe për fatin e keq të brezave që vijnë ; Kosova dhe shqiptarët, u përfaqësuan n'Ditën e Çlirimit nga jo-meritorët, nga të padenjët dhe t'pa integritet moralo-politik & dhe shtetëror ! - Kosova dhe shqiptarët dje n ‘Ditën e Çlirimit, shpërfaqi fytyrën e pafytyrë të të një kaste n'shtetkapje dhe mediokër, e cila përveç uzurpimit, përvetësimit dhe zaptimit të të gjitha pushteteve dhe favoreve që sjellë pushteti n'shtetin e kapur, ku viktimë janë qytetarët e saj, mori "guximin-partizan", të dalë vetme n ‘organizimin dhe pritjën e çlirimtarëve faktik të atdheut të shqiponjave-Kosovës, miqtë Amerikan në përberje të delagacionit të së ciles ishin : Presidenti Klinton, Sekretarja e shtetit, Merlin Ollbrajt, dhe Gjenerali i krahut jugor të NATO-së që gjynjëzoj Millosheviqin, Wesli Klark. Kosova dhe shqiptarët n'Ditën e Çlirimit, dhe n'pritje të delegacionit të miqëve që n'a çliruan, u prezantua nga pushtetar-zuzarë & maskarenjë të cilët : - Kurr nuk e bënë luftën, - S'dijtën të ruajnë lirinë dhe paqën, - Nuk dijtën & s'deshën t'bëjnë shtetin, dhe t'cilët, - Janë t'gatshëm t'flijojnë edhe atdheun e larë në gjak, për "lekurën" e vetë ! Mëndësia partizançe e meritokracisë histerike ; e rrahagjokjës dhe mburravecjës ; la anash dhe jashtë këtij organizimi jubilar të Ditës së Çlirimit : intelektual dhe njerëz të dijës, poltikan e veprimtar të shquar të kauzës për liri, ushtar & ushtarak të betejave t'njëmendta n'luftë me armikun, la anash dhe jashtë organizimit, Levizjën Nacionale të shqiptarëve të Kosovës të tri dekadave të fundit të ciles i priu, Presidenti historik Rugova, pra LDK-në, mos prezenca e së cilës u pa & ndje fort...! N'ball të këtij organizimi, ishte i vetquajturi, Drejtori i Drejtorisë Politike të Shtabit të Rognerit, "Presidenti" Thaqi, dhe i gjithë Shtabi i Rognerit, perveq atyre që janë n'vuajtje të dënimit për krim të organizuar dhe krime kundër atdheut e n'bashkpunim me armikun...!

Aty ishte edhe ma "meritori" prej tyre, ai i "thasëve" t'Biligradit me sherbimin e vet privat, SHIK-un antishqiptar, "Kryeparlamentari" dhe Krye-PAN-isti, Kadri Veseli, i shoqëruar me PAN-hajnat tjerë të pasurisë nacionale të Kosovës dhe t'shqiptarëve, Hardinaj & Limaj ! Thjesht : Ata që nuk luftuan, ata që e vodhën, dhe janë t'gatshëm t'a kontrabandojnë atdheun, ishin ftyra e pa ftyrë e Kosovës n'Ditën e Çlirimit. Kosova dhe shqiptarët, nuk merituan një përfaqësim të tillë ; të mjerë e neveritës, i cili nuk i bën nder askujt, e mësepaku, popullit të shumëvuajtur të Kosovës dhe miqëve tanë Amerikan, n'krye me Presidentin Klinton. Këtij ekipi "reprezentativ", alias Shtabit të Rognërit të zbërthyer n'PAN-hajninë, e Kosovës së çliruar e t'lirë nga Amerika n'krye të NATO-së duhet thën troq dy fjalë : UÇK-ja ishim ne, dhe NATO-ja , ishte Amerika.

Harrojini atribuimin e mritave vetës, alias Shtabit të Rognerit për çlirimin e vendit nga Serbia, - Ju nuk përfaqësoni UÇK-në, dhe as luftën e popullit të Kosovës për liri, ngase ; Ju s'ishit në luftë dhe s'bëtë e s'fituat asnjë betejë me armikun, përkundrazi ; Ishit largë vijës së frontit, larg flakëve të luftës, diku hoteleve të Europës dhe Perendimit dhe në ato të Tiranës kuislinge të kohës ! Ishit atje, ku jeni edhe sot e gjithë ditën ; n'zhvatje të fondeve, abuzues të paras publike dhe n'krye të krimeve të të gjitha llojeve...! Ne, s'ishim n'gjendje t'çlirohemi vetë nga Serbia, arsyetë janë të njohura dhe të ditura për t'gjithë njerëzit me dy fije mend n'krye dhe me një pikë moral, çfarë u mungon Juve, kapësve të shtetit.

Ajo që çliroj Kosovën, është Amerika, dhe kjo s'është zh'burrnim të thuhet & pranohet botërisht, e kundërta PO ! Vullneti & gadishmeria për sakrificë, nuk mjaftojnë që një popull t'fitoj lirinë, edhe kjo s'do shumë mënd për t'a kuptuar... Për çlirimin e vendit & lirinë e popullit, duhet : - Vullnet & gadishmeri, - Dije & invencion, dhe - Aleatë që e bëjnë interes nacional, kauzën tonë.

Dhe kjo u arritë, për të dytën herë n'histori, pas asaj të shpetimit të Shqipërisë politike nga Presidenti Amerikan Willson, dhe tani nga Presidenti Amerikan Klinton gjysmën tjetër të Shqipërisë, Kosovën, falë edhe ; LDK-së, si vazhduese e programit dhe platformës naconal-politike të Lidhjës Shqiptare të Prizrenit, Levizja Nacionale e fundshekullit të kaluar, n'krye me Presidentin historik dhe arkitektin e pavarësisë së Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, pra në krye të Institucioneve legale & legjitime të Republikës së Kosovës, rezistencës paqësore aktive dhe të asaj të amatosur në momentet kur i'u imponua nga armiku i egër.

Kjo Levizje Nacionale, dhe Lideri i saj historik Rugova, i rrethuar nga njerëz të devotshëm të pushkes e pendës ; me vizionin, urtinë dhe filozofinë poltike pragmatike, arriti që të artkulloj drejtë e qartë, kauzën e shenjtë për liri, dhe t'bëj për vete Amerikën dhe t'njëjtën kauzë të popullit të vetë, t'a bëjë edhe kauzë dhe projekt të përbashkët ; Kosovë & Amerikë...! Ky projeksion i përbashkët, dita ditës, fitoj n'peshë, dhe premtimi i dhënë nga Amerika, lidershipit të Kosovës para gjithë botës për vijën e kuqe , Millosheviqit për Kosovën, dhe Kosova & shqiptarët interes nacional të SHBA-ve, kulmoi me intervenimin e NATO-së dhe kurorëzimin e çlirimit të Kosovës dhe lirinë e merituar...!

Pa lidershipin e Rugovës, Amerika nuk do intervenonte n'Kosovë, dhe ; - Pa intervenimin e Amerikës (NATO-së), Kosova nuk do çlirohej, ndoshta edhe një shekull e ma shumë. Jehona e pushkëve tona, pa Presidentët : Klinton & Rugova, nuk do trazonte Beogradin, sot e 100 vjetë...! 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...