Letër e hapur deputetëve të Parlamentit të Republikës së Kosovës

Opinione

Letër e hapur deputetëve të Parlamentit të Republikës së Kosovës

Hafiz Shala Nga Hafiz Shala Më 15 qershor 2019 Në ora: 22:46
Kuvendi i Kosovës

Të nderuar përfaqësues të zgjedhur të popullit,

I brengosur sikur ju dhe populli i Kosovës për gjendjen aktuale në të cilën gjendet shteti me sjelljet e papërgjegjeshme të udhëheqjes aktuale, po ju drejtohem në mënyrën më të sinqertë që të ndërmerrni të gjitha masat të parapara me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi që t’ia ndërpreni rrugën Presidentit të shtetit me sjelljet e tij të papërgjegjshme dhë antikushtetuese në cilësinë e të parit të vendit për dëmin dhe nënçmimin që po i sjellë Republikës së Kosovës.

Krimineli i ndanë mirënjohje kriminelit, vrasësi i ndanë mirënjohje vrasësit?!

Mirënjohje Fatos Klosit (sa po duket për vrasjen e kolonel Ahmet Krasniqit, Ministrit të parë të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës) dhe Fatos Nanos mikut të Millosheviqit, i cili i bëri me dije popullit shqiptar të Kosovës se kryeqyteti i tyre është Beogradi.

Ky president me sa po duket e ka mbushë thesin me dekorata dhe kah shkon rrugës sikur lypsarëve iu ndanë dekorata pa marrë parasysh meritat, të cilat duhet t’i kenë konform ligjit për ndarjen e dekoratave pa kurrfarë filteri paraprak, i cili për tu dukur i madh dhe për të fituar “autoritet” dhe përkrahje, të cilit I mungon, është shumë dorëlirë.

Dekoratat i “meritojnë” bashkëpunëtorët e tij të krimit që mos të jetë i vetmi i akuzuar për atë që ngarkohet e me shpresë së edhe do të dalë para drejtësisë ndërkombëtare dhe vendore.

Drejtësia vendore nuk e ka guximin që të ndërmarrë kurrfarë hapave përderisa janë nën kontrollin dhe kapjen rigoroze të shtetit dhe diktatin, të cilin e ushtron ndaj partisë së tij kriminale, e cila nuk e kanë guximin të distancohen, t’i kundërvihen që do të thotë, pajtohen me të gjitha vetitë e tij që nga krimi, korrupsioni, nepotizmi dhe të gjithë izmave negativ që e rëndojnë shoqërinë kosovare.

Sipas logjikës dhe vlerësimit të Presidentit gjatë shpërndarjeve të dekoratave, nuk do të më befasojë që nji ditë do të dekoron edhe Vuçiqin, Daçiqin, Mogherinin, Gjuriqin, Dercunin, Dikoviqin dhe nga ndërkombëtarët edhe Arnau Denian, shefin e inteligjencës francize, pjesëtar i të cilës është edhe vetë, pastaj gazetarëve biografishkrues të tij francezë, pastaj lobistëve të tij në Uashington bashkë me lobin serb për ndihmën në lobimin rreth korigjimit të kufijve ide, nga e cila assesi nuk po heq dorë.

Ide e dëmshme për Kosovën, por edhe obligim të cilin e ka marrë përsipër bashkë me Kryeministrin shqiptar dhe sekretarin e tyre Baton Haxhiu Stanishiqin, të cilët janë në pritje për t’u dekoruar.

Kësaj ideje siç po duket iu ka bashkangjitë edhe Senatori Ron Johnson nga Viskonsini dhe njëherit Ambasador në Gjermani, të cilin e ka mentor në këtë lëmi që është edhe përkrahës i Trumpit si republican, por edhe i John Bollton një antikosovar sa duket i përbetuar dhe i rrezikshëm.

Presidenti, pothuajse, në çdo udhëtim në Evropë, nuk kalon pa u kthye në zyrën e zotit Johnson si mentor i tij për t’u konsultuar dhe vërtetuar se a qëndron ende në këto pozita.

Ambasadori Johnson edhe u deklarua, merreni me mend së edhe korrigjimi i kufijve nuk është diçka e trishtueshme dhe beson se Vuçiqi të pajtohet me këtë ofertë.

Merreni me mend përparësi i jep Vuçiqit, bashkëpunëtor i ngushtë i Millosheviqit si agresor dhe kolonizator, pushtues dhe vrasës masiv i popullatës së Kosovës.

Tani, është e kuptueshme së në çfarë pozicioni qëndron Presidenti si dëmtuesi më serioz i shtetit të Kosovës, i cili në të njëjtën kohë është edhe udhëheqës i bisedimeve me Serbinë mbi të ashtuquajtur Grup negociator për bisedime, të cilin as nuk e konsulton as nuk e pyet e as nuk e konsideron si organ shtetëror të zgjedhur nga Parlamenti pa shumicën e opozitës të cilën qëllimisht e anashkalojnë dhe e nënçmojnë. PSD, është vetëm patericë.

Kopje e autentike e Kryeministrit shqiptar, i cili po sillet në të njejtën mënyrë me partinë opozitare, e cila tani u shndërrua në popull, i cili me çdo kusht don të lirohet nga monarku që e ndërtoi sistemin shtetëror nga demokratik në monarki të tipit të Rexhep Rdogan, mik i të dy bashkëpunëtorëve të Vuçiqit e edhe të Erdoganit Taip, një dictator, i cili po punon me mish e shpirt për ta sjellë Rusinë në Ballkan bashkë me Serbinë, i cili duke i prishur marrëdhëniet me SHBA-në, po na e përkujton thënien e Fishtës së madh, citoj: “turk e shka, doradora, a e muerrët vesh ore hora”.

Prandaj, me qëllim të ndaljes së këtij trendi të dëmshëm dhe të rrezikshëm nga ana e Presidentit për Kosovën, ju lutem që të ndërmerrni të gjitha veprimet dhë masat të nevojshme për t’ia ndalë turrin rrënues këtij Presidenti ndaj shtetit, ndërsa sa përket dekoratave të formohet një Komision Parlamentar, i cili do të mirret me vlerësimin dhe verifikimin rreth të dekoruarve potencial nëse nuk e keni të formuar e jo ti lejohet të bëjë shpërndarje sipas dëshirës dhë vullnetit të tij pa kurrfarë merite që po i irriton ata të merituarit, por të cilët nuk janë përkrahës ose janë kundërshtar të krimit dhe kriminelëve, grupit të cilit i takon.

Nuk do t’i ikni përgjegjësisë para zgjedhësve tuaj dhe sovranit, i cili nuk mendoj se është i kënaqur me rezultatet, të cilat nuk u arritën.

Tani, ju jeni më përgjegjës apo në të kundërtën mbetët në dorën e sovranit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat