Shteti i Kosovës shfaq të gjitha ngjyrimet e karakterit njerëzor

Opinione

Shteti i Kosovës shfaq të gjitha ngjyrimet e karakterit njerëzor

Nga: Ali Hertica Më: 14 qershor 2019 Në ora: 17:57
Ali Hertica

Në qoftë se filozofët nuk bëhen mbretër, apo ata që quhen mbretër nuk bëhen filozofë të vërtët, në qoftë se pushteti politik dhe filozofia nuk bëhen një, nuk do të ketë fund për mjerimin….

Pytjet se çfarë i karakterizon format e padrejta apo të paplotësuara të shtetit, ngrihen në pjesët e mëpasme të shtetit dhe lidhur me çdo formë sheti që analizohet përshkruhet lloji përkatës i personalitetit. Sistematika mbështetet në mësimet e Sokratit mbi tri pjesët e shtetit dhe të shpirtit. Problemi është se çfarë ndodh kur arsyeja ose maturia nuk janë më forca lëvizëse.

Në fillim përshkruhet,timokratia,parimi qeverisës i së cilës është ndershmëria,,tim –nder,,. Më poshtë vjen oligarkia. Megjithëse "oligarki" do të thotë zotërim i pakicës,, obligoi-pak,,, fjala këtu cilëson, një formë shteti,, që është bazuar një vlerësim të pasurisë. Në këtë formë të shtetit parimi i qeverisjes është lakmia tek disa qeveritarë të Kosovës, më saktë lakmi për përfitime, merita dhe pasuri.

Forma e tretë e qeverisjes është demokracia, që do të thotë qeverisje popullore "demos-popull" ose qeverisje nga shumica.

Ky është një variant ekstrem i kësaj forme për të cilën bën fjalë filozofia e demokracisë. Sipas shumë mendimeve të teoricientëve një shtet që nuk drejtohet as nga arsyeja, as nga motivi i ndershmërisë dhe as nga fuqia e parasë. Figura që del është një shoqëri ku kërkesat e qytetarëve për liri është aq e madhe sa që minon plotësisht qeverisjen e shoqërisë-anarki. Më në fund, kemi më të keqen e të gjitha shteteve –tiraninë, që qeveriset nga pushtetarët, nga lakmia e tyre e shfrenuar e sundimtrëve, nga idetë e gabuara dhe të pafuqishme.

Përshkrimi i këtyre formave të ndryshme të padrejta të shtetit dhe llojet e personaliteteve në Kosovë dhe kalimin nga njëri te tjetri, përmbajnë analiza që përfshijnë marrëdhënie e situata të kohës sonë po aq të goditura sa dhe marrëdhëniet dhe situaten sukur në Athinën e vjeter.

Në përshkrimin e kësaj demokracie shihet një vizion i pamjes së një shoqërie që në sot do ta quanim liberale ashtu si një qëllim i larmishëm me shumë ngjyra.

Sheteti i Kosovës shfaq të gjitha ngjyrimet e karakterit njerëzor. Raportet e shtetasve me autoritet janë të çliruara nga detyrat, ndalimin dhe kufizimet, që ata i bëjnë. Në këtë shtet, kushtet që të funksionojnë, shteti nuk kuptohen dhe as që respektohet. Asnjë nuk shqetësohet se çfarë ka bërë më parë një njeri që i futet politikës. Ata i mbulojnë me nder e lavdata, vetem sespe si thotë se e do populli.

Në një shtet të tillë sic është Kosova disa politikanë, ju jap mundësi dhe raste për mashtrimet e padënuara dhe hedhja e dyshimit mbi ata që protestojnë apo flasin rreth tyre të keqpërdorimeve. Ku krijohen kështu mundësitë për një udhëheqje të popullit me pushtet të madh si ai të behet i pa pëlqyer për qytetarin.

Në qoftë se filozofët nuk bëhen mbretër, apo ata që quhen mbretër nuk bëhen filozofë të vërtetë, në qoftë se pushteti politik dhe filozofia nuk bëhen një, nuk do të ketë fund për mjerimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat