Evropë, jini në anën e demokracisë në Shqipëri!

Opinione

Evropë, jini në anën e demokracisë në Shqipëri!

Nga: Skënder Kapiti Më: 16 qershor 2019 Në ora: 08:39
Skënder Kapiti

Sot, aktualisht demokracia në Shqipëri është në një kërcënim serioz. Demokracia shqiptare është mbërthyer nga kriza e thellë. Parlamenti nuk është legjitim, kjo për faktin se opozita ka faktuar trafikimin e votes, blerjen e saj si dhe lidhjen e mafies qeverirtare me mafien e drogës.Pas shumë protestash dhe duke parë arrogancën dhe shpërfilljen e qeverisë dhe të kryeministrit E. Rama nga njëra anë, si dhe indiferencën e neglizhencën e BE-së nga ana tjetër si nga mos pasja informacion për këtë realitet, apo ndoshta edhe tjetra mosserioziteti mosinteresues për Shqipërinë dhe për demokracinë shqiptare, këto e detyruan opozitën që dogji mandatat e deputetve. Por qeveria angazhoi të gjitha marifetet e pandershmërisë, intrigave, pazareve dhe të hipokrizisë për t’i zëvëndësuar deputetët e opozitës , pra qeveria dhe mazhoranca mori edhe rolin e opozitës së opozitës. Edhe për këto veprime të saj diplomacia europiane bëri shurdhin dhe memecin. Duke parë se gjëndja në Shqipëri po agravonte drejt pa parashikueshmërisë ku nuk funksionojnë apo më sakt nuk ekzistojnë sot as Gjykata Kushtetuese dhe as ajo e Lartë, atehere institucioni i Presidentit, Presidenti Ilir Meta c’dekretoi zgjedhjet vendore të 30 Qershorit 2019.

Pra, pse themi që demokracia në Shqipëri është nën kërcënim? Së pari pushteti që vjen nga vota e blerë është pushtet ilegjitim. Së dyti kjo qeverisje është jolegjitime sepse ka buruar nga një Parlament ilegjitim. Edhe pas manovrimit e manipulimit për të krijuar një opozitë formale me deputetë të “rinjë” pas djegies së mandatit të deputevë të vërtetë të opozitës kishte si qëllim asgjësimin e opozitës reale dhe të vërtetë. Së treti , nuk e di se a ka ndodhur në ndonjë vënd të BE-se që të bëhen zgjedhje vendore pa pjesmarrjen e opozitës ashtu sikurse po tenton të shkojë Shqipëria me këtë qeverisje dhe me këtë pushtet? Si ju duket kjo ju europianëve të demokracisë?!

Apo mos ju europianë do ta thonit pas përfundimit të zgjedhjeve nëse ato zhvilloheshin edhe në këto kushte: “se nuk ishin zgjedhje me standarde por të pranueshme”, si e keni zakon gjithmonë që të deklaroheni kështu për zgjedhjet në Shqipëri?!

Europë shikoni dhe mos qëndroni indiferent përballë kauzës së opozitës dhe institucionit të Presidentit dhe të kauzës së demokracisë në Shqipëri, sepse institucioni i opozitës dhe ai i Presidentit janë dy institucionet demokratike sot për sot që kanë mbetur në Shqipëri?!

Opozita dhe Presdenti po mbrojnë demokracinë.

Ju të BE-së, është fjala për ju politikanë e diplomatë që bëni sikur nuk e shihni , nuk e dini dhe që bëni sikur, sikur nuk e njihni realitetin në Shqipëri, po Ju pyes se kush është shkaku dhe njëkohesisht edhe pasoja qe përse BE nuk i hap negociatat me Shqipërinë? A është qeverisja, apo opozita?!

Kush mban përgjegjsinë për korrupsionin dhe për krimin e organizuar si dy kushtet kryesore që i keni vënë Shqipërisë? A është qeverisja, apo opozita?!

Kush është shkaku i varfërisë, papunësisë dhe i eksoidit të shqiptarëve? A është qeverisja, apo opozita?! Kush mban përgjegjsinë për kultivimin e trafikimin e drogës nga Shqipëria dhe për eksportimin e krimit të drogës në Europë? A është qeverisja, apo opozita?! Kush është shkaku që po vihet nga ju europianët në diskutim edhe kthimi i regjimit të vizave për shqiptarët?! A është opozita, apo qeveria Rama?!

Ka edhe shumë të tjera si keto pyetje e shqetesime, dhe prandaj Europë, jini në anën e demokracisë në Shqipëri!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat