Për kundërshtarët politik kemi përgjigjie për traditat - Bota Sot
Për kundërshtarët politik kemi përgjigjie për traditat

Opinione

Për kundërshtarët politik kemi përgjigjie për traditat

Nga: Luan Mehmetaj Më: 16 qershor 2019 Në ora: 16:41
Luan Mehmetaj

Po, vazhdon tradita, duke linçuar e përbaltosur figurat e LDK-së, tash e shumë vjet më radhë. Madje tradita ka filluar që nga presidenti i parë Rugova. Mbajmë mend, akuzat nga më të rëndat që iu adresuan presidentit Rugova. Përpos kësaj, sulmet fizike dhe tentimet për ta eliminuar ishin gjithmonë të pranishme. Por presidenti përgjigjej me fjalët: "Fal Zotit edhe kësaj radhe shpetova".
Janë këto tradita të kundërshtarëve politik që akuzuan, dhunuan, vranë, shantazhuan njerzit e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Tani, pasi akomuduan vetën në pushtet dhe krimin e korrupsion të të gjitha natyrave, na dalin dhe flasin se kinse janë të shqetsuar për fërikimet e njerzve të LDK-së në procesin zgjedhor. Fundja e fundit, në çdo proces zgjedhor, mund të ndodhin fërkime të momentit, në të gjitha ato nëndegë të Kosovës. Kjo gjë është prezente tek çdo parti politike gjatë proceseve zgjedhore. 

Mëgjithate, antarët dhe simpatizantet e Lidhjes Demokratike të Kosovës, duhet ta mbrojnë dhe zhvillojnë partinë e tyre, nga kundërshtaret politik. 

Struktura të mirëorganizuara, agjend të porositur, që përdorin paranë e korrupsionit dhe krimit, janë të gatshëm të ndërhyjnë edhe në procese zgjedhore të partisë. Por LDK-ja nuk mund të thyhet as shkatërrohet nga këta njerz apo organizata të porositura.

Tradita e LDK-së është vetëm ajo që buron nga filozofia demokratike e themeluesve të saj dhe atyre që e pasuan, e që do ta pasojnë edhe në të ardhmen.
LDK-ja nuk ka traditë maskiliste, as maçomane, por ka traditë kolosale. 

Partive politike që u themeluan dhe jetuan politikisht duke përdor metodat më të ulta për marrjen dhe ruajtjen e pushtetit do të ju vije fundi, sepse demokracia nuk mund të jetoi me parti jo demokratike.
Kosova është e kapur nga struktura klanore kriminale që në mungesë të vullnetit politik dhe demokratik, funksionojnë mbi bazën e rrjeteve të organizuara. Frika dhe droja se një ditë do të dalin të vërtetat e tyre, po i bënë ata të pa kontrrollueshëm.

Në fund, ftoj gjithë elektoratin e LDK-së, që ta ruajnë qetsinë dhe maturinë e tyre, ashtu siç e kemi ruajtur që tridhjetëvjet. Ne jemi LDK dhe ne nuk thyhemi nga kundërshtarët politik. Fërkimet, mospajtimet dhe mendimet e ndryshme do t'i japim brenda shtëpisë sonë, e jo në gojën e kundërshtarëve, që gjithmonë na luftuan, madje, jo vetëm politikisht por edhe fizikisht.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...