Kriza e vetëkrijuar në politikën shqiptare

Opinione

Kriza e vetëkrijuar në politikën shqiptare

Nga: Hafiz Shala Më: 15 qershor 2019 Në ora: 08:39
Hafiz Shala

Kur në krye të institucioneve të shtetit vijnë njerz më qellime për përfitime përsonale që nga ngritja në vëndët udhëheqëse shtetërore, ata, për nji moment largojnë nga mendja e tyre së në postet për të cilat u veteëinteresuan nuk janë për hirë të tyre por të atyre që i votojnë për t’u sjellë ndryshime në të mirë për qytetarin në rendë të parë e pastajë për të tjerët.

Historiku i kësajë kaste politike për tu ngritur në kupollën e shtetit është i ndryshëm por gjithësesi edhe i dyshimtë më pasoja shumë të rënda për shtetin, qytetarin dhë rajonin.

Ardhja në pushtet i njerzve më nivel të ulët intelektual, më bagazhë të kaluarës komprometuese, nuk mundë të themë politike së asnjihere nuk kanë qenë në politike, por qytetar të rendomtë të cilet nuk mundë të kalojë as minimumin e kriteriumit që të jetë i zgjedhur, më përjashtime.

Ardhja në pushtet e të ashtuquajturve  politikan që sot janë në krye të institucioneve të Kosovës, ishte e pëercjellur më akte, tragjike dhë kriminale ndaj bashkëkombasve të të vet.

Njizet vjetë në pushtët më mashtrime e premtime, më afera të llojeve më kompromituese që nuk jepin kurfar garancioni që të jenë të suksesshëm apo shumë ma shumë të dëmshëm për qytetarin, për shtetin dhë për gjeopolitikën të cilën as nuk e kanë në dije, as nuk e kanë në gjakë dhë, si rezultat është së kjo udhëheqje nuk është në gjendje të marrë kurfar vëndimeve për shtetin pa u konsultuar më ndërkombëtarët. Shumë të varur apo totalishtë të varur. Pse?

Pa keqëkuptim, miqët ndërkombëtar të cilët edhe na e sollën lirinë bashkë më popullin e organizuar në ushtri për ta mbrojtur pragun e shtepisë dhë zhdukjen , duhët të konsultohen por jo për punët brendshme të shtepisë sepse ata nuk janë këtu për të na i krye punët tona për qka jemi zgjedhur. Për qeshjte të jashtme, së pari duhët t’u  ipët verzioni për temat për  të cilat duhët të merrën vëndime ku është i nevojshmë edhe mëndimi i tyre sepse, shumë vëndime janë marrë në marrëveshje më ta dhë si rezultat është pavarësia dhë  formimi i shtetit.

Pse duhët për qdo gjë në politikëbërjen e brendshme të involvohen edhe ndërkombëtaret kur është fjala për veprimët dhë vëndimët demokratike përmes institucioneve të cilat janë të përcaktuara sipas Kushtetutës së shtetit.

Zakonishtë, kur nji udhëheqje është e korruptuar, e inkriminuar e e shantazhuar që do të thotë më moral të dyshimtë, atyre ju mungonë guximi, dija dhë vizioni i cili ju ka munguar edhe  para ardhjës  në pushtet..

Kriza politike e vetëkrijuar si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë, është manipulim më popullin për qëllime politike, për të jau tërhjekur vëmëndjen nga korrupcioni, nepotizmi dhë akteve tjera kriminale, duke luajtur më metoda ma të ndyta për  të ja zgjatë vedit jetën në pushtet, për të krijuar mjegullira dhë teorina të llojllojshme  manipulative dhë, duke e sulmuar njeri tjetrin po më të njejtat akuza që për qytetarin është për të krijuar dilema së cili na qenka ai që po na servonë të” vërtettën”.

Por, qytetari, nuk mashtrohët anipse shpesh i mbështetur për muri siq thotë populli në ballafaqim më skamje dhë probleme të përditshme  jetësore më të cilat nuk po mundë të ja dalë ne krye më nji standard të ulët jetësor dhë kapjën e shtetit në të gjitha segmentët e posaqërishte në ate të funkcionimit të ligjit dhë zbatimit të kushtetutës për të gjithë qytetarët në mënyrë të barabartë.

Udhëheqja kosovare duke tentuar që në mënyrë artificiale ashtu qyshë nuk është sepse nuk mundë të dalë nga ajo likurë në të cilën është, po mundohet ta luajne rrolin e udhëheqësit të “suksesshëm.

 Më rastin e 20 vjetorit të sulmeve të NATO-s ndaj forcabe serbe dhë qlirimit të Kosovës, organizojë nji manifestim i cili vërtetë  ishte nji deshtim që nga pjesëmarrja e mysafirve të selekcionuar sipas përcaktimeve dhë miqve të partive politike respektivishtë të koalicionint në pushtet, duke i lënë pas dore të merituarit të cilin e kishin vëndin në mesin e mysafieve të ndëruar deri të protokolli dhë organizimi shumë i dobët i cili nuk i  përgjigjgjët nivelit dhë rëndësisë së ngjarjës dhë  mysafirve pjesëmarrës  atyre të cilët ishin vëndimtar por edhe atyre që zbatuan urdhërat  për largimin e forcave ushtarako paramilitare serbe për të ndalur gjenocidin.

Thjeshtë, nuk ishin në  nivelin e udhëheqësve shtetëror të nji shteti që pretendonë të anëtarësohët në organizmat ndërkombëtar bashkë më shtetët tjera demokratike e civilizuese.

Në këtë gjendje kaotike të mosfunkcionimit të shtetit, të bllokimit të punës së Parlamentit, të përqarjeve në baza partiake e ideologjike, të moskordinimit të aktiviteteve dhë qëndrimeve unike shtetërore për temat kapitale, për veprimet individuale dhë pa konsenzus, janë simptome shumë të rrezikshme për ardhmerinë e shtetit dhë popullit në këto momente.

Samiti i Parisit po afrohet dhë janë shumë pikëpyetje në të cilat nuk kemi qendrim të qartë shtetëror  anipse pushtetët janë të ndara, megjithate veprohët ende krye në veti.

Përcaktimët e udhëheqjës dikush për Evropë e dikush për Amerikë, që në të vërtetë duhët të ishte nje, janë shumë të rrezikshme dhë të dëmshmë sepse po krijohen paqartësi edhe në mesin e miqve tanë ndërkombëtar që do të ishte nji rrezikë më pasoja shumë të rënda më të cilin Kosova do të ta demtojë pozicionin e vetë karshi Serbisë edhe ashtu të dëmtuar më veprimet e pamatura  e cila nuk ndalët duke tentuar që jo vetëm ta përqajë faktorin shqiptar por edhe ate ndërkombëtar.

Kësajë pune i kanë kontribue udhëheqësit e vëndit më veprime të pakordinuara bile edhe pas shpindës dhë jashtë opinionit të poppullit.

Më këto veprime po ja gërryjmë dheun ndër këmbë vedit dhë në të njejten kohë po i jepin material Serbisë që të na sulmojë duke i shfrytëzuar gabimet tona të qëllimshme dhë të paqëllimshme.

Ende qëndrimi i Presidentit është së duhët ta bashkojmë Kosovën Lindore dhë duhët të bëhët bashkimi kombëtar.

Që të dyjat qdokush i deshironë si ëndërr e kahëmotshmë historike por në këtë moment janë të dëmshme dhë të parealizueshme gjë që Serbia po e shfrytëzonë për propagandë dhë për kërkesat e sajë që nga Kosova të shkeputë diqka.

Për këtë, miqt e Kosovës po jua tërhjekun vrejtën për qdo ditë në shkrimet dhë vërejtet e tyre  publike që të kenë kujdesë dhë mos të hyjnë në obligime të panevojshme që janë edhe qëllimet e Serbisë prandaj edhe kërkesat e tilla tani nuk kanë vënd.

Më Serbinë, mexhat i  kemi nda dhë përcaktue në vitin 1999 më Marrëveshjen e Kumanoves dhë më Shpalljen e Pavarësisë më 17 shkurt 2008.

Për qeshjet tjera, mundë të bisedohet si dy shtete të pavarura në pozita të barabarta të aspektit teknik por asesi për teritore dhë për asetët të rëndësishme ekonomike të Kosovës.

Askush nuk e ka autorizimin për të bisedue për ate për qka është përfunduar më shpalljen e pavarësisë së shtetit të Kosovës të njohur nga 116 shtete shumicë të vëndeve të botës.

Kryeministri, duhet të ketë  kujdesë rreth suspendimit të taksës e cila  nuk vjenë në konsiderim  sepse, në bazë të kësajë logjike, Kosova kahere është deshtë të vëjë kufizime në bazë të sjelljeve deshtruktive të Serbisë  ndaj Kosovës, prandaj, ky preteks as nuk ka vëndë e as nuk duhet të merrët për bazë pa plotësimin e kushteve nga ana e Serbisë Kryeministri, duhet ti udhëheq bisedimet më Serbinë sipas obligimeve  kushtetuese e jo ti lihët Presidenti i cil nuk është i thirrur për këte përposë marrëveshjes së partnerve të koalicionit që nuk duhet të jetë në kundërshtim më Kushtetuten,e psaqërishtë dyshimet e veprimeve të tijë më Presidentin serb Vuqiq ku siq po paralajmërojnë edhe ekspertët ndërkombëtar, ata veq kanë nji projekt nenshkruar si dakordim për të cilin pala kosovara nuk është në dijeni. Prandajë, të papriturat janë të mundshme ku edhe kërkohët syqëltësi e shtuar.

Përndryshe, Kryeministri mundë të na e sjellë edhe në nji situatë të dëmshme sikur më rastin e demarkacionit më Malin s Zi për të cillin u angazhue  më mishë e më shpirtë e në fundë pas bashkangjitjës së koalicionit PANA- lëshojë për të ardhur në pushtet në postin e Kryeministrit.

Nese e ka frikën së koalicion do të shpërbëhët  nese ky e merrë përsipër obligimin kushtetues për udhëheqjen e bisedimeve, ky duhet të jetë i gatqem për tu largue duke dhenë dorëheqje sepse edhe ashtu Qeveria dhë Parlamenti janë jofunkcional për hirë  të bllokadës reciproke herë nga pozita e herë nga opozita në mungesë të numrave të cilet nuk po janë në gjendje ti sigurojnë.

Prandaj, kjo  gjendje më siguri ju konvenonë pushtetarve dhë nuk brengosën për të ardhmen e vëndit përderisa nuk reagonë sovrani ose rruga që do të jetë mjet i fundit për ta ndalë të keqën.

Për keqëpërdorime dhë afera korruptive, nuk merret as prokuroria e shtetit sepse është e kapur por, as Parlamenti e në fundë  nga ma të  dëmtuarit- popullit i cili në pritje të drejtësisë ka mbetur sikur në mjegull.

Pra, është nji gjendje paradoksale kur nuk funkcionojnë organet demokratike në rendë të parë  Parlamenti, athere, as gjyqësia, prokuroria  e as Gjykata Kushtetuese e cila megjithate është zgjedhur nga pushtetarët të cilët janë edhe nën mbrojtjen e sajë që do të thotë asgje nuk do të levizë në aspektin e kërkimit të përgjegjësisë institucionale e individuale.

Në Shqipëri e kemi nji gjendje e cila është poashtu e vetëbllokuar nga partia në pushtet në krye më Kryeministrin i cili aferat koruptive dhë skandalët më blerjën e votave përmes parave të drogës nga kapobandat e krijuar nga vetë ai, as që i bëhët vonë kur më në fundë më Rezolutën për shkarkimin e Presidentit, Shqipërinë nga nji shtet demokratik e shëndërrojë në monarki sepse edhe ashtu nuk ka opozitë dhë sipas tijë as që i duhet pasi i ka votat e mjaftueshme edhe për ndryshimin e sistemit shtetëror.

Tani, edhe në këtë rast për punët e brendshme, duhët të kyqët faktori ndërkombëtar të cilin edhe këta e kanë  ndarë në Amerikë e Evropë.

O zot shpetojë shqiptarët nga udhëheqja shqiptare në të dy anët e kufirit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat